
Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Konfindustria shpërthen në sulme të forta ndaj Bordit të Transparencës, akuza se karburanti në Shqipëri është më i shtrenjti në rajon dhe po hyn kontrabandë, thirrje drejtësisë të hetojë

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 6 Dhjetor 2022

Konfindustria ka shpërthyer në sulme të forta ndaj Bordit të Transparencës. Kjo e fundit ka deklaruar se karburanti në Shqipëri është më i shtrenjti në rajon dhe po hyn kontrabandë. Çmimi i naftës në treg duhet të ishte 200 lekë nga 209 që është përcaktuar nga Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit. Konfindustria ka akuzuar Bordin për konflikt interesi ndërsa ka theksuar se me vendimet që po merr, ky organizëm po sjell pasoja shkatërrimtare për biznesin dhe qytetarët. Konfindustria ka akuzuar Bordin e Transparencës për qëndrim në dëm të interes publik me vendimet për ndryshimin e çmimeve të karburanteve. Ky organizëm shprehet se me çmimet e karburanteve në Shqipëri janë më të larta në rajon dhe nuk reflektojnë çmimet e tregjeve botërore. Konfindustria kërkon themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe me përbërje të profesionistëve, pasi sipas tyre Bordi i Transparencës ka në përbërje anëtarë me konflikt interesi, ku gjysma e antarëve vendimmarrës janë përfaqësues të kompanive që duhet të jene nën kontroll. “Konfindustria ka kërkuar themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe me përbërje të profesionistëve. Bordi i Karburanteve ka në përbërje anëtarë me konflikt të qartë interesi. Gjysma e anëtarëve vendimmarrës janë pikërisht përfaqësues të subjekteve, që duhet të jene objekt kontrolli. Konfindustria shpreh shqetësimin e përsëritur për mënyrën e vendimmarrjeve të Bordit të Karburanteve, qartësisht në kundërshtim me interesin publik me çmimet më të larta në Rajon dhe kahjet e dukshme rënëse të tregjeve botërore. Çmimet e larta krahësimore dhe absolute të karburanteve janë me pasoja afatgjata shkatërrimtare për biznesin, qytetarët, ekonominë kombëtare si dhe nxisin kontrabandën masive, që mund të shkojë në mbi 300 milion euro/vit”, thotë Konfindustria.
Buxhuku: Bordi ka anëtarë që duhet të jenë objekt hetimi
Ndërsa nafta në tregjet botërore po bie në nivelet më të ulëta që nga muaji shkurt i këtij viti, funksioni i Bordit të Transparencës duket gjithnjë e më i pavlerë dhe i dëmshëm për konsumatorët. Në dy javët e fundit, Bordi ka dëshmuar se mblidhet jashtë orarit zyrtarit, në fundjavë dhe që pas sfidës së Ministres së Financave për të marrë pjesë në një mbledhje ende nuk kemi marrë një përgjigje. Ndërkohë në fundjavë, teksa Maqedonia e Veriut e uli edhe më tej me 4 lekë çmimin e naftës, Bordi bëri dy lëvizje të njëpasnjëshme duke e rritur në një total prej 3 lekësh. Sipas ekspertëve Bordi po dëmton qytetarët me çmimet më të larta të naftës në rajon. Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, shprehet se Bordi ka anëtarë në të që duhet të jenë objekt hetimi.“Bordi duhet të kthehet në një ent rregullatorë të përbërë nga profesionistë që varen nga Kuvendi i Shqipërisë, për një arsye të thjeshtë. Momentalisht Bordi ka anëtarë në të që duhet të jenë objekt hetimi, pra kemi një konflikt të pastër interesi. Në këto kushte ne nuk po funksionojmë në një treg të lirë, por oligopol”, shprehet administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku. Sipas tij, mbajtja e çmimeve të larta sipas konfidustrisë po nxit edhe më tej kontrabandën e naftës.“Çmimet e larta të naftës po nxisin një fenomen që është shumë i rrezikshëm dhe që duhet hetuar menjëherë. Si barra e lartë fiskale ashtu edhe çmimi kanë nxitur kontrabandën, e cila llogaritet në disa qindra miliona euro çdo vit në Shqipëri dhe këto janë para që vidhen nga xhepat e shqiptarëve”, shton Buxhukui. Vendet e G7-ës arritën një marrëveshje mjaft të rëndësishme për kufizimin e çmimit të naftës ruse, e cila ka dërguar sinjale nëpër tregje në mbajtjen e çmimit të stabilizuar dhe në ulje. Ndërkohë Shqipëria prej katër ditësh naftë e blen 3 lekë deri në 8 lekë më shtrenjtë se vendet e rajonit.
Më të lexuarat


Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

2025 vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private, për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, qeveria gati transaksion menaxhimi e emetimi të ri

Këmbimi valutor për ditën e sotme, ja me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Skema e pensioneve mund të pësojë ndryshime, bizneset shqiptare do të kenë të drejtë të krijojnë fonde të pensioneve private për punonjësit e tyre, ja përfitimet

Shpronësohen pronarët që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës, rreth 1 miliard lekë për përfituesit

Bashkia e Tiranës rrit Fondin e Komunitetit për mjediset e përbashkëta, lehtësohen procedurat, ja kategoritë që mbulohen 100 %

Këmbimin valutor për ditën e sotme/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera? Njihuni me këmbimin valutor për ditën e sotme

Shkrirja e Bordit të Transparencave rezulton mashtrim, ngrihen në stratosferë çmimet e karburanteve, ja si oligarkët e naftës po grabitin lekët e shqiptarëve

Shakohoxha tregon shifrën e çmendur të një apartamenti në Tiranë: Është kati i fundit i një pallati
