BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Ekonomia

Kriza energjetike, çmimi për biznesin e madh pritet të rritet me 7 për qind, OSHEE marrëveshje me BERZH për të mbuluar shpenzimet

Kriza energjetike, çmimi për biznesin e madh pritet të rritet

Çmimi i energjisë për biznesin e madh pritet që të rritet me 7 për qind. Edhe zv. kryeministri i vendit Arben Ahmetaj, ditën e djeshme nga seanca e radhës e Kuvendit u shpreh se nuk do të ketë rritje të çmimit për biznesin e vogël duke bërë kështu që barra t’i bjerë biznesit të madh. Biznesi i madh përtej krizës së pandemisë vitin e ardhshëm do të përballet edhe me një faturë më të shtrenjtë për energjinë. Përfaqësuesi “Pro Eksport” Florian Zekja tha dje në media, se tashmë po diskutohet për një rritje të tarifës me 7% për vitin e ardhshëm. Zekja sqaron se ata nuk mund të transferojnë koston tek klientët. Nëse bëhet një përllogaritje, një biznes që paguan 1 milionë lekë nëse do të aprovohej një rritje e tillë do të paguante rreth 70 mijë lekë më tepër. Rritje e kostove të energjisë do të krijonte një tjetër barrë biznesit. Aktualisht shumë biznese të mëdha vijojnë që të furnizohen nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike. Ata nuk kanë mundur të dalin në treg të lirë për shkak të kostove dhe burokracive. Kostoja e energjisë elektrike zë një peshë të konsiderueshme në biznesin fason i cili arrin deri në 15% të xhiros mujore.

OSHEE marrëveshje me BERZH

Ndërkohë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të marrë 70 milionë euro kredi nga BERZH, për të financuar pasojat negative që ka shkaktuar pandemia Covid-19. Kjo hua nuk po merret për të përballuar krizën globale energjetike por për pasojat që pandemia shkaktoi në vitin e kaluar. Kjo marrëveshje huaje është nënshkruar në 8 shtator dhe do të hyjë në fuqi pas miratimit të projektligjit në Kuvend. “Marrëveshja e huas dhe marrëveshja e garancisë, që janë nënshkruar me BERZH-n më 8.9.2021, kanë si qëllim sigurimin e fondeve në formën e kredisë me terma të favorshëm, për të mbështetur kompaninë për sigurimin e stabilitetit ekonomiko financiar, në vlerë të përgjithshme deri në 70 000 000 euro”, thuhet në relacionin e projektligjit të depozituar në Kuvend. Nëpërmjet kësaj kredie OSHEE do sigurojë likuiditetin e nevojshëm pas krizës së vitit të kaluar. Po ashtu 70 milionë euro do të përdoren edhe për përmirësimin e sektorit energjetik të Shqipërisë që shtrihet në drejtime të shumëfishta: strukturore, operacionale dhe financiare. “Shoqëria OSHEE gjatë vitit 2020 është përballur jo vetëm me situatën e thatësirës së jashtëzakonshme, por kësaj situate iu shtua dhe situata e Covid-19, e cila pati efekte shtesë negative në financat e OSHEE Group, sh.a.-së, duke e përballur shoqërinë me një situatë të paimagjinueshme më parë. OSHEE Group, sh.a.-ja, ka marrë menjëherë masa të jashtëzakonshme për përballimin e situatës, duke pezulluar totalisht planin e investimeve për vitin 2020. Por këto masa zgjidhin situatën momentale të OSHEE-së për tejkalimin e situatës, por dhanë pasoja të rënda në stabilitetin teknik e financiar, si dhe arritjes së treguesve të saj, bazuar në planin e konsolidimit financiar të sektorit”, thuhet ndër të tjera në relacion. Kjo kredi po merret në kushtet kur e gjithë bota po kërcënohet nga kriza energjetike, ndërkohë që në Shqipëria është shpallur gjendja e emergjencës dhe janë pezulluar të gjitha investimet e OSHEE, OST dhe të KESH.