BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Kreditë e këqija i rikthehen rritjes në korrik, 530 milionë euro në vonesë më shumë se 3 muaj

Kreditë e këqija i rikthehen rritjes në korrik, 530 milionë

Pesha e huave që nuk janë kthyer në afat, ndaj totalit të kredisë ka shënuar sërish rritje në muajin korrik. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, huaja që nuk kthehet për të paktën tre muaj në banka ishte 13.36%, me një rritje të lehtë prej 0.09 pikë përqindje. Në raport me dhjetorin 2017, kur ky tregues zbriti në 13.23%, niveli më i ulët në shtatë vjet, huatë me probleme janë rritur me 0.13 pikë përqindje. Një faktor që ka ndikuar në mosuljen e treguesit të NPL-ve muajt e fundit lidhet edhe me stanjacionin në kreditimin e ekonomisë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë me dije së fundmi se në korrik, stoku i huasë ra me 2.1% me bazë vjetore. Megjithatë, ky tregues është shumë larg nivelit maksimal prej 25%, që u arrit në shtator të vitit 2014. Që prej asaj kohe, Banka e Shqipërisë ndoqi një strategji për uljen e huave që nuk ktheheshin në banka, e kombinuar me ristrukturimin e kredisë, sidomos për kompanitë e mëdha dhe fshirjen nga bilanci të huave që kishin më shumë se tre vjet që nuk ktheheshin në banka. Në vlerë absolute, kredia që nuk është kthyer në afat në banka ishte 71 miliardë lekë në fund të muajit korrik, ose rreth 530 milionë euro. Në raport me dhjetorin 2017, kredia me probleme në vlerë absolute ka rënë me 2.2%. Sistemi bankar ka pasur ecuri shumë pozitive në vitin 2017 në drejtim të kthimit të kredive me probleme. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, huatë me afat në dhjetor arritën në 13.23% të totalit të kredisë, me një rënie të dukshme me 5 pikë përqindje në krahasim me dhjetorin 2016, kur ishin 18%. Ky ishte niveli më i ulët i huave problematike që nga dhjetori 2010. Më pas, teksa kriza ekonomike trokiti dhe në Shqipëri pasi nisi në botë, bizneset filluan të ndienin pasojat dhe të mos i shlyenin kreditë. Në 2013-n u shënua dhe niveli rekord, ku gati një e katërta e huave ishin në vonesë më shumë se tre muaj. Një tjetër faktor që ndikoi në përkeqësimin e portofolit të bankave ishte dhe përqendrimi i huave në pak kompani të mëdha, ku 35 sipërmarrje kishin mbi 60% të totalit të huave me probleme. Më pas, Banka e Shqipërisë filloi një proces ristrukturimi të huasë me probleme, një kombinim i fshirjes nga bilanci të kredive që kishin më shumë se tre vjet që nuk ktheheshin, por edhe ristrukturimit të kompanive.

Shqipëria kryeson rajonin për kreditë e këqija

Kreditë e pakthyera në afat në sistemin bankar shqiptar mbeten më të lartat në rajon. Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në tremujorin e parë të vitit 2018, niveli i kredisë me probleme (NPL) në Shqipëri mbeti stabël në 13.4% të totalit të huasë, pas një tendence rënëse në 2017-n. Në Serbi, e cila dikur kryesonte në rajon, NPL-të kanë zbritur në 9.2%, niveli më i ulët i dekadës. Edhe Mali i Zi i ka ulur huatë me probleme në 7.3%. Të tre këto shtete, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, kishin deri dy vjet më parë treguesin e NPL-ve që i kalonte 20%, por pas strategjive që ndoqën për uljen e kredive me probleme, ky tregues u reduktua ndjeshëm, por me ritme më të larta në Serbi dhe Mal të Zi. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 9.7% e huave janë të pakthyera në afat, në Maqedoni 6.5%. Në Kosovë, ky tregues është vetëm 3.1%, nga 8.7% që ishte në vitin 2013, sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Europian.

Bankat po japin më pak hua

Kredia për ekonominë u gjallërua lehtë në muajin korrik, por shënoi rënie vjetore me 2.2 për qind (korrik 2018/korrik 2017). Sipas të dhënave të mëparshme nga Banka e Shqipërisë stoku kredisë ra në 532,9 miliardë lekë në fund në fund të korrikut nga 545.4 lekë që ishte në korrikun e vitit të kaluar. Rënia më e madhe është shënuar në sektorin e biznesit, ku kredia ishte -3.6 % më e ulët se një vit më parë. Stoku kredisë për biznesin arriti 321,6 miliardë lekë nga 333.8 miliardë lekë që ishte në korrikun e vitit të kaluar. Stoku i huasë për bizneset shënoi rënie me 9.1 miliardë lekë.

Më të lexuarat