Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Konfirmohet dështimi i Gent Sejkos, kredia dhe depozitat me rënie gjatë 2018

Postuar: 29/12/2018 - 07:32

Dështimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u konfirmua dhe një herë ditën e djeshme, pas raporteve të vetë BSH për kreditimin dhe depozitat. Këto raporte vlerësojnë se gjatë vitit 2018, si kreditimi ashtu dhe depozitat kanë shënuar rënie të ndjeshme.

Kreditimi

Kredia për ekonominë ka shënuar rritje në nëntor, pas tkurrjes së fortë që ajo njohu muajin e mëparshëm. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë në nëntor arriti në 534.8 miliardë lekë, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë (0.4%) në krahasim me tetorin. Rritja në nëntor ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të huasë në lekë për korporatat, që është zgjeruar me 0.9% në raport me muajin e mëparshëm ndërsa ajo në valutë ka rezultuar me rënie. Ecuri pozitive ka shënuar dhe kredia për individë, sërish në lekë, që është rritur me 0.5% me bazë mujore. Megjithatë, me bazë vjetore (nëntor 2018/nëntor 2017) huaja për ekonominë ka shënuar rënie me 3.5%, teksa stoku ka zbritur nga 554 miliardë lekë, në 534.8 miliardë lekë. Efektin më të madh në këtë tkurrje e ka dhënë kredia në valutë për bizneset, që është tkurrur me 5.3% me bazë vjetore, ku efekt ka dhënë dhe zhvlerësimi i euros. Por, në rënia është dhe huaja në lekë për bizneset, që është reduktuar me gati 4% me bazë vjetore. Pozitive ka qenë vetëm ecuria e kredisë për individët në lekë, që ka parë një zgjerim prej gati 10%. Në fund të muajit nëntor, kredia në lekë përbënte 51% të totalit. Në konferencën e fundit për shtyp, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se e pastruar nga efekti i kursit dhe nxjerrja e kredive jashtë bilancit, kredia për sektorin privat u rrit me 4.9% dhe 4.5%, përkatësisht gjatë tremujorit të tretë dhe dy muajve të parë të tremujorit të katërt. Gjithashtu, normat e ulëta të interesit kanë ndihmuar ristrukturimin e kredive, duke lehtësuar kostot e shërbimit të borxhit dhe duke përmirësuar stabilitetin e sistemit financiar. Raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 12.7% në muajin nëntor, duke ilustruar përmirësimin e vazhdueshëm të shëndetit të sektorit bankar.

Depozitat

Kursimet e individëve, bizneseve e institucioneve shtetërore në fund të muajit nëntor arritën në 979 miliardë lekë, sipas statistikave të publikuara dje nga Banka e Shqipërisë. BSH raporton se në krahasim me tetorin, depozitat ranë me 4 miliardë lekë, ose 0.4%, si rrjedhojë e rënies së kursimeve të bizneseve dhe individëve si në lekë ashtu dhe në valutë. Ky është muaji i dytë që depozitat shënojnë rënie, pasi ato ishin rimëkëmbur lehtë në periudhën e verës, të ndikuara kryesisht nga valuta që sjellin emigrantët në verë. Dy vitet e fundit, tendenca e kursimeve ka qenë në rënie, duke reflektuar si rrudhjen e tyre në lekë nga interesat e ulëta ashtu dhe efektin që ka dhënë nënçmimi i euros në treguesin e depozitave në valutë (i cili raportohet në euro). Gjatë vitit të fundit, kursimet e individëve kanë vijuar tkurrjen. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që nga nëntori i vitit të kaluar, depozitat në total të individëve kanë rënë me 18 miliardë lekë, ose rreth 150 milionë euro. Ndikimin më të fortë e ka pasur rënia e kursimeve në monedhën vendas, që ka sjellë 70% të rënies (-13 mld lekë), një tendencë që po vijon që prej vitit 2012, kur Banka e Shqipërisë nisi politikën monetar për uljen e normës bazë të interesit, që aktualisht është në minimum historik prej 1%. Kthimi për kursimet në lekë me afat 1 vjeçar është më pak se 1%, që realisht është negativ, duke pasur parasysh që inflacioni është afër 2%. Një pjesë e kursimeve në lekë ka kaluar në depozita pa afat. Depozitat në valutë kanë shënuar një rënie më të ulët vitin e fundit me 5.3 miliardë lekë, por këtu duhet pasur parasysh dhe efekti i zhvlerësimit të euros. Për kursimet në valutë tendencë e fortë ka qenë zhvendosja e tyre në llogari pa afat. Në fund të muajit nëntor, pesha e depozitave në lekë ka zbritur në 46%, nga 47% në nëntor të një viti më parë, duke treguar për një rritje të peshës së kursimeve në valutë (kryesisht euro), pavarësisht politikës së Bankës së Shqipërisë për të dekurajuar euron si monedhë kursimi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 07:20

Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane dhe kompani të tjera, nuk do ketë mundësi që të marrë një kredi bankare.

Postuar: 17/02/2019 - 07:42

Reforma e derregullimit mbetet një nga reformat më sfiduese për transformimin e ekonomisë shqipta

Postuar: 16/02/2019 - 07:22

Autoriteti i Konkurencës do të vazhdojë gjatë vitit 2019 mbikëqyrjen dhe hetimet në tregun e tele

Postuar: 15/02/2019 - 07:32

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhjetëra probleme në menaxhimin e financave publike.

Postuar: 14/02/2019 - 07:21

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencë të pandershme, evazion fiskal, si

Postuar: 13/02/2019 - 07:30

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cil

Postuar: 12/02/2019 - 07:25

Vendimi i qeverisë, i cili lejon vetëm importin e makinave të përdorura “euro 4”, pra