BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x
BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Ekonomia

Kompanitë e mikrokredisë të dyshuara për pastrim parash e mashtrim, BSH dhe institucionet ligjzbatuese rrisin monitorimin

Kompanitë e mikrokredisë të dyshuara për pastrim parash e

Vitet e fundit në vend kanë nisur të lulëzojnë një numër i madh kompanish financiare të mikrokredisë. Të njohura si institucione jo banka, numri i tyre është rritur nga dita në ditë dhe po ashtu numri i klientëve. Duke qenë se ofrojnë kredi me shuma të vogla dhe pa kolateral, janë të shumtë ata që dynden drejt këtyre kompanive, edhe pse interesi është 2-3 fish më i lartë se në banka. Por përveç kësaj, këto komani në shumë raste janë përfshirë në skema mashtrimi dhe skandale të tjera. Për këtë arsye kohët e fundit është rritur ndjeshëm monitorimi ndaj tyre, si nga banka e Shqipërisë ashtu dhe nga institucionet e tjera, pasi dyshohet se këto kompani shumë lehtë mund të përdoren për pastrim parash apo financim të terrorizmit. “Në kuadër të zbatimit të rekomandimeve nga Komiteti i Ekspertëve të KiE-së për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL), BSH-ja ka qenë e përfshirë në zbatimin e planit kombëtar të masave sipas përkatësisë, në drejtim të përmirësimit të kuadrit rregullator dhe forcimit të efektivitetit të procesit mbikëqyrës, me qëllim adresimin e problematikave kryesore të evidentuara në raport, përmbushja e të cilave do të vijojë edhe përgjatë vitit 2021. Në këtë kuadër, është shtuar numri i inspektimeve në vend, me fokus të veçantë çështjet e financimit të terrorizmit dhe zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare, veçanërisht për subjektet financiare jobanka (SFJB) dhe zyrat e këmbimit valutor (ZKV), si subjekte më vulnerabël. Për shkeljet e evidentuara, përveç rekomandimeve për subjekte te veçanta, janë vënë edhe masa mbikëqyrëse si “tërheqje vëmendjeje” dhe “gjoba””, thuhet në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë. Sipas tij,

gjatë vitit 2020, janë kryer inspektime në 89 subjekte, të përbëra nga 8 banka, 7 subjekte financiare jobanka dhe 74 ZKV. Nga këto inspektime, 4 prej tyre janë kryer në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), përkatësisht në 2 banka, 1 SFJB dhe 1 ZKV. Gjithashtu, në bashkëpunim me AMF-në janë realizuar 3 inspektime të përbashkëta, të cilat kanë pasur si objektiv masat e marra në funksion

të parandalimit të financimit të terrorizmit (TF) dhe zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare (TFS).

Dyshimet për mashtrime

Një numër i madh kompanish janë paditur nga shumë qytetarë për mashtrim. Nga ana tjetër ka shumë raste kur janë arrestuar punonjës të tyre për mashtrim të qytetarëve. Për këtë arsye ka nisur monitorimi dhe në këtë aspekt. “Edhe në kategorinë e subjekteve financiare jobanka, vëmendja gjatë vitit 2020 u përqendrua tek ato subjekte që zhvillojnë veprimtarinë kredituese, qiranë financiare dhe mikrokredinë. Një pjesë e mirë e ekzaminimeve kanë synuar

të adresojnë sinjalizime për ngjarje mashtrimi, mosrealizim të rekomandimeve

mbikëqyrëse apo sinjalizime për deformime të tregut. Pjesë e rëndësishme e këtyre ekzaminimeve dhe çështje mjaft e prekshme në rastin e subjekteve jobanka është vlerësimi i nivelit të transparencës me klientët. Ekzaminimet kanë identifikuar disa probleme në këtë drejtim, të cilat janë adresuar përmes rekomandimeve për subjektet”, thuhet më tej.