BREAKING NEWS

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e Shëndetësisë duke iu referuar OBSH zbulon kush duhet të testohet  

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e
x

Ekonomia

KLSH zbërthen koncesionet, ja skandalet me kontratat dhe si favorizohen privatët, raporti për vitin 2019

KLSH zbërthen koncesionet, ja skandalet me kontratat dhe si favorizohen

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kaluar në skaner gjatë tre viteve të fundit projektet e realizuara me PPP. Në raportin vjetor 2019 të KLSH thuhet se, koncesionet shfaqin risqe të drejtpërdrejta në buxhetin e shtetit për vitet e ardhshme. Sipas audituesit, nëse kontratat koncesionare vazhdojnë të veprojnë në këto kushte në të ardhmen, qeveria do të përballet me një kaos të vërtetë financiar. “Me qëllim raportimin sa më të plotë të informacionit financiar dhe risqeve potenciale për Buxhetin e Shtetit, KLSH ka raportuar për fusha të cilat mund të vendosin në vështirësi menaxhimin e financave publike në vitet e ardhshme. Ndër to veprimtari në kuadrin e kontratave koncesionare/PPP”, thuhet në raport. Shkak i auditimit mbi koncesionet u bë rritja e vrullshme e vlerës së fondeve buxhetore. Kontrollet kanë përfshirë kryesisht koncesionet e ndërtimit të rrugëve dhe shëndetësisë. Nga kontrollet e bëra u konstatuan me mbartjen e anomalive që në studimet e fizibilitetit të hartuara nga autoritetet kontraktuese dhe nga implementimi i kontratave koncesionare të sektorëve të ndryshëm. Kjo do të thotë se në vitet në vijim pritet të materializohen shpenzime jo me efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet. “Nga auditimi është konstatuar se sektori publik ka marrë një pjesë të konsiderueshme të risqeve me efekt të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit, duke qenë se shumat e dhëna nuk janë materializuar në mbështetjen buxhetore të kërkuar për secilin projekt. Këta koncensionarë veprojnë me ndikim në: riskun e inflacionit; riskun e kërkesës; riskun në normën e interesit; të kursit të këmbimit dhe ndërtimit”, thekson KLSH. Më konkretisht shkaktojnë risk në inflacion ato kontrata, në këtë rast ato të shëndetësisë, që përfshijnë indeksimin e tarifës së shërbimit me normën e inflacionit me efekt në rritjen e pagesave të kërkuara për implementimin e kontratës vit pas viti. Ndikojnë negativisht në riskun e kërkesës, kontratat për të cilat pagesa është e varur nga niveli i ofrimit të shërbimit sipas tarifës përkatëse dhe i gjithë risku i mbi konsumimit është transferuar në Buxhetin e Shtetit. Në normën e interesit kanë ndikuar negativisht kontratat në sektorin e rrugëve, që përfshijnë ndryshimin e llogaritjeve mbi mbështetjen buxhetore bazuar në normën e interesit. Shkaktojnë risqe në kursin e këmbimit ato kontrata të nënshkruara në monedhë të huaj.

Favorizimi financiar i koncesionarëve të rrugëve

Për një pjesë të koncesioneve KLSH ka vendosur vijim të hetimeve, ndërsa për koncesionarët e ndërtimit të rrugëve tregon dëmet e mëdha financiare që i janë shkaktuar buxhetit të shtetit. Nga të dhënat e publikuara vërehet se vetëm koncesionari që mbulon projektin për aksin “Orikum-Dukat” ka shkaktuar 3.6 mln euro dëme. Për koncesionar e segmentit “Orikum - Dukat” janë raportuar efekte negative: shpenzimet e interesit të panevojshme si pasojë e strukturës jo të duhur të financimit sipas së cilës akumulohen mjete monetare të tepërta në vlerën e 3.6 milionë eurove. Dhe efektet në shpenzime interesi si pasojë e keqllogaritjeve në skemën e financimit rreth 1.7 milionë euro”, tregon KLSH. Në këto hapa shkeljesh dhe abuzimesh renditet edhe koncesionari që mbulon aksin rrugor “Milot Balldren”. Një nga projektet më të debatuara edhe në komisionet për miratim të buxhetit 2020. Ashtu sikurse një pjesë e deputetëve edhe KLSH flet për risqe që ky projekt do t’i kushtojë arkës së shtetit. “Për projektin koncesionar e segmentit rrugor Milot – Balldren janë raportuar si efekte negative: shpenzimet e interesit të panevojshme përtej nevojës reale për kryerjen e investimeve rreth 1.3 milion euro”, thuhet në raport. Gjithashtu, nga auditimi për këtë projekt koncesionar është konstatuar se në studimin e fizibilitetit të hartuar nga Autoriteti Kontraktues nuk justifikohet nevoja e kryerjes së investimit në rrugë.