
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Koncesionet në Shqipëri “çerdhe” abuzimi, 43% e tyre nën hetim nga SPAK, qeveria injoron alarmet dhe vijon të hedhë para për to

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 2 Tetor 2023

Koncesionet në Shqipëri duket se janë shndërruar në “çerdhe” abuzimi. Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesioneve, ishin një nga modelet e biznesit që tërhoqën shumë sipërmarrje, për shkak të biznesit të sigurt dhe normës së lartë të fitimit. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë po vërtetohet se në pjesën më të madhe, ato janë skema abuzuese, ndërsa buxheti i shtetit thjesht ka humbur paratë që mbledh nga taksapaguesit. Ndonëse “doli boja” dhe SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion) ka hapur hetimet për shumë prej tyre, qeveria ka vendosur pa shumë argumente të shtyjë afatin e disa prej tyre, raporton Revista “Monitor”. Dy koncesione, për të cilat taksapaguesit deri tani kanë paguar 115 milionë euro gjatë dekadës së fundit u shtynë me të paktën edhe një vit. Në janar 2023, Këshilli i Ministrave zgjati edhe me dy vjet koncesionin e pullave fiskale. “SICPA Security Solutions Albania”, që po zbaton këtë kontratë, raportoi të ardhura prej 1 miliard lekësh në 2022, me një rritje të lehtë prej 2%. Në total, për 10 vjet që ky koncesion ka funksionuar (2012-2022), kompania ka pasur rreth 82 milionë euro të ardhura. Grupet e interesit, të cilat prej një kohe të gjatë kanë ngritur shqetësimin për kosto të rënduara nga tarifa 10 herë më e lartë e pullave fiskale që ata paguajnë krahasuar me vendet e BE-së, ishin kundër shtyrjes. Moszbatimi i pjesës së kontratës për pullat e barnave u përdor si argument për shtyrjen. Kostot nga pagesat e tarifave të pullave fiskale për një nga bizneset më të mëdha të mallrave të akcizës arrijnë deri në 2 milionë euro në vit. Në gusht 2023, qeveria vendosi të shtyjë edhe me një vit kontratën e markimit të karburanteve. “GFI Albania”, që po zbaton këtë kontratë, raportoi 430 milionë lekë të ardhura, pothuajse në të njëjtin nivel të një viti më parë. Kontrata 10-vjeçare përfundonte në 1 gusht 2023. Sipas vendimit të ri, kontrata e koncesionit është 11 vjet, duke filluar nga data efektive. Më parë, kontrata kishte afat 10-vjeçar. Vendimi nuk i jep arsyet e shtyrjes, por thotë vetëm që kjo erdhi si rezultat i kërkesës së Autoritetit Kontraktues, pa pasur asnjë paragjykim mbi pretendimet e koncesionarit të rrjedhura nga zbatimi i Kontratës së Koncesionit. Argumenti që ka dhënë koncesionari për shtyrje lidhet me mosmarkimin e naftës bruto, e cila praktikisht është e pamundur që të kryhet sipas operatorëve të tregut. Deri tani ka munguar një analizë kosto-përfitime se çfarë i solli tregut të hidrokarbureve ky koncesion në 10 vite dhe sa e luftoi ai kontrabandën. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, e cila ishte kundër shtyrjes, tha se ky koncesion nuk ka bërë asgjë për të luftuar kontrabandën, pasi shënjohet nafta që del në treg dhe ajo që nuk paguan akcizë. Në 10 vjet, kompania ka arkëtuar rreth 32.5 milionë euro nga ky koncesion. Gjithsesi, nuk ka pasur hyrje të reja vitet e fundit dhe as rritje të larta nga koncesionet ekzistuese, ndonëse aktiviteti i tyre vijon i qëndrueshëm. “ALEAT”, që kishte me koncesion prodhimin e dokumenteve të qytetarëve shqiptarë, ka deklaruar rënie të të ardhurave me 15% në vitin 2022, duke arritur në 5.5 miliardë lekë, në vitin e fundit të plotë të aktivitetit. Sipas raportit të aktivitetit, “koncesioni u dha fillimisht për një periudhë 5-vjeçare, duke filluar në 18 gusht 2008. Me terma dhe kushte të ngjashme, Marrëveshja e Koncesionit është zgjatur deri më 31 korrik 2023 nëpërmjet një amendamenti të nënshkruar nga Qeveria e Shqipërisë më 19 mars 2013, e cila u bë efektive në 31 maj 2013, duke shtuar një Platformë të re për shërbimin dixhital të identitetit, me një rifreskim të plotë të teknologjisë dhe rishikim të çmimeve të dokumenteve të identifikimit. Marrëveshja e Koncesionit ndërpritet më 31 korrik 2023 dhe më 18 janar 2023, Qeveria e Shqipërisë mori vendimin për të mos e zgjatur më tej periudhën e koncesionit për ALEAT. Pas përfundimit të periudhës së Koncesionit, Shoqëria do t’ia kthejë Autoritetit zotërimin e vendndodhjeve të Koncesionit. Ai do t’i transferojë Autoritetit çdo të drejtë ose titull në lidhje me mjediset e koncesionit dhe të gjitha asetet e projektuara dhe të përdorura gjatë periudhës së koncesionit”. “S2 Albania”, e cila zbaton marrëveshjen e koncesionit të skanimit, ka raportuar të ardhura prej 1.6 miliardë lekësh, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2021, duke mos arritur kufirin për t’u renditur brenda 200 të mëdhave. Koncesioni është miratuar në vitin 2011.
43% e shumës së dhënë nga buxheti për koncesionet është nën hetim
Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte. Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën. Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe i check-up. Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019-n, ai i laboratorëve, të gjitha në fushën e shëndetësisë. Në 2015-n nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në 2017-n u zgjerua me Fierin dhe në vitin 2019, me Tiranën. Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot – Morinë dhe në 2018-n u dha me koncesion Rruga e Arbrit. U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos nëpërmjet buxhetit. Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit. Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal, sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik-Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore. Kufiri deri tani nuk është tejkaluar asnjëherë, por realiteti po tregon se në pjesën më të madhe, këto pagesa kanë qenë joeficiente në kosto, përderisa një pjesë e madhe e koncesioneve është tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion. Të dhënat e Ministrisë së Financave, në buxhetet faktike 2017-2022, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se në gjashtë vjet, buxheti i shtetit ka paguar në total 58.5 miliardë lekë (rreth 560 milionë euro) për 12 koncesione: Rruga e Arbrit; skanimi; sterilizimi; laboratorë; Inceneratori i Tiranës; check-up; dializa; mirëmbajtja Milot-Morinë; infrastruktura arsimore; Inceneratori i Fierit; Orikum-Dukat; Inceneratori i Elbasanit. Shuma më e lartë është dhënë për Rrugën e Arbrit (12.9 miliardë lekë), sterilizimin (9.4 miliardë lekë), skanimin (9.1 miliardë lekë), Inceneratorin e Tiranës (5.5 miliardë lekë)- shiko tabelën e plotë: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit për koncesionet 2017-2022. Nga këto 12 koncesione, për pesë prej tyre – tre inceneratorët, check-up dhe sterilizimi – është hapur hetim zyrtar nga SPAK me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre e deri te pastrim parash. Shuma totale e dhënë nga buxheti për këto pesë koncesione për periudhën 2017-2022 është 25.4 miliardë lekë (rreth 240 milionë euro), që përbën 43% të pagesave totale që janë bërë nga buxheti për të gjitha koncesionet!! Edhe vetë Financat kanë shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet shtetit dhe privatit, që janë instrumente të detyrueshme.
Pagesat dhe hetimet
Në 2021-2022 u hapën hetimet për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Sipas SPAK, nga hetimi janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesionit e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer. Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre. Inceneratori i Elbasanit mori në periudhën 2015-2021, aq sa ishte dhe afati i koncesionit, rreth 2.4 miliardë lekë. Inceneratori i Fierit mori në periudhën 2015-2022 rreth 4 miliardë lekë. Në fillim të gushtit të këtij viti, SPAK nisi hetimin për Inceneratorin e Tiranës. SPAK njoftoi se, po heton për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim. Inceneratori i Tiranës ka marrë pagesa nga buxheti 5.5 miliardë lekë për 2019-2022, ndërsa në total ka arkëtuar, sipas bilancit, rreth 9.9 miliardë lekë, për shkak se merr dhe pagesa nga bashkitë dhe për shërbimin e heqjes së dherave. Në maj 2022, SPAK nisi hetimin për koncesionin e check-up. Ky koncesion ka marrë pagesa nga buxheti prej 4 miliardë lekësh në periudhën 2015-2024. Në gusht 2023, SPAK lëshoi 8 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, për abuzime me koncesionin e sterilizimit. Ky koncesion ka marrë pagesa prej 9.4 miliardë lekësh në periudhën 2015-2022.
Më të lexuarat


"Kapërcen" çmimi i naftës në Shqipëri, eksperti i njohur ngre dyshimet e forta: Tregjet abulojnë pasi mungon konkurenca, që prej momentit kur u shkri bordi i transparencës...

Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin 76 dollar për fuçi, shqiptarët e blejnë deri në 200 lekë/litri

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Gazetari i njohur zbulon skemën: Si çon pastrimi i parave në rënien e fuqisë së euros

Skema Kombëtare e Mbështetjes, ministrja Denaj: 100% financim blegtorëve për tufat bazë

Ministrja Anila Denaj: Bashkëpunim me PNUD për avancimin e sektorit bujqësor

Euro në pikiatë/ Paralajmëron ekspertja e ekonomisë: Rënia do të vijojë nëse...

Projektbuxheti i Tiranës, ku do shkojnë 320 milionë euro nga infrastruktura tek shërbimet publike

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

Nuk ka stabilizim të monedhave të huaja/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari
