BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Ekonomia

Kreu i ISSH zbardh detajet sa do të rriten pensionet vitin që vjen, buxheti do të përballojë indeksim deri në 3 për qind

Kreu i ISSH zbardh detajet sa do të rriten pensionet vitin që vjen,

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka zbardhur detajet lidhur me rritjen e pensioneve. I pranishëm në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku u diskutua buxheti i institucionit që ai drejton për vitin e ardhshëm, Hado tha se rritja e pensioneve nuk do të indeksohet sipas inflacionit të përgjithshëm, por do të jetë në normën e rritjes së çmimeve për disa mallra dhe shërbime të veçanta që janë më të përdorshme nga mosha e tretë. Po ashtu, ai theksoi se nëse do të ketë një rritje të vogël të inflacionit gjatë vitit 2022 atëherë diferenca do të mbulohet nga buxheti i Sigurimeve Shoqërore, nëse rritja do të jetë e madhe atëherë ajo nuk do të mund të mbulohet dot nga ISSH. “Institucioni i Sigurimeve Shoqërore trajton me përfitime të gjithë pensionistët që mbulohen nga skema e sigurimeve shoqërore, njëkohësisht edhe disa kategori të tjera të caktuara të cilat janë përcaktuar me ligje të veçanta. Sa i përket parashikimit në buxhetin e 2022-shit për indeksimin e pensioneve, në ligj është e përcaktuar qartë që pensionet e caktuara dhe që paguhen janë vetëm subjekt i indeksimit. Ajo që është bërë është që është përcaktuar një indeks i veçantë për pensionistët dhe nuk indeksohen me inflacionin e përgjithshëm, por indeksohen me inflacionin e një shporte të caktuar mallrash dhe shërbimesh që janë gjerësisht të përdorshme nga pensionistët”, tha ai.

Indeksim deri në 3 për qind

Kreu i ISSH Astrit Hado u shpreh, se nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë ose bukës do të rritet edhe indeksi i inflacionit për të gjithë pensionistët. Ai theksoi se buxheti do të përballojë indeksim deri në 3 për qind. “Gjatë të gjitha viteve të fundit indeksi i veçantë për pensionistët ka qenë më i lartë se inflacioni i përgjithshëm. Që do të thotë që nëse rritet çmimi i energjisë dhe i bukës, rritet dhe indeksi i inflacionit për pensionistët. Në rast se do të ketë një shtim të inflacionit këta muajt e fundit, sigurisht do të reflektohet në indeksin që do të prodhohet nga INSTAT. Parashikimi është bërë për një indeks inflacioni, i cili është plus minus siç ka qenë inflacioni i vitit 2021. Nëse do të ketë rritje të menjëhershme të inflacionit, brenda buxhetit të sigurimeve ka hapësira për ta kapur një indeks më të madh. Është e pamundur të përballohet nëse ka një rritje nga 2.8 në 6, pasi është e pamundur ta përballojë buxheti aktual, por nëse ka një rritje nga 2.8 në 3, kjo është e mundur për t’u përballuar nga buxheti i Sigurimeve Shoqërore”, tha Hado.

Projektbuxheti për 2022

Ndër të tjera, Hado u shpreh, se sa i përket gjendjes financiare të institutit ajo është e shëndetshme. Kreu i ISSH bëri me dije, edhe se çfarë është parashikuar në projektbuxhetin për vitin 2022. “Gjendja financiare e institutit është e shëndetshme. Niveli i mbledhjes së të ardhurave nga tatimet dhe nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për 2021 është me tejkalim, parashikohet që të mblidhen rreth 6 miliardë lekë më shumë se parashikimi në buxhetin e vitit 2021 që do të reflektojë sigurisht edhe në uljen e deficitit që thash edhe pak më parë që do kapi nivelin e deficitit të vitit 2019. Në projektbuxhetin e vitit 2022, është parashikuar që të ketë rritje të shpenzimeve për sa i përket rritjes së numrit natyral të pensionistëve, është parashikuar efekti mbartës i indeksimeve të bëra ndër vite, po ashtu është parashikuar edhe indeksimi sipas indeksit të çmimit të shportës së mallrave dhe shërbimeve”, tha ai.

Më të lexuarat