BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Kompanitë e Sigurimeve valë abuzimesh, rriten ndjeshëm ankesat në AMF, nga shkelja e kontratës, te refuzimi i dëmshpërblimit

Kompanitë e Sigurimeve valë abuzimesh, rriten ndjeshëm ankesat

Kompanitë e sigurimeve kanë shtuar abuzimet ndaj qytetarëve që kanë kontrata të lidhura me to. Jo pak herë në vitet e fundit janë raportuar raste për disa kompani sigurimi, të cilat neglizhojnë klientët e tyre dhe nuk zbatojnë kontratën kur vjen çështja tek dëmshpërblimi. Por, në vitin që lamë pas abuzimet janë shtuar dhe kjo reflektohet tek numri në rritje i ankesave që janë dorëzuar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Viti që shkoi ishte më i vështiri, pasi nga fatkeqësitë natyrore që goditën vendin tonë nevoja për dëmshpërblim nga të siguruarit u rrit, por kompanitë kanë bërë të kundërtën, shumë prej tyre i janë shmangur këtyre detyrimeve që kanë ndaj klientëve. Në të dhënat e publikuara nga AMF thuhet se gjatë 2020 janë regjistruar 181 ankesa, 93% më shumë se viti 2019. “Nëpërmjet regjistrit online të ankesave vitin e kaluar u depozituan 181 ankesa lidhur me çështje të sigurimeve, ose rreth 93% më shumë se gjatë vitit 2019. Për tregjet e tjera të mbikëqyrura ankesat janë më të rralla. Të dhënat e akumuluar tregojnë se, vitin e kaluar u paraqitën vetëm nga një ankesë lidhur me fondet e investimeve dhe fondet vullnetare të pensioneve”, thuhet në raport. Pra, sikur duket kompanitë e sigurimit nuk u janë përmbajtur rregullave ligjore për sigurimin, sidomos pas goditjes së tërmetit dhe pandemisë kur numri i të siguruarve u rrit në nivel rekord, të shtyrë nga frika e ndonjë tjetër fatkeqësie natyrore. Ndër të tjera AMF bën me dije se, bazuar në ankesat e mbledhura sipas rastit autoriteti ndërhyn për përmirësimin e politikave dhe procedurave të subjekteve të mbikëqyrura, me qëllim parandalimin e sjelljeve jo-korrekte ndaj konsumatorit. Megjithatë, problemet më të shpeshta, sidomos ato që lidhen me vlerën e dëmshpërblimit, jo gjithmonë mund të zgjidhen me ndërhyrjen e AMF-së. Në rast se palët nuk arrijnë dakordësi edhe me ndërhyrjen e AMF, zgjidhja e vetme ligjore është hapja e një çështjeje gjyqësore.

Ankesat më të shumta

Në raportin e Autoritetit të Mbikëqyrjes evidentohet se, numri më i lartë i ankesave vijnë me arsyetim se kompanitë nuk iu njohin dëmin, anashkalojnë dhe nuk u japin dëmshpërblim. Por akoma më shumë janë ankesat për ato raste kur kompanitë shkelin kontratën, duke shkelur kështu dhe ligjin përkatës. Ndërsa theksohet këtu se, rastet kur kompanitë kanë shkelur kontratën kanë rezultuar në numër të konsiderueshëm edhe pasi është bërë rishqyrtimi i çështjes nga AMF. “Shkaqet kryesore të ankesave gjatë vitit 2020 kanë qenë tejkalimi i afatit të pagesës apo trajtimit të praktikave të dëmit nga shoqëria e sigurimit, mospajtimi nga i siguruari me vlerën e dëmshpërblimit, si edhe refuzimi i ngjarjes së sigurimit nga shoqëria. Në rastet kur është konstatuar që shoqëria e sigurimit nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit apo kushtet e kontratës së sigurimit, çështja e ankimuar është kthyer për rishqyrtim shoqërisë së sigurimit, duke vënë në dijeni dhe ankimuesin. Gjithsesi, Është një numër i lartë rastesh numrin e rasteve kur është arritur në përfundimin se shoqëria e sigurimit nuk ka vepruar në përputhje me kërkesat e ligjit apo të kontratës”, raporton AMF. Sipas autoritetit, numri më i madh i ankesave vijnë për kontratat në sektorin e transportit publik, ndërsa pas tyre vijën ankesat për dëmshpërblimet e papaguar për të dëmtuarit nga tërmeti. “Nga statistikat e ankesave për çështje lidhur me sigurimet, duket që më shumë se gjysma e tyre i përkasin sigurimit të detyrueshëm motorik në sektorin e transportit. Një pjesë e konsiderueshme e ankesave lidhen me sigurimin nga tërmeti, për rastet e dëmeve të tërmetit të datës 26 nëntor 2019. Këto janë 33 raste, ose 18% e totalit të ankesave në tregun e sigurimeve”, evidenton Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Më të lexuarat