Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kreditimi i ekonomisë, bankat lëshojnë dorën për biznesin dhe individët

Postuar: 12/08/2017 - 09:19

Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues për tremujorin e dytë të vitit 2017 tregojnë për standarde kreditimi kryesisht të pandryshuara për segmentin e bizneseve, pas katër tremujorësh shtrëngimi të njëpasnjëshëm. Ndërkohë që standardet e kredisë për likuiditet kanë shfaqur lehtësim, standardet e kredisë për investime janë shtrënguar.

Sipas raportit të Politikës Monetare të BSH, ulja e komisioneve ka ndikuar pozitivisht në lehtësimin e standardeve, por kërkesat e rritura për kolateral kanë ndikuar në kahun e kundërt. Standardet e kreditimit në segmentin e individëve kanë njohur lehtësim edhe në këtë tremujor. Lehtësimi është shprehur më tepër për kreditë konsumatore, ndërsa kushtet për financimin e kredive për shtëpi nuk kanë shfaqur ndryshim. Përqasja lehtësuese e bankave ndaj këtij segmenti është materializuar nëpërmjet përmirësimit të raportit të këstit ndaj të ardhurave, rritjes së madhësisë së kredisë, zvogëlimit të komisioneve, si edhe lehtësimit të kërkesave për kolateral.

Ndërsa kredia për sektorin privat ka vijuar të shfaqë rritje të moderuar edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit, ku portofoli u zgjerua mesatarisht me 2% në terma vjetorë, krahasuar me normën prej 3.1% në tremujorin paraardhës. Ngadalësimi i rritjes së kredisë për sektorin privat reflekton kryesisht tkurrjen e portofolit të kredisë në valutë (-3.2%), tkurrje e cila mbart efektin e mbiçmimit të monedhës vendase ndaj euros dhe dollarit amerikan, veçanërisht në muajt maj dhe qershor. Kredia në lekë vijon të karakterizohet nga një ecuri e qëndrueshme, e mbështetur si nga oferta e favorshme për kredi edhe nga kërkesa në rritje për financim në monedhë vendase.

Sipas të dhënave nga ky raport, portofoli i kredisë në lekë u zgjerua mesatarisht me 9.3% në terma vjetorë në këtë tremujor. Raporti i kredisë për sektorin privat ndaj PBB-së vlerësohet në rreth 36.5% në fund të tremujorit të dytë të vitit. Zhvillimet në aktivitetin kreditues reflektojnë një përmirësim të ngadaltë të kërkesës për kredi dhe kushte të shtrënguara kreditimi për bizneset.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2017 - 08:16

Inflacioni i importuar ka një ndikim më modest se mendohej në nivelin e përgjithshëm të çmimeve të mallrave të konsumit.

Postuar: 22/10/2017 - 08:15

Mjetet e bordit të anijeve, rrjetat apo mjetet elektro-mekanike do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Postuar: 22/10/2017 - 08:13

Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike ka mbyllur 9-mujorin me bilanc pozitiv, sa i takon arkëtimeve dhe humbjeve.

Postuar: 22/10/2017 - 08:12

Një tjetër vend është hapur për konkurrim në administratë dhe këtë herë bëhet fjalë për drejtor ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Postuar: 22/10/2017 - 08:10

Pastrimi parave nga politikanë apo elementë të krimit është një shqetësim që ka detyruar Hollandën të zbarkojë në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Postuar: 21/10/2017 - 08:26

Rreth 2.563 tatimpagues kanë përfituar nga fshirja me kusht e detyrimeve për ato raste kur është paguar i plotë principali për tatimin/kontributin.

Postuar: 21/10/2017 - 08:24

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim dhe ka kaluar në seancë plenare mbi bazë dokumentash Ligjin për Sigurimet Shoqërore.