BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Koncesionarët mbushin xhepat, “skanimi” fiton 1 milionë euro në vit, ja bilancet e 3 koncesioneve në shëndetësi

Koncesionarët mbushin xhepat, “skanimi” fiton 1 milionë

Kompanitë koncesionare në Shqipëri vijojnë të fitojnë shuma të mëdha. Qeveria ka dhënë shumë koncesione, ndërsa një pjesë e madhe janë që në kohën e PD. Por cilat janë fitimet e këtyre kompanive. Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë vitit 2018 kompania koncesionare “S2 Albania”, e cila ka koncesionin e skanimit në dogana, regjistroi një fitim neto 1 milionë euro nga monopoli i skanimit të kontenierëve në dogana. Kompania koncesionare “S2 Albania” pas fitimeve kolosale u bashkëngjit listës shumë të gjatë të kontratave fitimprurëse. Sipas QKB, gjatë vitit të kaluar kompania “S2 Albania” arkëtoi 1.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, nga të cilat fitim neto ishte vetëm 127 milionë lekë. Koncesioni i skanimit të doganave u dha në prill të vitit 2013 dhe ishte parashikuar që të paguhej direkt nga biznesi gjatë importit të mallrave në doganë, përkatësisht 40 euro për çdo deklaratë doganore. Por pas rrotacionit politik të vitit 2013 dhe kundërshtimeve të biznesit, veçanërisht atij fason, qeveria e ndryshoi kontratën duke vendosur ta paguajë koston e skanimit direkt nga buxheti i shtetit. Zyrtarisht koncesioni e skanimit ka hyrë në fuqi në shtator të vitit 2015. Sipas kontratës, kompania “S2 Albania” do të ketë monopolin e shërbimit të skanimit në dogana për 15 vjet, pra deri në shtator të vitit 2030. Ky koncesion është një nga më të kushtueshmit për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, mesatarisht qeveria paguan rreth 1.5 miliardë lekë ose 12 milionë euro në vit për kompaninë koncesionare të skanimit. Por koncesioni i skanimit të doganave, për shumë arsye është vënë edhe në qendër të opinionit publik. “Muddis Waters research”, një kompani amerikane përpiloi hartoi një raport të gjatë, ku akuzoi shumë fortë pronarin e koncesionit të skanimit kishte paguar ryshfet tek zyrtarët e lartë të qeverisë shqiptarë për të përfituar kontratën e koncesionit. Çështja u vu nën hetim nga komisioni amerikan i titujve dhe bursës si dhe prokuroria e Kalifornisë, por pas dy vjetësh hetime akuzat u rrëzuan.

3 koncesionet në shëndetësi

Por fitime të larta kanë pasur edhe 3 kompani koncesionare të tjera në shëndetësi. Kompania “SaniServise”, që ofron shërbimin e sterilizimit për instrumentet kirurgjikale, raportoi 265 milionë lekë fitime ose rreth 2.1 milionë euro, sipas deklarimeve zyrtare në bilancin 2018 të publikuara nga QKB. Të ardhurat e kompanisë arritën në 1.7 miliardë lekë vitin e kaluar, ndërsa norma e fitimit ishte 15 për qind. Fitimet e “SaniServis” u trefishuan në raport me 2017. Një tjetër kompani koncesionare me fitime të mëdha është edhe ajo e kontrollit bazë Check-Up nëpërmjet kompanisë “3P LifeLogistic”, ku realizoi të ardhura në masën 876 milionë lekë, teksa fitimet ishin rreth 90 milionë lekë ose 731 mijë euro, sipas të dhënave nga Tatimet më 2018, pasi kjo kompani ende nuk ka dorëzuar një bilanc përfundimtar. Një vit më parë, fitimet e kompanisë ishin 750 mijë euro mbi 100 milionë lekë. Kompania tjetër “DiaVita”, e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni realizoi, rreth 47 milionë lekë, ose 381 mijë euro fitime vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga bilanci i vitit 2018, kompania realizoi të ardhura rreth 643 milionë lekë, të cilat janë financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që kompania ofron prej dy vitesh në disa qytete të vendit. Edhe pse të ardhurat më 2018 ishin më të larta se një vit më parë, kompania raportoi rënie të fitimeve me 36 për qind në raport me vitin 2017.