
I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit: Çmimi i miellit në ulje për shkak të konkurrencës, vaji i ullirit ka mbetur stok si pasojë e prodhimit të lartë

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Dhjetor 2022

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me rreth 10.6 milionë lekë 4 grosistët e miellit pas një hetimi një vjeçar, ku në treg çmimi i bukës pësoi një rritje të ndejshme pasi një monitorimi të tregut për periudhën shtator 2021 - gusht 2022. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj tha se rasti konkret nuk është realiteti i sotëm por i të kaluarës, dhe se rritja e çmimit të miellit nuk është bërë nga grosistët, ndërsa shtoi se ky fenomen me abuzimin e çmimeve nuk ekziston më tashmë pas ngritjes së grupit të monitorimit të çmimeve. Duke u ndalur tek çmimi i miellit, Rrapaj tha se sot vihet re një fenomen se çmimet e miellit janë më të ulëta se para pandemisë. “Nuk është realiteti i sotëm është realiteti it ë kaluarës. Kompanitë që merren me miellin nuk e pranojnë kanë bërë kundërshtimet e veta dhe besoj çështja do kalojë në gjykatë. Ky fenomen besoj se nuk ekziston më tashme dhe me ngritjen e grupit të monitorimit të çmimeve prej një viti e gjysmë. Këtu nuk bëhet fjalë për periudhën e tanishme, themi që është një situatë që nuk i preket realitetit sot. Rritja e çmimit të bukës nuk është bërë për arsye të marrëveshjes, nga vlerësimi që është bërë sot nuk është ky fenomen në rend të ditës. Natyrisht ai për këtyre qëllim është krijuar si Autoritet të kontrollojë të gjithë veprimtarinë e subjekteve që operojnë në treg. Për rastin konkret është një vendim i marrë me shumë vonesë. Nuk besoj se do të ketë efekt sot, pasi realiteti ka ndryshuar totalisht. Sot vëmë re një fenomen se çmimet e miellit janë më të ulëta se para pandemisë. Po të shohësh në dinamikën e vet kanë ardhur duke u ulur dhe kjo falë konkurrencës që është në treg, është ulur numri i konsumatorëve dhe kjo ka rritur konkurrencën midis subjekteve në treg dhe kjo pa ka bërë që çmimet të vijnë duke u ulur”, tha Rrapaj. Sa i takon çmimit të vajit të ullirit, Rrapaj tha se prodhimi ka qenë i lartë dhe për pasojë edhe çmimi ka qenë i ulët.“Është një situatë shqetësuese në gjithë vendin. Kjo nuk është vetëm për vajin, por edhe perimet frutat dhe qumështit dhe produktet të tjera që fermerët prodhojnë. Nga përfundimet që kemi arritur rezulton se në Shqipëri kemi 3 grupime fermerësh që janë të lidhur me tregun. Kemi një grupim fermerësh që prodhojnë produktet për vete që nuk shkojnë në treg. Kemi një grupim tjetër të fermerëve që prodhojnë për vetë dhe teprica që u mbetet për treg. Ky grupim i parë dhe i dytë zënë 80% të fermerëve të regjistruar në Shqipëri. Dhe është 20% është një grupim tjetër që prodhon më shumë për tregun dhe eksportin. Grupimi i parë dhe i dytë ka gjithmonë probleme, pasi janë të paçertifikuar dhe nuk gjejnë treg të lirë. Grupi i tretë nuk i ka këto probleme. Shkaku i parë është mungesa e kooperimit dhe informaliteti i lartë që eksiton. Më këto dy grupime produkteve e tyre kanë një kosto shumë të lartë. Kjo bën që ky produkt informal të mos ketë atë hapësirë në treg që kanë produktet e tjera. Grupimi i tretë është në vështirësi nga paketa fiskale. Për fermerët rimbursimi i TVSH është 0 kurse për grumbulluesin është 20%. Jemi në disfavor të produktit shqiptar dhe është një negativet shumë i madh i kësaj politike fiskale. Sivjet kemi një prodhim të lartë të vajit të ullirit. Më parë kemi pasur dhe pandeminë dhe COVID që kanë bërë që një pjesë e mirë e konsumit të ulët. Disa zgjidhje duhen gjetur. Një nga zgjidhjet të rritet cilësia e vajit”, u shpreh Rrapaj.
Më të lexuarat


Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë

Bordi i Transparencës ul çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Çfarë po ndodh në tregun e monedhave? Ja me sa këmbehen euro dhe dollari në vendin tonë

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në vendin tonë? "Forcohet" paundi britanik, ja me së këmbehen euro dhe dollari

Për Ministrinë e Arsimit, nafta ende nuk është shtrenjtuar, KLSH: VKM për transportin e mësuesve nuk ka reflektuar çmimet e reja

Me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e huaja në vendin tonë? Ky është këmbimi valutor për ditën e sotme

Çmimet e karburanteve bien në bursa, Bordi i Transparencës shtrenjton naftën dhe benzinën, shqiptarët “viktima” të “orekseve” të oligarkëve

Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

2025 vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private, për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, qeveria gati transaksion menaxhimi e emetimi të ri
