Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Konkursi kombëtar 'Të sigurt mbi dy rrota'/ Balluku: Fëmijët duhet të sensibilizohen

Postuar: 18/05/2019 - 19:19

Në Tiranë u mbajt finalja e Konkursit Kombëtar Edukativ "Të sigurt mbi dy rrota" 2019, ku fëmijët finalistë u përzgjodhën pas një maratone të gjatë aktivitetesh edukimi dhe konkurrimi të zhvilluar në 104 shkolla në 11 qytete kryesore të vendit. Fëmijët konkurruan me ushtrime me biçikletë, testim njohurish teorike, konkurs vizatimi dhe argëtim.
 
Aktiviteti, i cili ka për synim njohjen e fëmijëve me sinjalistikën rrugore dhe edukimin me rregullat e qarkullimit në rrugë, e ndoqi nga afër edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa të pranishëm ishin Blendi Gonxhja, Niko Leka si dhe drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola.
 
Duke ju drejtuar fëmijëve, ministrja Balluku tha se nesër ata do të jenë qytetarë më të mirë sepse po mësojnë që të vegjël se si duhen respektuar rregullat e trafikut rrugor, apo sa e rëndësishme është për transportin që të gjithë të respektojmë të njëjtat rregulla.
 
“Jeni absolutisht drejtuesit më të mirë dhe ata që nesër do bëheni qytetar edhe më të mirë se ne sepse ju po mësoni që të vegjël sesi duhen respektuar rregullat e trafikut rrugor, sesa i rëndësishëm është për transportin që të gjithë të respektojmë të njëjtat rregulla dhe nga ana tjetër investimi më i madh që mund të bëj një vend është që të investoje tek fëmijët”, u shpreh Balluku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se institucioni që ajo drejton e mbështet këtë aktivitet teksa ftoi fëmijët fitues të konkursit që të vizitojnë mjediset e MIE-së apo drejtorive të saj, për të parë dhe mësuar më shumë për transportin.
 
“Unë i kam kërkuar Presidentit tuaj që grupi fitues para se të niset për të na përfaqësuar në Gjenevë si ambasadorët e vegjël po ambasadorët më të fuqishëm, duhet të vijë dhe të na vizitojë ne në ministri që ti tregojmë disa gjëra më shumë për transportin, të vizitojë Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, aty ku gjithçka ndodh, aty ku merret patenta, lejet e drejtimit, aty ku marrim targat, aty ku prindërit shkojnë për të ndërruar pronësinë dhe të gjithë gjërat e tjera të mira që ne kemi bërë dhe që tashmë nuk duhet të presim ditë të tëra. Drejtoria po bën punë të shkëlqyer dhe i mbyllim brenda ditës ose me afate shumë të shkurtra”, nënvizoi Balluku.
 
Duke ju referuar aktivitetit, nga ana e tij, Presidenti Niko Leka tha se aktiviteti në fjalë do te japë kontributin e tij duke synuar nxitjen e sensibizilimit sa më të madh të qytetarëve. Aktiviteti u zhvillua për të nëntin vit radhazi, si një organizim dhe konkurrim edukativ për fëmijë të moshave 10-12 vjeç, nën moton “Të Sigurt mbi Dy Rrota”. Ky aktivitet është pjesë e konkursit europian “European Traffic Education Contest”, që organizohet prej 34 vitesh në kuadrin e programeve të FIA-s. Këtë vit ishin 2020 fëmijë të cilët konkurruan mes tyre.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 08:55

Thellohet skandali me koncesionin e hemodializës.

Postuar: 15/09/2019 - 07:51

Qeveria ka çuar në Kuvend buxhetin faktik të vitit 2018, ku paraqitet një situatë e qartë e proce

Postuar: 14/09/2019 - 07:54

 Ndalimi i rënies së euros në tregun e këmbimit valutor ka rezultuar një dështim për Guverna

Postuar: 13/09/2019 - 14:29

Monedha e përbashkët i është rikthyer ciklit rënës në tregun e brendshëm.

Postuar: 12/09/2019 - 07:26

Shtyhet afati për pagesën e taksës së banesës në Tiranë.

Postuar: 11/09/2019 - 07:30

Qeveria ka vendosur të ndryshojë strategji sa i takon kompensimit të pronarëve.

Postuar: 10/09/2019 - 07:32

Vendimi për ndryshimin e procedurave për ndihmën ekonomike hyri ditën e djeshme në fuqi.