BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Kreu i BSH, Gent Sejko tallet me deputetët dhe ndërkombëtarët, merr në mbrojtje bankat pas akuzave për rënie të kreditimit

Kreu i BSH, Gent Sejko tallet me deputetët dhe

Edhe pse është kritikuar jo, pak si nga ekspertët vendas ashtu dhe nga ata të huaj për rënien e kreditimit bankar, kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në vend të marrë masa për të luftuar këtë fenomen, bën krejt të kundërtën, duke dalë hapur në mbështetje të bankave. “Nuk janë vetëm bankat shkaktare kryesore të situatës së kreditimit. Duhet të kuptojmë që bankat janë njëra palë, pala tjetër janë ekonomia, tregu, dhe projektet. Bankat financojnë projekte të cilat plotësojnë kriteret e financimit. Sa më shumë projekte të mira të ketë aq më shumë bankat do t’i përgjigjen këtyre projekteve.Tregu ka një tepricë likuiditeti të mjaftueshme të cilën ne po përpiqemi ta përkthejmë në kredi për ekonominë”, pohon Sejko.

Sejko, asnjë strategji për rritjen e kreditimit

Gjatë një konference për mediat dy ditë më parë, guvernatori i BSH, Gent Sejko u pyet mbi një rekomandim të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, për krijimin e një strategjie tëre që do t’i shtynte bankat të japin kredi për bizneset. Në vend të shpalosjes së një strategjie, Sejko pohoi se në fakt kreditimi ka qenë i kënaqshëm, duke dalë kështu hapur kundër deputetëve shqiptarë si dhe ekspertëvbe të huaj, siç janë ata të FMN, të cilët vetëm pak ditë më parë i kërkuan gjithashtu BSH një plan të ri efektiv për rritjen e kreditimit. “Në fakt, kreditimi është rritur në mënyrë të moderuar gjatë viteve të fundit. Por për shkak të disa faktorëve - mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe nxjerrja e kredive me probleme jashtë bilanceve të bankave - teprica e kredisë ka rënie. Kredia ka pasur një rritje prej 5 % vitin e kaluar dhe 6% në tremujorin e parë të viti 2019, e zhveshur nga këta faktorë. Kjo rritje ka qenë dhe më e lartë se sa niveli i rritjes së PBB-së, që ishte 4.1% për vitin 2018”, deklaroi ai, duke shtuar dhe se plani aktual ka qenë funksional. Sipas tij, ky plan është hartuar jo vetëm për të përmirësuar bilancet e bankave dhe stabilitetin financiar të vendit, por kryesisht për nxitjen e kreditimit. “Ai ka rezultuar pozitiv dhe ka bërë që raporti i kredive me probleme të ulet nga niveli 25% në vitin 2013 në 11% në fund të vitit 2018. Banka e Shqipërisë ka marrë dhe shumë masa të tjera mikro dhe makroprudenciale, të cilat kanë pasur efektin e tyre. Disa prej këtyre masave kanë qenë të lidhura me mjaftueshmërinë e kapitalit të bankave dhe stimulimin e kreditimit në raport me mjaftueshmërinë e kapitalit, duke u kujdesur për ndikimin që këto masa do të kishin në tepricën e likuiditetit. Pra, bankat janë stimuluar që depozitat ose likuiditetet e tepërta të përktheheshin më shumë në kredi për ekonominë se sa të mbaheshin si vendosje në bankat e huaja”, ka vijuar Sejko.

Ruajtja nga kreditë me probleme

Gjatë konferencës për mediat, Sejko pranoi në mënyrëtë tërthortë se kreditimi i ulët ka në thelb ruajtjen nga kreditë e reja të këqija. Ai madje u bëri apel bankave që të japin kredi të shëndetshme, duke nënkuptuar që vetëm projekte serioze meritojnë kreditim. “Ne jemi duke punuar edhe mbi ndryshime të tjera rregullative për të stimuluar kreditimin, por gjithmonë në mënyrë të kujdesshme që të mos krijojmë përsëri kredi me probleme. Në vijim, ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe shoqatat e biznesit në mënyrë që të vazhdojë kreditimi në ekonomi. Në analizat tona ne parashikojmë që rreziqet janë në kahun e poshtëm. Prandaj dhe sektori bankar dhe sistemi financiar duhet të ecin në mënyrë të kujdesshme, të ndikojnë në rritjen ekonomike të vendit, të ushtrojnë rolin dhe funksionin e tyre në kreditim, por të japin kredi të shëndetshme. Pra, të jepen kredi për projekte serioze të cilat të jenë të kthyeshme. Nga ana tjetër, duhet të kemi dhe një kërkesë të shëndetshme agregate që vjen si pasojë e tregut”, përfundoi guvernatori i BSH, Gent Sejko. 

Më të lexuarat