Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kreditimi i biznesit të vogël më i ulëti në rajon, bankat vështirësojnë kriteret për të marrë hua

Postuar: 14/08/2018 - 07:26

Pjesa dërrmuese e bizneseve të vogla në Shqipëri preferojnë të qëndrojnë larg bankave, duke mos marrë kredi për të zgjeruar aktivitetin. Kryesisht për shkak të vështirësive që krijojnë bankat në dhënien e një kredie, por dhe frika për të investuar në shuma të mëdha, janë shkaqet kryesore. Sipas Bankës Botërore, aktualisht vetëm 28.2 për qind e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme kanë marrë kredi në bankë. Kjo është norma më e ulët në Ballkan, kur në vendet e tjera, pjesa e bizneseve të vogla dhe të mesme që kanë marrë kredi për të zgjeruar aktivitetin luhatet nga 40 deri në 66 për qind. Vështirësitë për të marrë kredi, por edhe mungesa e dëshirës, e ka futur sipërmarrjen e vogël në një kurth, i cili nuk e lë atë që të rritet. Sipas Bankës Botërore, mbi 70 për qind e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri qëndrojnë në të njëjtën madhësi, ose tkurren, duke mbetur me produktivitet të ulët dhe duke mos krijuar punësim. Për të çarë këtë rreth vicioz, qeveria ka ngritur disa skema financimi për bizneset e vogla, por sipas Bankës Botërore, pjesa dërrmuese e tyre kanë dështuar, duke e lënë sipërmarrjen e vogël në Shqipëri thjesht si biznes mbijetese.

Kreditimi, rënie dramatike

Stoku i huasë për ekonominë ka shënuar një rënie dramatike në gjashtë muajt e parë të këtij viti, duke mos reflektuar aspak rritjen e vendit, që në tre muajt e parë të vitit sipas INSTAT u zgjerua me 4.4%. Referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë në muajin qershor zbriti në 530 miliardë lekë, me një tkurrje prej 9.3 miliardë lekë, apo 1.7% në krahasim me muajin e mëparshëm. Rënia ka qenë e pandalshme në 6 muajt e parë të këtij viti, duke u tkurrur me 20 miliardë lekë. Kjo është tkurrja më e madhe historike, të paktën që prej vitit 2002, kur Banka e Shqipërisë raporton statistikat e kredisë. Ky është niveli më i ulët i stokut të huasë për ekonominë, që prej tetorit të vitit 2011. Tkurrja në qershor ka ardhur si rrjedhojë e rënies së kredisë për korporatat publike, me 12 miliardë lekë, si rrjedhojë e shlyerjes së overdraft të KESH në banka, pas lëvrimit të huasë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ndërsa në raport me fundin e 2017, tkurrja e kredisë ka ardhur si rrjedhojë e rënies së huasë në valutë për bizneset, por edhe për individët. As stoku i kredisë në lekë për biznese nuk ka shënuar rritje, përkundrazi. Të vetmit që po preferohen për t’u kredituar nga bankat janë individët në monedhën vendase, kryesisht për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Që prej shtatorit të vitit 2017, huaja për ekonominë po rezulton me rënie të ndjeshme. Bankat janë skeptike për të dhënë hua, teksa janë përqendruar në segmentin e mesëm dhe ankohen se mungojnë projektet e mira për të financiar. Bazuar në perceptimet e bankave tregtare standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan në tremujorin e dytë të vitit 2018, në reflektim të një politike më të shtrënguar kreditimi për bizneset e mëdha. “Standardet e kreditimit për kategorinë e bizneseve u shtrënguan në krahasim me një tremujor më parë ,të përcaktuara kryesisht nga ato të aplikuara mbi kreditë për bizneset e mëdha. Ato u raportuan më të shtrënguara në kreditë për qëllim investimi dhe pothuajse të pandryshuara për kreditë për likuiditete”, raporton BSH. Faktorët që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e dytë ishin të lidhura me rrezikun mbi kolateralin e kërkuar; tolerancën e bankave ndaj rrezikut; kostot dhe kufizimet nga bilanci (si ato të lidhura me kapitalin, ashtu edhe ato me likuiditetin) dhe me aftësinë paguese të kredimarrësit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 12:06

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 20/09/2018 - 10:00

Ministria e Financave po harton një projektligj të ri për investimet, nëpërmjet të cilit synon të

Postuar: 19/09/2018 - 11:28

Menaxhimi i integruar i mbetjeve duket të jetë një sfidë më vete për Shqipërinë pavarësisht nisma

Postuar: 19/09/2018 - 07:37

Paralajmërimi i Kuvendit, se mandati i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbaron n

Postuar: 18/09/2018 - 14:28

Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit valutor për sot, e martë 18 shtator 201

Postuar: 18/09/2018 - 07:36

Identiteti i pronarëve të vërtetë të kompanive që kanë fituar të drejtën për nxjerrjen e naftës,

Postuar: 17/09/2018 - 10:45

Të paktën 60 për qind e makinave të regjistruara së fundmi rezultojnë të jenë të përdorura.