Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KM i Bankës së Shqipërisë: Situata financiare e qëndrueshme

KM i Bankës së Shqipërisë: Situata financiare e qëndrueshme

Postuar: 10/09/2014 - 17:45

Ditën e sotme Këshilli Mbikëqyrës i Bakës së Shqipërisë u mblodh për të ndjekur më nga afër zhvillimet në tregjet dhe institucionet financiare, si dhe veprimtarinë  e BSH-së.
 
Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se zhvillimet në tregjet e parasë, të këmbimit valutor dhe në atë ndër bankar, paraqiten të qëndrueshme në drejtim të vëllimit të veprimtarisë dhe të luhatshmërisë, në përputhje me ecurinë e tyre sezonale dhe trendet historike. Të dhënat operative nga sektori bankar, tregojnë një ecuri normale të nivelit të depozitave dhe një situatë të qëndrueshme në zhvillimin e veprimtarisë. 
 
Ndër të tjera në deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës thuhet se Kuvendi duhet të marrë masa për Postin e Inspektorit t6ë Përgjithshëm.
 
 “Këshilli Mbikëqyrës u njoh me ecurinë e masave të marra dhe vlerëson përpjekjet e drejtimit të Bankës së Shqipërisë për normalizimin e situatës. Në këtë kuadër, Këshilli Mbikëqyrës thekson vlerësimin dhe mbështetjen e plotë për punën e personelit të institucionit qendror monetar. Këshilli Mbikëqyrës, ndonëse çmon se përcaktimet ligjore janë të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë edhe në situatën aktuale, shpreh nevojën për organizimin e drejtimit të institucionit në një kohë të shpejtë.
 
Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës sjell në vëmendjen e Kuvendit faktin që ligji nuk siguron vazhdimësinë e funksionit të Inspektorit të Përgjithshëm, në kushtet e mungesës së tij. Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës rithekson angazhimin e plotë për ushtrimin me përgjegjshmëri të funksioneve që i cakton ligji”. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 07:22

Qeveria po jep sinjale se dhe këtë vit pritet të ketë shpërblim për pensionistët me rastin e festave të fundvitit.

Postuar: 14/11/2019 - 07:32

Qeveria i ka hapur rrugë zbatim të ligjit për përfitim të pensioneve për naftëtarët, minatorët dh

Postuar: 14/11/2019 - 07:28

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk është pritur aspak mirë nga Komisioni Parlamentar i

Postuar: 12/11/2019 - 13:39

Euro sërish po shkon drejt pikiatës.

Postuar: 12/11/2019 - 07:29

Koncesionet në shëndetësi do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 2020 plot 4.5 miliardë lekë të r