Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Koncesionet në shëndetësi marrin 4.5 mld lekë nga buxheti 2020, Spitali Amerikan vijon të gërryejë shtetin

Postuar: 12/11/2019 - 07:29

Koncesionet në shëndetësi do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 2020 plot 4.5 miliardë lekë të reja. Shifrat e raportuara në relacionin e projektbuxhetit, tregojnë se nga viti në vit do ketë rritje të fondeve për 4 koncesionet e shëndetësisë. Nga 13 kontrata koncesionare, 4 prej tyre i përkasin shëndetësisë. Pra nga buxheti i shtetit do përfitojnë dhe subjekte private, mes të cilave dhe Spitali Amerikan, i cili është aksioner te firma që ofron shërbimin e hemodializës. Pra spitali i cili gjeneron miliona euro të ardhur çdo vit, do të marrë gjatë vitit 2020 plot 688.581.000 lekë, ndërsa gjatë viteve 2021 dhe 2022 kjo shifër do rritet akoma dhe më shumë. Kështu do të ndodhë dhe me koncesionet e tjera. Për Check UP fondi gjatë 2020 do jetë 876.083.000 lekë. Për koncesionin e sterilizimit do shkojnë plot 1.655.322.000 lekë. Ndërsa për koncesionin e laboratorëve, i cili nisi sivjet funksionimin, do shkojnë 1.280.444. 000 lekë. Në relacionin e buxhetit, ndër të tjera sqarohet se ka një ligj i cili ndalon financimin më tepër seç duhet të Partneritetit Publik Privat. Sipas këtij ligji pagesat për kontratat koncesionare nuk duhet t’i kalojnë masën 5%. “Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik privat, si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor”, thuhet në relacion. Por, teksa qeveria ka rritur fondet KLSH në një raport të pak ditëve më parë deklaroi se koncesionarët marrin para pa kryer të gjitha shërbimet. Nga auditimi mbi monitorimin e kontratës së kontrollit bazë CHECK-UP me PPP rezultoi se ky koncensionar ka marrë 801 mln lekë shtesë për punën e pakryer për katër vite. Pas disa shqyrtimeve të bëra mbi monitorimin e paketës së hemodializës, e cila zë peshën më të madhe të paketave spitalore në vlerën 2,095 milion lekë, KLSH deklaroi se koncensionari ka marrë më shumë fonde në raport me shërbimin që ofron tek qytetarët. “Për vitin 2018, paketa e shërbimit të dializës me PPP u realizua në shumën 586 milionë lekë në krahasim me 410 milionë lekë realizuar në 2018. Sipas kësaj kontrate koncesionare, Fondi duhet të paguajë koncensionari për numrin e projektuar të pacientëve dhe seancave, pavarësisht se numri i pacientëve është më i ulët se ai i projektuar”, thuhet në raport.

Pagesat janar-shtator 2019 për PPP

Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2019, me destinacion mbështetjen nga buxheti për kontratat koncesionare në total, janë në total 12.44 miliardë lekë. Nga këto, rreth 6.38 miliardë lekë janë investime dhe 6.06 miliardë lekë shpenzime korente. Kundrejt planit të vitit 2018 që kapi vlerën 8.76 miliardë lekë, plani 2019 rezulton 42% më i lartë. Nivelin më të lartë të pagesave e ka shënuar muaji janar me 2.9 miliardë lekë. Krahasuar me pagesat faktike për 9 mujorin e vitit 2018, të cilat arritën nivelin rreth 6.4 miliardë lekë, realizimi 9 mujor i vitit 2019 rezulton në masën rreth 3.8 miliard lekë më shumë. Bazuar në parashikimin e ecurisë së pagesave për periudhën e mbetur të vitit 2019, fondi i planifikuar për t’u shpenzuar është 2.14 miliardë lekë, nivel ky që do të përmbushte 99.3% planin vjetor të miratuar për vitin 2019.

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 07:16

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje nismën e propozuar nga deputeti Arben Ahmetaj për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.

Postuar: 11/12/2019 - 21:15

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa ka komentuar faturat financiare të tërmetit të 26 nëntorit.Xhe

Postuar: 11/12/2019 - 08:40

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në nivelin më të lar

Postuar: 11/12/2019 - 08:33

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, datë 11 dhjetor 2019, publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Postuar: 11/12/2019 - 07:14

Bizneset e shohin me skepticizëm projektin për fiskalizimin.

Postuar: 10/12/2019 - 09:24

Më poshtë gjeni kursin zyrtar të këmbimit valutor, datë 10 dhjetor 2019, të publikuar nga Banka e

Postuar: 10/12/2019 - 07:19

Administrata shtetërorevijon të jetë burim abuzimesh për shumë persona.