
Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Kredite shtrenjtohen, interesi mesatar arriti në 7.6%, kryesojnë kreditë konsumatore, interesi i tyre rezultoi 10.1%, nga 9.2% që ishte në gjysmën e parë të vitit

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Dhjetor 2022

Sipas Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i kredisë për individë u rrit për të tretin tremujor radhazi, por këtë herë ajo ishte më e theksuar. Gjatë periudhës korrik-shtator, interesi mesatar arriti në 7.6%, nga 6.8 dhe 6.5% që ishte mesatarisht në dy tremujorët paraardhës. Rritja më e madhe në këtë tremujor ishte te kreditë konsumatore, ku interesi i tyre rezultoi 10.1%, nga 9.2% që ishte mesatarisht në gjysmën e parë të vitit. Interesat e kredisë hipotekare ndërkohë u rritën në 4.5%, nga 3.8% që ishin në pjesën e parë të vitit dhe vitin e kaluar. Për pasojë, analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit janë shfaqur disa sinjale që tregojnë për ngadalësim të kredisë së këtij segmenti. Flukset tremujore të kredisë hipotekare ishin rreth 35% më të ulëta se një tremujor më parë, po kështu në ngadalësim ishte edhe kredia e re e disbursuar për këtë qëllim. Ndryshe nga kredia në lekë, interesi i kredisë në euro vijon të luhatet në vlera të ulëta gjatë këtij viti. Rritja e normës bazë për euron nga ana e Bankës Qendrore Evropiane në muajin korrik akoma nuk ka pasur reflektim të fortë tek interesat e kredisë në euro, që për tremujorin e tretë shënoi 3.6%, duke mbetur thuajse i pandryshuar nga nivelet mesatare të tremujorëve të mëparshëm, 3.7% dhe 3.8% respektivisht.
Më të lexuarat


Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

2025 vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private, për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, qeveria gati transaksion menaxhimi e emetimi të ri

Këmbimi valutor për ditën e sotme, ja me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Skema e pensioneve mund të pësojë ndryshime, bizneset shqiptare do të kenë të drejtë të krijojnë fonde të pensioneve private për punonjësit e tyre, ja përfitimet

Shpronësohen pronarët që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës, rreth 1 miliard lekë për përfituesit

Bashkia e Tiranës rrit Fondin e Komunitetit për mjediset e përbashkëta, lehtësohen procedurat, ja kategoritë që mbulohen 100 %

Këmbimin valutor për ditën e sotme/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera? Njihuni me këmbimin valutor për ditën e sotme

Shkrirja e Bordit të Transparencave rezulton mashtrim, ngrihen në stratosferë çmimet e karburanteve, ja si oligarkët e naftës po grabitin lekët e shqiptarëve

Shakohoxha tregon shifrën e çmendur të një apartamenti në Tiranë: Është kati i fundit i një pallati
