BREAKING NEWS

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën në darkë, 2391 të vdekur

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën
x

Ekonomia

Kompensimi i pronave të prekura nga ndërtimet informale, ATP zbardh procedurat e reja të aplikimit, ja emrat që marrin 121 mln lekë

Kompensimi i pronave të prekura nga ndërtimet informale, ATP zbardh

Agjencia e Trajtimit të Pronave hap me 4 mars aplikimet për kompensim të ish-pronarëve, banesat e të cilëve janë prekur nga ndërtimet informale. Përmes një njoftimi të publikuar dje në faqen e saj zyrtare, ATP u bën thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar të paraqiten pranë zyrave të administratës për të dorëzuar kërkesat për kompensim. Pranimi dhe më pas shqyrtimi i kërkesave bëhet në bazë të kritereve të vendosura në ligj për këtë çështje. “ATP njofton fillimin e procedurave për kompensimin financiar të pronarëve, të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale. Në zbatim të VKM Nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, gjeneralitetet dhe të dhënat e fituesve, të cilëve janë konfirmuar sipas VKM Nr. 155, datë 19.02.2020. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 04.03.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë”, thuhet në njoftim. Për të qenë me të qartë me qytetarët dhe për çështje korrektese, përmes këtij njoftimi ATP tregon gjithashtu zyrat ku duhet të paraqiten aplikantët, si dhe materialet që duhet të kenë me vete në momentin e aplikimit. “ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumenteve përkatës”, sqarohet në njoftim. Ndër të tjera në njoftim theksohet se, subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

Kërkesat e pranuara

Bashkëngjitur njoftimit për fillimin e aplikimeve të reja, ATP ka publikuar një tjetër njoftim ku bëhet e ditur se ka përfunduar shqyrtimi për 62 kërkesa të paraqitura në fazën e mëparshme. Sipas njoftimit, këta ish-pronarë nga Tirana, Elbasani, Vlora, Shkodra dhe Durrësi do të përfitojnë pesë këste që arrijnë vlerën e mbi 121 milionë lekëve. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 27.02.2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 62 kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 62 kërkesa, është në vlerën e plot 121, 483, 266,18 lekëve”, thuhet në njoftim. Edhe njëherë ATP sqaron për qytetarët se shqyrtimi i çdo kërkese të dërguar nga aplikantët është bërë në shqyrtim të plotë dhe se vendimi për aprovim apo jo të tyre është bazuar në çdo kriter të paraqitur në ligjin përkatës. Sakaq ATP tregon se, respektivisht 62 kërkesa të dërguara janë shpallur fituese pasi rezultuan në përputhje të plotë me rregulloren. “Për 62 kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar. Kështu çdo e dhënë që identifikon fituesit jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi”, sqaron ndër të tjera ATP. Në përmbyllje të njoftimit Agjencia e Trajtimit të Pronave bën me dije subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.