
Çfarë është aplikacioni ku flisnin Rama-McGonigal? Evi Kokalari zbardh detajet: Përdoret nga CIA

"McGonigal, djallëzor si Putini", deklarata e fortë e ish-të dashurës së ish-zyrtarit: Tradhtoi FBI-në për para

Rrëfimi ish-të dashurës së McGonigal, Bushati: Dëshmia e sotme tregon që miqësia me Ramën ishte e fortë

Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Shqipëria ka hyrë në historinë drejt bashkimit etnik, është koha jonë

"Çantën e mbushur me para", ish-e dashura zbulon se çfarë i tha ish-zyrtari i FBI-së

“E nisa e dehur”/ A është penduar? Ish-e dashura e McGonigal rrëfen si fundosi ish-agjentin

Çfarë i tregoi FBI-së për Shqipërinë? Ish-e dashura e Mc Gonigal tregohet e prerë në përgjigjen e saj

Serbia po njeh pavarësinë? Komunikata zyrtare po shpërndahet me shpejtësi në rrjet: Republika e Kosovës...(FOTO)

Kriza e çmimeve, Banka e Shqipërisë jep alarmin, kërkon paketë e dytë për familjet në nevojë dhe pensionistët: Ja çfarë na pret në 3 muajt në vijim

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Gusht 2022

Banka e Shqipërisë, është shprehur që qeveria duhet të miratojë një paketë të re mbështetëse për familjet në vështirësi financiare dhe pensionistët. Pas përfundimit të paketës së parë, ku shteti dha 3 mijë lekë për muajit prill-maj-qershor, për të përballuar çmimet e larta për këto kategori, qeveria nuk miratoi një paketë të dytë, ndërkohë që produktet e shportës po kushtojnë gjithmonë e më shumë. “Në gjykimin tonë, qeveria duhet të shikojë përdorimin e hapësirave që ka në buxhetin e shtetit për të ndihmuar ato shtresa të shoqërisë dhe të ekonomisë të cilat janë më në nevojë apo më të goditura nga kriza. Ky proces duhet realizuar pa cenuar parametrat kryesore të qëndrueshmërisë së financave publike”, është shprehur Banka e Shqipërisë për mediat. Banka qendrore pohon se pritet përkeqësim i gjendjes financiare të familjeve e bizneseve në vend. “Biznesi dhe familjet shqiptare do të ndikohen negativisht nga rritja e çmimeve, aq më tepër për faktin se kjo rritje e shpejtë çmimesh origjinën në tregun e huaj. Megjithatë, sipas parashikimeve tona, ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë vitit 2022 dhe kjo do të krijojë premisa për rritje të të ardhurave, rritje të punësimit dhe rritje të pagave. Kjo do të kompensojë në një masë të madhe ndikimin e rritjes së çmimeve në gjendjen financiare të bizneseve dhe familjeve. Sa më sipër, në gjykimin tonë, bilancet financiarë të ekonomisë shqiptare do të vijojnë të mbeten të shëndetshme”, përgjigjet banka. Banka e Shqipërisë thotë se pavarësisht rritjes së çmimeve pritet që ekonomia të mbetet në trend rritës, edhe pse më poshtë se parashikimet e fillim vitit, por megjithatë të gjitha pritshmëritë janë të rrethuara me pasiguri e që varen nga ecuria e luftës në Ukrainë. Për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe për të garantuar stabilitet në çmime banka qendrore pak ditë më parë rriti për herë të tretë brenda pak muajsh normën bazë të interesit, duke e çuar në 1.75%.
Më të lexuarat


Nga buka deri te kujdesi për veten, si po e ul konsumin ikja e të rinjve shqiptarë nga vendi

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Shqiptarët kursejnë vetëm në valutë, depozitat arrijnë rekordin e 11 miliardë eurove në 2022

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në Shqipëri? Mësoni me sa do të këmbehet euro dhe dollari

Çfarë ka ndodhur me çmimin e naftës? Bordi njofton vendimin e minutës së fundit

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë zgjerohet me 3% më 2023

Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë

Bordi i Transparencës ul çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Çfarë po ndodh në tregun e monedhave? Ja me sa këmbehen euro dhe dollari në vendin tonë
