BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x

Ekonomia

Kriza energjetike, ERE konfirmon rritjen e çmimit të energjisë për muajt nëntor dhe dhjetor, ja kush preket nga ky vendim

Kriza energjetike, ERE konfirmon rritjen e çmimit të energjisë

Institucioni që zyrtarisht vendos për rritjen e çmimit ka marrë vendim për të nisur nga 1 nëntori rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 4.4 herë më shumë për familjet që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat orë energji elektrike në një muaj. Vendimi për fashën është marrë më herët por aplikimi ishte shtyrë për shkak se situata energjetike u përmirësua. Shtyrja u bë pothuajse me vendim politik dhe u komentua si një lëvizje elektorale, por situata energjetike u përkeqësua për shkak se në liqenet e hidrocentraleve nuk ka ujë. Për këtë arsye Enti Rregullator i Energjisë, njoftoi dje se nga 1 nëntori fillon llogaritja e çmimit të rritur për ata që shpenzojnë më shumë. “Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë. Vendimi i Bordit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022. Siç theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KË, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”, thuhet në deklaratën e  ERE. Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama konfirmoi dje nga Dibra rritjen e çmimit të energjisë nga ERE.

Balluku: ERE miraton çmimet, aplikimin e fashës e vendosim ne, presim shifrat

Nga ana tjetër, edhe ministrja e Energjisë, njëkohësisht zv/kryeministre Belinda Balluku ka reaguar dje, pas vendimit të ERE për vendosjen e çmimit të ri për energjinë mbi fashën e konsumit 800 kWh, për muajin nëntor- dhjetor. Nga Dibra, Balluku theksoi dje se aplikimi nëse do të rritet apo jo fasha e re energjisë nuk është vendosur akoma, pasi siç ajo shpjegoi, ERE vetëm miraton çmimet, ndërsa vendimi për aplikim i takon qeverisë. Për më tepër, Balluku shtoi se aplikimi i këtyre çmimeve do të varet nga shifrat e javës së parë të nëntorit, pasi priten reshje shiu, çka do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fashën 800 kilovatë. “Qeveria jo vetëm subvencionon energjinë. E kemi përsëritur pavarësisht dezinformimit, i cili ndodh në mënyrë të rregullt në media. Para pak doli çmimi i ri i ERE dhe të gjitha televizionet thonë se u vendos rritja e çmimit të energjisë. E kemi shpjeguar disa herë, ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Ne dhe për muajin tetor jemi duke pritur të gjitha të dhënat në bazë të konsumit, i cili është ulur. Shqiptarët janë sensibilizuar dhe kanë konsumuar 5% më pak krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Po ashtu kemi të dhëna se në javën e parë të nëntorit do kemi reshje në zonën e kaskadës së Drinit. Çka do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fashën 800 e cila nuk është rritje çmimi, por përfundimi i mburojës për të gjithë shqiptarët. Ne mbulojmë 1 milionë e 90 mijë abonentë familjarë me një mburojë sociale, energjetike e cila ka nisur nga shtatori i 2021. Ky është muaji i 14-të që qeveria kompenson çdo abonent familjar e rritjes së çmimit. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin”, deklaroi ministrja Balluku.

Kriza energjitike, BE akordon 80 milionë Euro për Shqipërinë

Por ky vendim i Entit Rregullator të Energjisë vjen në një moment kur qeveria morri ndihmën prej 80 milionë euro vetëm dy ditë më parë. Ja çfarë tha presidentja e Komisionit Evropian,  Ursula Von der Leye dy ditë më parë. “Do të jenë 80 milionë euro në grante dhe në rast se e kam kuptuar siç duhet, ju keni një sistem që është i mirë, pra funksionin për të ndihmuar familjet, por edhe bizneset e vogla në këtë kohë të vështirë”, deklaroi Ursula Von der Leye. Kjo ndihmë prej 80 milionë euro ju dha qeverisë shqiptare që të kompensojë diferencat e blerjes së energjisë në bursa. Qeveria shqiptare morri vendim për fashën 800 kilovat ndërsa u përball me çmime të rritura në bursat ndërkombëtare. Në fund të gushtit çmimi në bursë arriti 749 euro. Ky ishte një argument i fortë për të justifikuar rritjen e çmimit të energjisë. Por sot në këtë bursë çmimi i energjisë ka rënë në 136.5 euro dhe sektori energjetik shqiptar e blen energjinë shumë më lirë. Në këtë mënyrë nuk qëndron aspak argumenti i çmimit të lartë për shkak të efektit të luftës. Kriza aktuale i faturohet vetëm luftës ndërkohë që pjesën më të madhe të saj e shkakton keqmenaxhimi i burimeve hidrike në hidrocentrale duke mos parashikuar dhe planifikuar për ditët e vështira. Në fund faturën do e paguajnë familjarëve që ju kërkohet të përdorin dushin më rrallë dhe të lajnë rrobat më pak në rast të kundërt fatura e energjisë nga një nëntori do bëhet e papërballueshme.

Më të lexuarat