BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Kompania “Plus” doli nga tregu, të gjithë operatorët e tjerë me rënie të numrit të abonentëve

Kompania “Plus” doli nga tregu, të gjithë operatorët

Me daljen nga tregu të operatorit të katërt, Plus Communication, numri i përdoruesve të telefonisë celularë ka rënë ndjeshëm. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në tremujorin e parë të këtij viti, numri i përdoruesve aktivë zbriti në 2.9 milionë, afro 20% më pak krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Kuptueshëm mbyllja e operatorit Plus ka pasur një efekt te statistikat e numrave celularë aktivë, megjithatë ajo që bie në sy është se asnjë prej operatorëve të tjera nuk e ka rritur numrin e përdoruesve.

Sipas AKEP, Vodafone Albania ka pësuar rënie të përdoruesve aktivë me afro 22% që nga fillimi i vitit, Telekom Albania ka raportuar 10% më pak përdorues, ndërsa Albtelecom 3% më pak.

Edhe në tremujorin e fundit 2017, kur Plus kishte njoftuar mbylljen e aktivitetit, sërish numri i përdoruesve të operatorëve të tjerë kishte pësuar rënie. Po të shohim statistikat, nuk kuptohet se ku kanë shkuar mbi 200 mijë përdorues të Plus Communication.

Kjo tendencë mund të shpjegohet pjesërisht me faktin që shumë përdorues kanë mbajtur më shumë se një numër celular. Mbyllja e Plus ka bërë thjesht që të reduktohen numrat e dytë apo të tretë celularë në përdorim.

Ende numrat celularë aktivë janë më shumë se numri i banorëve të vendit, çka tregon se shumë shqiptarë ende përdorin më shumë se një kartë SIM. Sidoqoftë, ajo që mund të thuhet me siguri është se askush nga operatorët e tjerë nuk ka përfituar rritje të bazës së klientëve pas daljes nga tregu të Plus.

Operatori që ka pësuar më pak rënie është Albtelecom, ndërsa dy operatorët e tjerë kanë tkurrje dyshifrore të numrit të përdoruesve.

Ulja e numrit të abonentëve aktivë në treg ka ndikuar edhe në rënien e trafikut të komunikimit nga rrjetet e lëvizshme. Volumi total i thirrjeve telefonike ka rënë me 4%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara ka rënë me 6% krahasuar me tremujorin e fundit 2017./SCAN