BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Ekonomia

Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi, ODA: 140 milionë euro për 4 kontrata, e panjohur vlera për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit

Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi, ODA: 140 milionë

Plot 6 nga 13 kontrata koncesionare me mbështetje financiare nga Buxheti i Shtetit, rezultojnë të jenë financuar me shuma të konsiderueshme nga sektori bankar”. Të dhënat raportohen nga “Open Data Albania”, që thekson se vlera e kredisë për 4 prej kompanive mbajtëse të koncesioneve arrin në 16.8 miliardë Lekë apo rreth 140 milionë Euro. Ndërkohë që, për 2 dy prej kontratave koncesionare, nuk ka informacion në lidhje me vlerën e kredisë. Bëhet fjalë për kontratat e nënshkruara për ndërtimin e inceneratorit të Fierit dhe atë të Elbasanit, ku sipas ODA-s, për të dyja ka Marrëveshje Sigurimi Kuotash të lidhura mes shoqërive koncesionare dhe Bankës së Nivelit të Dytë, por në këto marrëveshje nuk ka informacion në lidhje me vlerën e kredisë së marrë. Të dy këto kompani janë tashmë nën hetim nga Prokuroria Speciale SPAK. Ndërkaq, sa i takon kontratave të tjera, kredia më e madhe është dhënë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, me vlerë 9.5 miliardë Lekë, ndërsa pas saj vjen kredia në vlerën rreth 3.77 miliardë Lekë apo 28.5 milionë Euro për koncesionin e rrugës së Kombit. Ndërkaq, në vitin 2021, 3 banka tregtare kanë financuar një kredi të përbashkët prej 3.1 miliardë Lekë apo 25.6 milionë Euro për koncesionin e segmentit rrugor Porti i jahteve – Orikum – Dukat, ndërsa një tjetër shoqëri koncesionare e cila është financuar me kredi është zbatuesja e Kontratës Koncesionare Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake. Vlera e kësaj kredie është 372.9 milionë Lekë apo rreth 3 milionë Euro. Sipas, Open Data Albania, në të gjitha marrëveshjet e sigurimit të kompanive koncesionare dhe bankave vihet re se këto kompani kanë vendosur si garanci apo kolateral barrë siguruese mbi aksionet e tyre, si dhe mbi llogaritë bankare të arkëtimit të të ardhurave të këtyre shoqërive. Po ashtu, sipas ODA për sa kohë që shoqëritë kanë garanci kontraktore dhe të drejta të arkëtueshme në bazë të kontratave PPP nga Buxheti i Shtetit, kreditimi nga banka të nivelit të dytë paraqitet proces i garantuar.