Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kompensim i shpejtë, pronarët marrin 1.4 miliardë lekë, ja lista me emrat përfitues

Postuar: 22/06/2019 - 07:23

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar dje procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga ish pronarë, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës. Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”. ATP njoftoi dje se aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 11 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

Fondi financiar

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre 11 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 140’274’393,60 lekë, nga të cilat 37’072’088,83 lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti. Njëkohësisht, ATP bën me dije se nga përfundimi i trajtimit të këtyre 11 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, buxhetit të shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 239’144’441,10 lekë. Të dhënat në lidhje me kërkesat e subjekteve përfitues, vendimet për subjektet e shpronësuara dhe përfaqësuesit me prokurë, jepen në listën e mëposhtme. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Procedura

Për pagesat e përshpejtuara ligji parashikon 3 afate, për të cilat iu lihet e drejta pronarëve për të vendosur për njërin prej tyre. Pagesë brenda një viti, brenda tre vjetësh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20 % të vlerës së faturës, për pagesën brenda tre viteve merr 30 % dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjithë subjektet që kanë një vendim përfundimtar kompensimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP-së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimit financiar, jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimit financiar, të gjithë subjektet kërkues, të cilët shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATP-së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimit financiar, pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP-ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësisht rendit kronologjik të vendimit dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologjik i datës së vendimeve për këto aplikime.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:25

Dalin në dritë arsyet e furtunës që nisi kryeministri Edi Rama me Tatimet. Dje janë publikuar shifrat e të ardhurave në buxhet dhe rezulton se ka një rënie të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.

Postuar: 17/07/2019 - 07:23

Mazhoranca ka vendosur përfundimisht të tërhiqet nga koncesionet e pakërkuara.

Postuar: 13/07/2019 - 07:38

Ka hyrë dje në fuqi vendimi i qeverisë për të ndryshuar skemën e dëmshpërblimit për të përndjekur

Postuar: 12/07/2019 - 07:30

 Që prej marsit 2017, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID nëpër

Postuar: 11/07/2019 - 10:17

Kursi i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë, e enjte, 11 korrik 2019:

Postuar: 11/07/2019 - 07:26

Qeveria ka ndryshuar mënyrën e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë.