Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kompania monopol e kolaudimit të automjeteve shërbim skandaloz dhe abuziv ndaj qytetarëve, Autoriteti i Konkurencës e gjobit me 5.69 % të xhiros, i kërkon Gjiknurit liberalizimin e tregut

Postuar: 09/11/2018 - 07:22

Koncesionari i shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve “SGS Automotive Albania”, është një nga shërbimet më problematike në vend, ndërkohë që së fundmi, Autoriteti i Konkurencës ka vendosur ta gjobisë me 5.69 % të xhiros totale të tij për vitin 2017, për shkelje të konkurencës dhe abuzim me pozitën dominuese në treg. Vendimi i AK për të gjobitur këtë shërbim monopol vjen pas një hetimi disamujor të thelluar, në bazë të të cilit rezultoi se shërbimi i SGS Albania mbart një sërë problemesh për qytetarët shqiptarë.

Kërkesat ndaj SGS

Nisur rezultatet e hetimit të përfunduar së fundmi, përveç gjobës, AK i kërkoi koncesionarit që brenda 45 ditëve të zbatojë në mënyrë të menjëhershme detyrimin ligjor për ofrimin e shërbimit cilësor e të kënaqshëm duke vënë në përdorim Qendrat e Kontrollit Teknik të Lëvizshme pranë Qendrave të Kontrollit Teknik me fluksin më të madh të klientëve, të vendosë në funksionim 100% të kapacitetit të të gjitha QKT-ve dhe QKTL-ve. “Referuar raporteve të monitorimit të Njësisë së Zbatimit të Projektit Koncesionar, rezulton se pavarësisht se QKT përballeshin në muajin Dhjetor 2017 me një fluks të madh mjetesh të cilat i nënshtroheshin kontrollit teknik, nga ana e koncesionarit nuk viheshin në përdorim QKTL, të cilat nisur dhe nga vetë karakteristika kryesore e tyre, që është lëvizshmëria për t’u përdorur në vende të ndryshme, mund të instaloheshin pranë atyre QKT-ve të cilat shfaqeshin me problematiket sa i përket fluksit të madh të automjeteve që do t'i nënshtroheshin kontrollit teknik. Në këtë mënyrë, QKTL do të ishin një zgjidhje për zbutjen e fluksit të automjeteve për kontroll teknik, duke ndikuar kështu në mbarëvajtjen e punëve pranë QKT-ve, dhe duke zbatuar kështu edhe një kusht themelor kontraktual. Në lidhje me QKTL-të, sipas konstatimeve të kryera nga NJZPK, rezulton se ato nuk janë përdorur në asnjë rast, dhe nuk janë të plotësuara me të gjithë elementet e nevojshëm për kryerjen e kontrollit të plotë të mjeteve, sipas përcaktimeve të manualit teknik”, vlerëson Autoriteti i Konkurencës. Po ashtu, kompanisë SGS i kërkohet të heqë pikën 3 nga Deklarata–Tip që nënshkruhet nga klientët para dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar, në të cilën përcaktohet se kjo kompani nuk mban asnjë përgjegjësi, të çfarëdo lloji qoftë, për çdo dëmtim që mund t’i shkaktohet automjetit në fjalë gjatë procesit të kontrollit teknik, dëmtim i cili mund të vijë si pasojë e çfarëdo problemi mekanik apo elektrik në automjet. Klientët pa nënshkrimin e kësaj deklarate-tip të përpiluar nga ndërmarrja SGS, nuk mund të kryejnë kontrollin teknik të detyrueshëm të mjetit të tyre. Në rast të moskryerjes së kontrollit teknik të mjetit, klienti nuk mund të përdorë mjetin e tij për qarkullim dhe për këtë arsye detyrohet ta nënshkruajë këtë deklaratë-tip, sipas përmbajtjes së miratuar nga ndërmarrja me pozitë dominuese SGS. Pra, ndërmarrja me pozitë dominuese SGS, për ofrimin e shërbimit të kontrollit teknik për të cilin është ofruesi i vetëm në Republikën e Shqipërisë, vendos kushte shtesë ndaj klientëve të saj. Autoriteti i Konkurencës i kërkon SGS gjithashtu të hartojë një plan masash për ofrimin dhe përmirësimin e shërbimit në tregun e kontrollit teknik për automjetet, me kushte më të mira tregtimi në përputhje me kontratën dhe të njoftojë pranë Autoritetit të Konkurrencës.

Kërkesat për Ministrinë e Infrastrukturës

Vendimi i Konkurencës nuk la jashtë vëmendjes dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, së cilës si ministri e linjës iu kërkua të liberalizojë tregun në drejtim të ofrimit të këtij shërbimi, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimit të servisit, sikurse pjesa më e madhe e vendeve të BE e ofron. Po ashtu, për kohën e vazhdimit të këtij koncensionari, AK i kërkoi kësaj ministrie që brenda një afati prej 90 ditëve të miratojë një rregullore për funksionimin dhe monitorimin e koncensionarit SGS, ku të jenë përcaktuar në mënyrë të detajuar të gjitha procedurat dhe shërbimet që ofrohen nga ana e tij. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 17:13

Gjatë ditës së sotme një euro u këmbye sot me 122.4 lekë, duke rënë me 0.21 lekë në raport me ditën e mëparshme.Kjo gjë është bërë e ditur nga Banka e Shqipërisë.

Postuar: 24/05/2019 - 07:19

“Kush ka një banesë më të madhe, do të paguajë më shumë taksë prone”.

Postuar: 23/05/2019 - 12:05

Investimet e huaja në fushën e transportit si dhe mbështetja që Qeveria Gjermane i ofron vendit t

Postuar: 23/05/2019 - 07:31

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, do të bashkëpunojë me njësitë e qeverisjes vendore për për 

Postuar: 22/05/2019 - 14:04

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas.

Postuar: 22/05/2019 - 07:22

Bizneset kosovare ankohen për tarifat dhe burokracitë në doganat shqiptare.

Postuar: 21/05/2019 - 07:21

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar udhëzimin për vendimin më të fundit të qeverisë, mbi