BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Ekonomia

Kompanitë celulare nuk paguajnë taksat, AKEP kërkon të merren me forcë detyrimet dhe propozon rritje të vlerës

Kompanitë celulare nuk paguajnë taksat, AKEP kërkon të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shtuar kërkesat dhe kontrollin mbi operatorët telefonikë. Së fundmi përmes një procedurë prokurimi, kërkohet një konsulent për të bërë një rishikim dhe plotësim të kuadrit të tij ligjor duke synuar në plotësimin e disa boshllëqeve si dhe zgjidhjen e ngërçeve në disa hallka. Një nga qëllimet kryesore të ndryshimeve është mbledhja e detyrimeve të prapambetura që kanë krijuar operatorët ndër vite. Madje AKEP kërkon që mbledhja e detyrimeve të prapambetura t’i jepet si një e drejtë dhe titull ekzekutiv. Çka do të thotë që përmes këtij titulli AKEP do mund t’i vjelë këto detyrime edhe me forcë. “Duke pasur parasysh problemet e mëdha dhe numrin e madh të proceseve gjyqësore lidhur me mbledhjen e debive nga operatorët dhe sipërmarrës të tjerë të shërbimeve të komunikimeve elektronike, faturës së lëshuar nga AKEP duhet t’i njihet natyra dhe forca juridike e titullit ekzekutiv. Një titull ekzekutiv bën që detyrimet të kalojnë hallkat dhe të arkëtohen me forcë nga vetë AKEP, duke përfshirë edhe përmbarimin si hallkë”, thuhet në dokumentet e AKEP. Në këto kushte AKEP kërkon që me përshtatjen në kuadrin ligjor të mbledhë në vijim detyrimet e prapambetura që i kanë operatorët ndër vite duke kërkuar që faturat që lëshohen nga AKEP të jenë titull ekzekutiv. Ndër të tjera AKEP si institucion përgjegjës sjell në vëmendje se operatorët e tregut duhet t’i paguajnë më shumë para. AKEP tregon se ka rritur monitorimin dhe kërkesat për operatorët duke qenë se kohët e fundit ata kanë devijuar nga rregullat dhe detyrimet që përmban tregu duke përfituar më shumë dhe duke paguar më pak detyrime. Këto borxhe te krijuara kanë sjellë shuma të mëdha që janë zbrazur nga arka e institucionit.

Rritja e taksave

Nga ana tjetër AKEP ka kërkuar që të rritet pragu i taksave që paguajnë institucionet. Kështu referuar dokumentit thuhet se AKEP e sheh të nevojshme që nga 0.5% të të ardhurave që paguanin operatorët telefonikë deri më sot, më vonë të paguajnë 0.8% të xhiros vjetore. Jo vetëm kaq, AKEP kërkon me ngulm që me ndryshimin e këtij pragu të rritet edhe përqindja që përfiton AKEP nga mbledhja e taksave, duke shtuar këtu se edhe tepricat nga pagesat e operatorëve të përdoreshin nga ky institucion. Kështu AKEP tregon se mund të rrisë më shumë aftësitë monitoruese dhe rregulluese në treg dhe në marrëdhëniet operatorë-klient, si dhe operatorëve me institucionet që ka për të shlyer detyrimet në këtë rast AKEP, por në llogari të Ministrisë së Financave. Pasi një pjesë e konsiderueshme e taksave shkon për arkën e shtetit dhe vetëm një pjesë e vogël shkon për institucionin që grumbullon këto të ardhura. “Strukturat e AKEP gjykojnë se pagesa vjetore për institucionin nga operatorët, e cila nuk duhet të kalojë 0,5% të të ardhurave të tyre vjetore për komunikimet elektronike sipas dispozitave aktuale, duhet të rritet në nivelin 0,8%. Një kërkesë e tillë, që do ta çonte nivelin në mesataren europiane është e justifikueshme, por do të ishte e pranueshme me kusht që tepricat e pagesave nga operatorët për AKEP të mbarteshin në buxhetet pasardhëse dhe që të bëhej një gjest lidhur me uljen e tarifës për përdorimin e frekuencave dhe taksës për shërbimet e radio-komunikacioneve që mblidhen nga AKEP, si agjent tatimor, për llogari të Ministrisë së Financave. Gjithashtu, do të ishte e drejtë që të dyfishohej pjesa që i takon AKEP nga mbledhja e kësaj takse, nga 5 në 10% të totalit”, thuhet në dokument. Më tej AKEP vlerëson që konsulenti ndoshta duhet të shohë mundësinë që të përafrohet me direktivën pjesa e analizave të tregut duke kaluar nga ato 2 vjeçare në 5-vjeçare.