Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kontroll 4170 subjekteve/ Hetimi Tatimor vendos 45 mln lekë penalizime

Postuar: 02/11/2018 - 10:23

Drejtoria e Hetimit Tatimor përfundoi zbatimin e planit të masave për muajin tetor. Nga strukturat e specializuara të Hetimit Tatimor u ushtruan kontrolle në 4,170 subjekte, nga të cilat 1,422 u konstatuan me shkelje. Vlera e penalizimeve për këto subjekte është rreth 45 milionë lekë.

Ku më kryesoret renditen si më poshtë:
18 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike, për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë);

335 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);

344 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;

163 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ndër të cilët 32 janë me përgjegjësi tatimore “biznes i vogël” dhe 131 subjekte me përgjegjësi tatimore “biznes i madh”;

106 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat është marrë masat e bllokimit, deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;
74 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 81 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.

Plani operacional u zbatua në subjektet që ushtrojnë veprimatari ekonomike në qendrat e qyteteve: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë, si dhe në pikat e tregtimit të karburanteve në të gjithë vendin.

Administrata Tatimore ka si qëllim kryesor ndërgjegjësimin dhe edukimin e tatimpaguesve për të rritur vetëdeklarimet, si dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 08:07

Një draft me ndryshime në ligjin “Për mediat audiovizive në republikën e Shqipërisë” i nxjerrë për konsultim ka në fokus përfshirjen e portaleve në kuadrin ligjor dhe rregullimin e mënyrës se si funksionoj

Postuar: 11/12/2018 - 07:28

Kontrolli i Lartë i Shtetit po përgatitet për depozitimin në prokurori të kallëzimit penal për 7

Postuar: 10/12/2018 - 15:29

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur me 40% për muajin nëntor, periudhë kur Prishti

Postuar: 09/12/2018 - 07:27

Skema e ndihmës ekonomike si ajo e përfitimit nga personat me aftësi të kufizuara do të ndryshojn

Postuar: 08/12/2018 - 07:30

Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit vetëm me 1.8 % në muajin nëntor, duke shënuar ritmet më të

Postuar: 08/12/2018 - 07:28

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një kontroll në Entin Kombëtar të Banesave, nga ku ka rez

Postuar: 07/12/2018 - 07:32

Ambasada e Italisë në Tiranë njoftoi ditën e djeshme se për t’u ofruar një shërbim më të mi