Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kompanitë e sigurimeve ulin kompensimet për aksidentet, AMF ultimatum Byrosë së Sigurimit të marrë masa

Postuar: 25/08/2018 - 07:41

Kompanitë e sigurimeve kanë nisur një betejë të re me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të AMF, kompanitë e sigurimeve përgjatë shtatëmujorit të parë të vitit i kanë ulur kompensimet për aksidentet. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në janar-korrik 2018 pagesat e dëmeve për qytetarët e siguruara kanë pësuar një ulje me 13.35%. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1.844 milionë lekë, apo 68.99% të totalit të dëmeve të paguara bruto. Por duke parë një situatë të tillë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vendosur të vihet në lëvizje. Ai i drejtoi një thirrje dje Byrosë Shqiptare të Sigurimit që të marrë masa me qëllim që të ekzekutohen të gjitha kompensimet për të gjitha rastet që janë me vendim të formës së prerë të gjykatës. “Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) i ka kërkuar në vazhdimësi Byrosë Shqiptare të Sigurimit (BSHS) shpërndarjen e dosjeve për praktikat e miratuara, të papaguara, të cilat kanë vendim gjyqësor të formës së prerë, objekt i Fondit të Kompensimit”, thuhet në reagimin e AMF. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare lëshoi një thirrje edhe për qytetarët. Sipas saj, nëse këta të fundit nuk e gjejnë të drejtën e tyre për kompensim në rastet e aksidenteve as tek Byroja e Sigurimit, atëherë mund të drejtohen tek AMF. “Autoriteti njofton qytetarët që kanë problematika lidhur me dëme të prapambetura nga Fondi i Kompensimit të komunikojmë me BSHS-së. Stafi i Byrosë do t’i informojë dhe orientojë ata për shoqërinë e sigurimit tek e cila është deleguar praktika për kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit të tyre. Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me këtë proces, çdo qytetar mund të komunikojë me email [email protected]”, u shpreh Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dje. Pranë AMF është ngritur një zyrë për mbrojtjen e konsumatorit, e cila trajton çdo ankesë që këta të fundit kanë me tregun e sigurimeve. Në fillim të vitit 2018 ishin 750 qytetarë që prisnin të merrnin paratë nga aksidentet e kryera. Shuma totale arrinte në 1.8 miliardë lekë e akumuluar ndër vite. Ndonëse ky është një detyrim i kompanive të sigurimit, shpërndarja e parave ka ecur me ritme shumë të ulëta, duke cenuar në këtë mënyrë edhe të drejtën e qytetarëve. Rriten kontratat e sigurimeve Ndërkohë, duhet theksuar fakti se ulja e kompensimeve nga kompanitë e sigurimeve vjen në një kohë kur janë rritur kontratat e sigurimeve motorike. Një gjë të tillë e faktojnë të dhënat e publikuara nga AMF. “Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-korrik 2018 arritën rreth 5,692 milionë lekë, ose 7.45% më shumë se në periudhën janar-korrik 2017. Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-korrik 2018, pati një rritje prej 9.85% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.84% krahasuar me periudhën janar-korrik 2017”, thuhet tek dokumenti i AMF. Kujtojmë që Autoriteti i Mbikëqyrjes Financave urdhëroi në fillim të vitit kompanitë e sigurimeve të shlyejnë të gjitha detyrimet e prapambetura për dëmet në aksidente, të cilat arrijnë në vlerën 7 milionë euro. Po ashtu, Këshilli i Ministrave miratoi pak kohë më parë ndryshimet ligjore të cilat detyrojnë kompanitë e sigurimeve që tu paguajnë rrogë personave që humbasin aftësinë për punë për shkak të aksidenteve automobilistike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 11:28

Menaxhimi i integruar i mbetjeve duket të jetë një sfidë më vete për Shqipërinë pavarësisht nismave të ndërmarra në lidhje me investimet në sektor.

Postuar: 19/09/2018 - 07:37

Paralajmërimi i Kuvendit, se mandati i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbaron n

Postuar: 18/09/2018 - 14:28

Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit valutor për sot, e martë 18 shtator 201

Postuar: 18/09/2018 - 07:36

Identiteti i pronarëve të vërtetë të kompanive që kanë fituar të drejtën për nxjerrjen e naftës,

Postuar: 17/09/2018 - 10:45

Të paktën 60 për qind e makinave të regjistruara së fundmi rezultojnë të jenë të përdorura.

Postuar: 17/09/2018 - 10:32

Përmes një letre drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ministri i Financave, Arben Ahme

Postuar: 17/09/2018 - 08:33

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.