BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar
x
BREAKING NEWS

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi, zbulon ngjarjen e pazakontë me të cilën është përballur

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton
x

Ekonomia

Kontributi i shtetit në ekonomi shënoi nivele negative në 3-mujorin e parë, ja arsyet

Kontributi i shtetit në ekonomi shënoi nivele negative në

Edhe pse numri i punonjësve në administratën publike ka shënuar zgjerim në tremujorin e parë të vitit dhe qeveria ka miratuar buxhetin më të madh historik në vitin 2022, kontributi i sektorit publik në ekonomi erdhi më rënie në tremujorin e parë të vitit. Sektori publik nëpërmjet mjeteve të punësimit, investimeve, etj është një kontribuues i madh në ekonominë e vendit, sektori i katërt më i rëndësishëm. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e parë, sektori publik shënoi tkurrje me -1,29 % duke kontribuar negativisht në rritjen ekonomike të vendit. Rënia erdhi për arsye se, vitin e kaluar për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të prillit administrata publike shënoi një ekspansion të fortë në ekonomi nëpërmjet rritjes së punësimit dhe investimeve publike dhe shpenzimeve të tjera buxhetore. Në tremujorin e parë 2021, sektori publik u rrit me 7.5 % ndërsa në tremujorin e dytë 2021 për shkak të zgjedhjeve sektori publik u zgjerua me 16.8%. Për shkak të ritmeve të larta jo të zakonta të rritjes së vitit të kaluar, në tremujorin e parë 2022 sektori publik u përball me rënie në tremujorin e parë. Në tremujorin e parë të vitit 2022 shpenzimet e përgjithshme buxhetore pësuan rënie me 0.5% në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2021. Qeveria po tregohet e kujdesshme në shpenzimet buxhetore pasi për të njëjtën periudhe ka akumuluar suficit buxhetor 21 miliardë lekë, një rekord historik. Shtresat më të varfra në vend (rreth një e katërta ) e popullsisë po përballet me rritje të papërballueshme të kostove të jetës si rrjedhojë e rritjes së larta të mallrave të shportës. Qeveritë kudo në botë janë duke ofruar paketa ndihmë ndaj tyre për zbutur efektet e krizës. Sakaq punësimi në shtet po zgjerohet me shpejtësi. Të dhënat e INSTAT që referojnë burimet Administrative te Punësimit (punonjësit me sigurime) tregojnë se, në tremujorin e parë 2022 personat e punësuar në sektorin shtetëror që paguan sigurime arritën në 184,205 ose (+0.3%) 627 persona më shumë se në fund të vitit. Shqipëria hyn në vendet ish-komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut. Administrata publike është sektori i tretë më i madh ekonomik. Sektori përfshin mbrojtjen, arsimin, shërbimet sociale dhe administratën tjetër publike, dhe mesatarisht përbën 17% të aktivitetit ekonomik.

Më të lexuarat