BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Ekonomia

Koncesioni i impiantit të Fierit, kompanitë private marrin 4.51 miliardë Lekë nga Buxheti i Shtetit

Koncesioni i impiantit të Fierit, kompanitë private marrin 4.51

Në kulmin e debatit për ndërtimin dhe funksionimin e koncesioneve, kanë dalë të tjera detaje nga këto afera. Dje gazeta publikoi kontratat e koncesionit për inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit, ndërkohë që sot po sjell për publikun marrëveshjen për impaktin e Fierit. Ajo që bie në sy në këto kontrata që janë pasqyruar nga “Open Data”, është fakti se koncensionarët e përpunimit të mbetjeve zënë një peshë të konsiderueshme në mbështetjen financiare të dhënë nga Buxheti i Shtetit ndër vite për Kontratat e Koncesionit PPP në sektorin e menaxhimit të mbetjeve. Kështu sipas dokumentet të siguruar nga gazeta “SOT”, ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Fierit, me zbatues shoqërinë Integrated Technology Ëaste Treatment Fier sh.p.k.

Koncensioni i Fierit

Kontrata e Koncesionit PPP Ndërtimi, Operimi dhe Transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Fierit është lidhur në 24 Tetor 2016 mes Ministrisë së Mjedisit (sot në Juridiksionin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe shoqërisë Integrated Technology Ëaste Treatment Fier sh.p.k dhe ka kohëzgjatje 6 vjet. Kjo kontratë koncesioni është e formës BOT (Build Operate Transfer  pra Ndërto, Opero dhe Transfero) dhe është me Mbështetje Financiare nga Buxheti i Shtetit. Sipas të dhënave në Anekset e Kontratës së Koncesionit PPP ‘Realizueshmëria e ekonomike e projektit’, Qeveria Shqiptare do ti shlyejë investitorit vlerën e plotë të Impiantit (vlerën e investimit) prej 32 831 440 Euro me TVSH apo rreth 4.51 miliardë Lekë për një periudhë kohore 6 vjeçare. Mbështetja Financiare nga Qeveria Shqiptare realizohet nëpërmjet pagesave konstante mujore prej 455 992.8 Euro me TVSH. Sipas të dhënave në Relacionin e Buxhetit të vitit 2020, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka paraqitur vlerën e plotë të kontratës ( që nënkupton totalin  e Pagesave që duhet të bëjë Buxheti i Shtetit), e përllogaritur rreth 4.51 miliardë Lekë. Ndërkohë, për periudhën 2018-2021, për këtë Kontratë Koncesioni janë paguar rreth 2.95 miliardë Lekë nga Buxheti i Shtetit. Pra Qeveria Shqiptare ka detyrim të  likuidojë edhe 1.56 miliardë Lekë të tjera, vlerë e cila do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Përveç të ardhurave direkte nga Qeveria Shqiptare, në Kontratën e Koncesionit është përcaktuar se Koncesionari do të marrë të ardhura nga operimi, të siguruara nga prodhimi dhe shitja e energjisë tek KESH sh.a, si dhe të ardhura të parashikuara nga shitja e skrapit të metaleve dhe plastikës. Në datë 11.09.2020 është nënshkruar një Marrëveshje mes palëve e cila konsistonte në shtyrjen prej nëntë muajsh të afatit të grafikut të përfundimit të punimeve për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane, ku afati përfundimtar u përcaktua data 31 Mars 2021. Megjithatë nuk ka të dhëna të tjera zyrtare të publikuara nëse Impianti ka përfunduar apo ka nisur prodhimin e energjisë. Ndërkohë që sipas “Open Data”, koncesioni është shpallur në 13 korrik të vitit 2016, ndërsa fituesi është zgjedhur në 15 shtator.