Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kreditë e këqija rriten për të dytin muaj radhazi, shtohen 22 milionë euro në sistem

Postuar: 13/04/2019 - 07:18

Kreditë që nuk kthehen në afat në banka kanë shënuar rritje për të dytin muaj radhazi, pas rënies së fortë të fundit të vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i huave me probleme u rrit në 11.41% në shkurt, nga 11.34 që ishte në janar dhe 11.08% që u ul në dhjetor, në nivelin më të ulët që nga 2011-a. Në vlerë absolute, në shkurt huatë e pakthyera në afat ishin gati 62 miliardë lekë, nga 59 miliardë lekë në dhjetor 2018, duke u rritur me 2.7 miliardë lekë, apo gati 22 milionë euro. Tradicionalisht, në fund të vitit niveli i kredive me probleme ulet për shkak se bankat fshijnë nga bilancet huatë që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen, ndërsa tendenca nuk u arrit që të ruhej të fillimin e 2019-s. Banka e Shqipërisë ka pohuar në raportin vjetor 2018, se rreziku i kredisë vijon të përfaqësojë rrezikun kryesor të aktivitetit të sektorit bankar dhe financiar në tërësi, por ky rrezik ka ardhur duke u zbutur gjatë vitit 2018, si pasojë e masave të marra nga bankat për të fshirë dhe ristrukturuar kreditë me probleme dhe si rezultat i forcimit të monitorimit të rrezikut për kreditimin e bizneseve gjatë viteve të fundit. Mbulimi i kredive me probleme me fonde rezervë dhe kapital dhe i tepricës së kredisë me kolateral ka vijuar të jetë në nivele të përshtatshme.

Kreditë e këqija në 2018

Në fund të vitit 2018 raporti i kredive me probleme (RKP) shënonte 11.1% nga 13.2% një vit më parë, ndërkohë që teprica e kredive me probleme u zvogëlua me 20%. Përmirësimi më i madh në cilësinë e kredisë është regjistruar në kredinë në lekë, kredinë për bizneset, kredinë afatgjatë dhe kredinë për sektorin e tregtisë. Kredia për bizneset dhe kredia në valutë vijojnë të kenë cilësi më të dobët në krahasim me përkatësisht kredinë për individët dhe kredinë në monedhën vendase. Sektori i bujqësisë ka RKP më të ulët, ndërsa ai i industrisë RKP më të lartë. Pesha e kredisë së pambrojtur në valutë ndaj kredisë në valutë dhe totalit të kredisë ka mbetur pothuajse e pandryshuar, por cilësia e kësaj kredie është përmirësuar ndjeshëm gjatë vitit 2018. Ky përmirësim ka ardhur për shkak të fshirjeve dhe ristrukturimeve, ndërkohë që forcimi i monedhës vendase mund të ketë dhënë ndikim pozitiv në aftësinë paguese të huamarrësve në valutë me të ardhura në lekë.

Rregullorja e re

E ndërkohë që kreditë e këqija rriten, një masë e re rregullatore vjen nga Banka e Shqipërisë, e cila pritet të aplikohet këtë vit. Masa e re do të detyrojë bankat të fshijnë nga bilancet kreditë e humbura për një periudhe dy vjeçare nga tre vite që janë aktualisht, njoftuan burimet zyrtare të BSH-së. Procesi i fshirjes së kredive të humbura nga bilancet ka qenë mjeti kryesor për uljen e kredive të këqija përgjatë katër viteve të fundit. Ky mjet nuk është se amniston mbledhjen e kredive ndaj huamarrësve të këqij. Rregullorja e Bankës së Shqipërisë që kërkon fshirjen e detyrueshme të kredive të kategorizuara si “e humbur” për më shumë se tre vjet hyri në fuqi në fillim të 2015-s. Sipas kësaj rregulloreje, në çdo rast banka fshin kreditë, jo më vonë se tre vjet pas klasifikimit të tyre në klasën “të humbura”. Para vitit 2015 nuk kishte afate. Gjatë kësaj periudhe, banka merr masat e nevojshme për plotësimin e kushteve të përcaktuara në legjislacionin tatimor për fshirjen e kredive. Përjashtim nga ky kusht bëjnë kreditë, për të cilat bankat argumentojnë se, mbështetur në analizën gjendjes financiare të kredimarrësit dhe cilësinë e kolateralit, vërtetohet mundësia efektive e shlyerjes/ripagimit të saj. Gjithashtu janë të përjashtuara kreditë në proces ristrukturimi. Bankat sipas rregullores në fuqi bëjnë riklasifikimin e kredive një herë në muaj. Rregullorja thotë se kredia duhet të quhet e humbur në rast se gjendja financiare e kredimarrësit vlerësohet qartë se nuk siguron përmbushjen e plotë të kushteve të shlyerjes së principalit dhe të interesit; ose vlerësohet se mungon i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për përcaktimin e gjendjes financiare; ose kredimarrësi është në paaftësi paguese/ka falimentuar, është përfshirë në proces likuidimi; ose kredimarrësi ka vdekur dhe askush nuk mund të paguajë kredinë; ose banka ka depozituar te përmbaruesi gjyqësor kërkesën për fillimin e procesit të ekzekutimit të detyrueshëm të kolateralit, në rast se kredia është e siguruar me kolateral, etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 07:20

Pas shumë muajsh kundërshtimesh nga ana e biznesit, qeveria ka shfaqur shenjat e para të një tërheqjeje nga vendosja e taksës së plastikës, e cila është pasuar me efekte negative te prodhuesit shqiptarë.

Postuar: 18/04/2019 - 07:19

Të gjithë tatimpaguesit me të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë duhet të dorëzojnë deklaratën

Postuar: 17/04/2019 - 07:18

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve zh

Postuar: 16/04/2019 - 07:26

Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave për diplomatët, ushtarakët, mësuesit dhe policët e burgj

Postuar: 14/04/2019 - 18:45

Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të investuara jashtë vendit ose gati një të tr

Postuar: 14/04/2019 - 07:47

Operatorët ekonomikë kanë pasur ankesa të shumta vitin e kaluar për dokumentet e tenderëve.

Postuar: 12/04/2019 - 07:19

Me botimin në Fletoren Zyrtare, ka hyrë dje në fuqi vendimi i qeverisë për ndryshimin e koeficien