BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Ekonomia

Korrupsioni me pronat shtetërore, KLSH zbulon skandalin, në 6 muaj 100 milionë USD dëm, ja fushat ku është abuzuar

Korrupsioni me pronat shtetërore, KLSH zbulon skandalin, në 6 muaj 100

Korrupsioni me pronat shtetërore përbën pjesën dërrmuese të dëmit ekonomik të konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Në total KLSH ka konstatuar një dëm ekonomik prej afërisht 300 milionë dollarësh për këtë periudhë, ku pikërisht shkeljet në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore rezultojnë 10,6 miliardë lekë, afërsisht 100 milionë dollarë. Shkeljet me tenderët është një tjetër zë që ka prodhuar një dëm ekonomik me vlera të konsiderueshme monetare. KLSH konstaton një dëm ekonomik prej afërsisht 5.2 miliardë lekësh, apo afërsisht 50 milionë dollarësh të shkaktuar përmes shkeljeve me procedurat e prokurimit. Në fushën e tatim taksave, evazioni fiskal ka prodhuar një dëm ekonomik prej 3,2 miliardë lekësh, apo afërsisht 32 milionë dollarë, ndërkohë që përmes shpenzimeve operative, institucionet shtetërore kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 2,8 miliardë lekësh, afërsisht 28 milionë dollarë. Në periudhën janar - qershor 2022, auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 64 subjekteve,  duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes: institucione qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre), njësi të vetëqeverisjes vendore (qarqe, bashki), drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, fonde speciale, si dhe shoqëri aksionare me kapital shtetëror në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj.

KLSH gjen shkelje edhe tek Kultura

Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori në auditim gjatë këtij viti Ministrinë e Kulturës duke konstatuar se ndërhyrjet në katër kala në vend dhe në Bibliotekën Kombëtare nuk janë kryer konform asaj që është dakordësuar në fillim. Kështu sipas KLSH kontrata e parë “Realizimin me çelësa në dorë të projektit elektrik për ndriçimin e jashtëm të kalasë së Beratit”, me vlerë (pa TVSh) rreth 30 milionë lekë, rezultuan diferenca në volume punimesh të pakryera sipas preventivit të miratuar nga investitori në vlerën 2,980,544 lekë pa TVSH duke sjellë kështu sipas auditimit efekt negativ në buxhetin e shtetit. Kontrata e dytë ishte ajo me nr.4050/10 prot. datë 23.10.2020 me objekt “Realizimin me çelësa në dorë të projektit elektrik për ndriçimin e jashtëm të kalasë së Shkodrës” , me vlerë 17.4 milionë lekë pa TVSH ku është konstatuar diferenca në volume punimesh të pakryera sipas preventivit të miratuar nga investitori në vlerën 1,748,264 lekë pa TVSH. Kontrata e tretë nr.4051/10 prot. datë 23.10.2020 me objekt “Realizimin me çelësa në dorë të projektit elektrik për ndriçimin e jashtëm të kalasë së Krujës” , me vlerë 14.2 milionë lekë pa TVSh ka rezultuar me diferenca në volume punimesh të pakryera sipas preventivit të miratuar nga investitori në vlerën 1.7 milionë lekë pa TVSH. Një tjetër kontratë ishte ajo për “Realizimin me çelësa në dorë të projektit elektrik për ndriçimin e jashtëm të kalasë së Gjirokastrës” , me vlerë 20.4 milionë lekë pa TVSH ku rezultuan diferenca në volume punimesh të pakryera sipas preventivit të miratuar nga investitori në vlerën 1.6 milionë lekë pa TVSH. Kontrata e fundit e sjellë në vëmendje nga KLSH ishte “Rikonstruksioni i aneksit të Bibliotekës Kombëtare (fondi i Bibliotekës Kombëtare)”, me vlerë 41.2 milionë lekë pa TVSH ku sërish kanë rezultuar diferenca në volume punimesh të pakryera sipas preventivit të miratuar nga investitori në vlerën 551,336 lekë pa TVSH.