BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x

Ekonomia

Kreu i KLSH raporton në Kuvend dhe ngre alarmin, gjatë 2021 institucionet janë zhytur në parregullsi dhe shkelje financiare, dëmi ekonomik shkon në 160 milonë dollarë

Kreu i KLSH raporton në Kuvend dhe ngre alarmin, gjatë 2021

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu prezantoi përpara deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë raportin vjetor të veprimtarisë së KLSH-së për vitin 2021. Gjatë fjalës së tij, Shehu paraqiti perfomancën e punës së institucionit duke e vënë theksin tek vëmendja që i është kushtuar aktivitetit auditues dhe jo vetëm, duke kontribuar në rritjen e besimit tek institucioni, për rolin e tij në rritjen e përgjegjshmërisë në menaxhimin e fondeve publike, si dhe rritjen e transparencës ndaj taksapaguesve shqiptarë.“Edhe për këtë vit raportues, puna audituese është përqendruar kryesisht në fushat për të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka vlerësuar një nivel të lartë risku, por edhe që vijojnë të shfaqin ndër vite, problematika në lidhje me menaxhimin dhe qëndrueshmërinë e financave publike, të cilat në vlerësimin tonë kërkojnë një vëmendje të shtuar të Kuvendit dhe qeverisë”, tha Shehu. Më konkretisht, ai theksoi se janë gjetur parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën prej 19.2 miliardë lekë.“Edhe këtë vit, shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me keqadministrimin e të ardhurave, menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike, keqadministrimit të pronës shtetërore e ndjekur nga paligjshmëritë procedurale dhe ineficiencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik, etj, shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 54.8 miliardë lekë, ose afërsisht 452 milionë euro, nga e cila, 11 miliardë lekë, ose 91 milionë euro në fushën e të ardhurave, 43.8 miliardë lekë ose 361 milionë euro, në fushën e shpenzimeve të kryera jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe në kushtet e shkeljeve, të disiplinës buxhetore të parashikuara, lidhur me programimin dhe realizimin e shpenzimeve dhe procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor. Bazuar në rezultatet e auditimeve, konstatohet se kjo shkelje e disiplinës financiare është e përhapur kryesisht në procedurat e prokurimit dhe të zbatimit të kontratave”, tha Shehu.

KLSH evidentoi 159 milionë euro dëm ekonomik gjatë 2021

Ndërkohë, sipas raportit të performancës për vitin 2021 të KLSH, i prezantuar pak javë më parë në Komision për Ekonominë dhe Financat, dëmi ekonomik i konstatuar gjatë vitit 2021 kap vlerën 19.1 miliardë lekë (159 milionë euro). Raporti u prezantua nga kreu i KLSH dhe trajtoi gjetjet dhe problematikat e identifikuara nga KLSH gjatë auditimeve në institucionet publike shqiptare.“Aktiviteti qeverisës vazhdon të shfaqë probleme në keq-administrimin e buxhetit,” deklaroi kreu i KLSH Arben Shehu. “Institucionet me risk më të lartë për dëmin ekonomik rezultojnë të jenë sistemet e doganave dhe të tatimeve,” shtoi ai. Sipas raportit për vitin 2021, dëmi ekonomik total i llogaritur arrin shifrën e 19 miliardë lekë (159 milionë euro), ndërsa efektet negative për shkak të parregullsive kapin shifrën e 55 miliardë lekë (455 milionë euro). Raporti i Performancës për vitin 2021, u mbështet në 158 auditime të evaduara në 205 subjekte, me synim dhënien e opinionit për zbatimin e buxhetit dhe menaxhimin e parasë publike, promovimin e llogaridhënies dhe luftën kundër korrupsionit. Raporti i KLSH-së thekson se qeveria nuk ka kryer monitorim të rregullt i kontratave koncesionare, e për më tepër edhe këtë vit të vështirë fiskal është vijuar me kryerjen e pagesave për shërbim të pakryer për kontrollin bazë të popullsisë?  i njohur si “check-up’  dhe për shërbimin e dializës, duke sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

Më të lexuarat