BREAKING NEWS

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Ilir Metën dhe ngre alarmin për atë që pritet të ndodhë pas 24 korrikut: Hetimet kanë ardhur në dorën e...

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas
x
BREAKING NEWS

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike, tregon a do ketë bashkim PD-LSI: Do hanë kokat e tyre e më pas radhën e ka...

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë
x
BREAKING NEWS

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do bëjë Ilir Meta

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do
x
BREAKING NEWS

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas deklaratën e fortë, zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret
x
BREAKING NEWS

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me
x
BREAKING NEWS

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës,
x

Ekonomia

Kontrata e aeroportit të Vlorës skandaloze, shqiptarët do i japin koncesionarit para për 10 vjet nëse del me humbje

Kontrata e aeroportit të Vlorës skandaloze, shqiptarët do i japin

Çështja e ndërtimit dhe operimit të Aeroportit të Vlorës ka shkaktuar një debat të madh ditët e fundit pas vendimit të qeverisë shqiptare për të kompensuar me 10 vite konsorciumin fitues të kompanive “Mabco Constructions Sa”, “Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi” dhe “2A Group sh.p.k.” në rast se pala që ka fituar koncesionin në fjalë siguron më pak të ardhura bruto minimalo për çdo vit nga shërbimet e ofruara aeroportuale. Ky vendim është publikuar ditën e premte, në datë 16 qershor në Fletoren Zyrtare dhe saktësohet se bazuar në ligjin nr.9374 të miratuar në 21 prill 2005 nga qeveria e Fatos Nanos si dhe vendimit të 2 qershorit 2021 për miratimin e kontratës së koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, qeveria i ofron ndihmë ekonomike shtetërore kompanive të sipërpërmendura. Pasi të përfundojë ndërtimi  i aeroportit në vitin 2024, qeveria ka parashikuar që në periudhën janar 2025-janar 2035 të sigurojë mbulimin e humbjeve ekonomike të shërbimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës në rast se kompanitë nuk arrijnë të tejkalojnë shifrën e të ardhurave të planifikuara vjetore. Kjo përcaktohet në vendimin nr.106 të datës të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në 24 maj të këtij viti. “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me shkresën nr. 1851, datë 23.2.2022, në bazë të nenit 20, të ligjit nr. 9374, datë 21.4.2005, ‘Për ndihmën shtetërore’, të ndryshuar, njoftoi në Komisionin e Ndihmës Shtetërore planin e ndihmës shtetërore të  sipërpërmendur, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 2.6.2021, ‘Për miratimin e kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat, për  dhënien  me  koncesion/PPP  për  projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin  e  Aeroportit  Ndërkombëtar  të  Vlorës (VIA)’. Plani i ndihmës do të zbatohet në 10 vjetët e parë (periudha janar 2025–janar 2035)”, thuhet në vendimin e firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, njëkohësisht dhe kryetarja e Komisionit të Ndihmës Shtetërore, Delina Ibrahimaj. Për realizimin e dhënies së kësaj të ndihme për konsorciumiun (VIA) përgjegjësia i ngarkohet ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. “Dhënësi  i  ndihmës dhe  autoriteti  përgjegjës  për zbatimin  e  masës  është  ministri  përgjegjës  për transportin”, thuhet në vendimin e 24 majit të qeverisë, e botuar në Faqen Zyrtare 23 ditë më pas, pra në 16 qershor.
Vendimi nuk përcakton shifrën e ndihmës shtetërore
Më pas, në faqet 11740-11741 të Fletores Zyrtare, saktësohet se Autoriteti Kontraktues do t’i ofrojë koncesionarit “Mabco Constructions Sa”, “Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi” dhe “2A Group sh.p.k.” mbulimin e humbjeve të mundshme vjetore të shërbimeve aeroportuale në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nëse të ardhurat vjetore bruto do të jenë poshtë të ardhurave vjetore minimale të parashikuara. “Bazuar  në  pikën  11(11.3,  shkronja  ‘b’)  të  kontratës  ‘Detyrimet  e Autoritetit  Kontraktues’  është  parashikuar  se  në një periudhë prej 10 vjetësh, duke filluar nga data e operimit  (‘Periudha  e  garancisë’),  Autoriteti Kontraktues  do  të  garantojë  Koncesionarin  si  më poshtë:  ‘Në rastin kur të ardhurat bruto vjetore janë më pak se të ardhurat minimale, Autoriteti Kontraktues do t’i paguajë Koncesionarit  diferencën  midis  të  ardhurave  bruto  vjetore  të llogaritura nga  vlerësuesi sipas  nenit 11.3 dhe të ardhurave minimale (‘Garancia e të ardhurave’)’”, saktësohet në vendimin e qeverisë. Megjithatë, qeveria dhe në veçanti ministrja Ibrahimaj nuk përcaktojnë normën mesatare të ndihmës ekonomike shtetërore për kompanitë koncesionare të sipërpërmendura, pasi përdor argumentin se kjo do të jetë në varësi të xhiros ekonomike që do të prodhojë vendosja në punë e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Gjithashtu, saktësohet se qeveria do të aktivizojë burime të ardhurash shtetërore për t’i ardhur në ndihmë për këtë skenar konsorciumit që po ndërton dhe do administrojë Aeroportin e Vlorës. D.m.th. burime shtetërore përfishjnë (taksat, akcizat, të ardhurat nga eksporti, etj) “Sipas njoftimit, efektet financiare në  buxhetin e shtetit  nuk  mund  të  jenë  të  matshme,  sepse  do  të jenë  në  varësi  të  të  ardhurave  që  do  të  ketë Koncesionari.    Pra,    në    varësi    të    ecurisë    së veprimtarisë    ekonomike    të    subjektit,  plani    i ndihmës mund të aktivizojë burime shtetërore”, saktësohet në këtë vendim për Aeroportin e Vlorës.
Ku qëndron skandali?
Në mënyrë flagrante dhe të hapur, qeveria mbështet variantin se dhe nëse kompanitë “Mabco Constructions Sa”, “Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi” dhe “2A Group sh.p.k.”, që kanë dalë garant për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, nuk përmbushin premtimet e tyre për të sigurimin e të adhurave të planifikuara, pra mund të dështojnë në këtë aspekt, përsëri shteti do të jetë furnizuesi ekonomik i tyre. Në këtë rast, qeveria dhe shteti shqiptar shfaqen si organizatë bamirëse për këtë konsorcium. Në parim, nëse kompanitë private që kanë marrë kontratë për të financuar një shërbim publik nuk përmbushin detyrimet dhe premtimet e tyre, atëherë shteti ka të drejtë të mbyllë kontratën dhe të kërkojë dëmshpërblim nga pala në fjalë. Por, abuzimi në këtë rast bëhet me firmë e vulë nga vetë qeveria socialiste, pasi jo vetëm nuk legjitimon mekanizmin parandalues të falimentit, por përkundrazi financon kompanitë edhe kur ato dalin me humbje. Fenomene të tilla kanë rezultuar në botë si afera të pastra korruptive, ku në shumë raste, kompanitë dhe bizneset që kanë fituar tendera kanë vazhduar të financohen nga shteti edhe atëherë ato kanë shkelur, abuzuar me ligjin kontratën dhe parimet ekonomike. Ajo çfarë befason më tepër është se opozita nuk ka reaguar dhe nuk dihet nëse do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar apo do të dërgojë këtë vendim në Gjykatën Administrative ose Kushtetuese.