BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Ekonomia

Kreu i FMN: Ja kriza financiare që i kanoset Shqipërisë nga COVID-19, qeveria të bëjë kujdes me masat, paratë publike të përdoren me mençuri

Kreu i FMN: Ja kriza financiare që i kanoset Shqipërisë nga

Pasojat që sjell Covid-19 po tkurrin në ritme të shpejta ekonominë shqiptare. Për këtë situatë shqetësues ka folur Shefja e re e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Yan Sun dhe shefi në ikje, Jan Kees Martijn, në një intervistë për “Monitor”. Përfaqësuesit e FMN treguan se cilat janë rreziqet që i kanosen Shqipërisë nga kjo valë krizë, duke i bërë këtu thirrje qeverisë që të ketë kujdes me masat shtrënguese si dhe t’i përdorin me taktikë efektive paratë publike. Së pari FMN sqaroi se, ekonomia shqiptare ashtu sikur vendet e tjera do të pësojë rënie të ndjeshme, por ecuria dhe rimëkëmbja varet gjithashtu nga lëshimi i masave që do të ndërmerren si nga qeveria jonë edhe nga vendet fqinje. “Projeksionet e fundit të publikuara mbi ecurinë e pandemisë COVID-19, tregojnë se për vitin 2020 ekonomia globale do të tkurret me 3%, Shqipëria do të jetë shumë e varur nga masat e lehtësimit, që do të ndërmerren nga partnerët në rajon dhe më gjerë dhe sidomos nga Italia. Sektorët më të prekur do të jenë turizmi, i cili shënoi rritje të shpejtë vitet e fundit në eksportin e shërbimeve. Një pjesë e madhe e eksporteve shqiptare është duke përjetuar rënie të shpejtë si pasojë e masave bllokuese nga Italia dhe mungesës së kërkesës nga vendet partnere”, u shprehen përfaqësuesit e FMN. Më tej FMN ka sqaruar se bizneset dhe familjet që kanë nevoja më të mëdha do të preken më tepër, prandaj qeveria shqiptare duhet veprojnë me zgjuarsi në indikatorët fiskalë që përdor për mbajtjen jashtë zonë së kuqe papunësinë. “Barra e rënies ekonomike është më e rëndë për ata që preken më shumë. Për të mbrojtur këto grupe, qeveria duhet të luajë një rol kryesor nëpërmjet stimujve fiskalë për të mbështetur punësimin dhe për të ofruar mbështetje financiare për ata që kanë nevojë. Prandaj është shumë e rëndësishme që çdo mbështetje që qeveria siguron gjatë kësaj kohe të vështirë të adresohet për ata kanë nevojat më të mëdha”, deklaroi FMN.

Përdorimi i parave publike

Më tej FMN ka adresuar disa këshilla për qeverinë shqiptare ku i bën thirrje që të jetë e kujdesshme me mënyrën dhe ku i përdor paratë publike. “Këshilla jonë është që gjatë hartimit të këtyre masave, duhet pasur kujdes të veçantë që masat mbështetëse të adresohen te më të prekurit, të jenë të përkohshme dhe shumë transparente. Është e rëndësishme të sigurohet që paratë publike do të përdoren me mençuri për të mbështetur familjet më të rrezikuara dhe ato biznese ose sektorë që preken më shumë nga kriza”, shprehet FMN. Ndër të tjera u treguan politika të cilat po përdorin disa vende të tjera për të mbështetur bizneset duke thënë se dhe qeveria shqiptare duhet të ndjekë të njëjtat direktiva. “Shumë vende të botës kanë vepruar menjëherë për të mbështetur ekonominë dhe për të kufizuar rënien e punësimit. Mbështetja është adresuar për ata që kanë humbur si pasojë e masave kufizuese dhe rënies ekonomike. Masat janë të ndryshme, duke përfshirë normat më të ulëta të interesit, shtyrjen e taksave, mbështetje me likuiditetit dhe ofrimin e garancisë sovrane për bizneset dhe familjet e prekura.

Autoritetet shqiptare kanë adoptuar një qasje të ngjashme. Sipas FMN, Shqipëria duhet të përmirësojë reformat strukturore me qëllim që të nxisë uljen e borxhit dhe deficitit buxhetor pasi të përfundojë kjo situatë. “Pasi të mbarojë emergjenca, autoritetet synojnë të kthejnë borxhin në një trajektore rënëse. Për ta arritur këtë, do të jetë e rëndësishme që Shqipëria të vijojë me reformat strukturore për të përmirësuar politikën e taksave, administrimin e të ardhurave dhe menaxhimin e financave publike”, shprehet FMN.