BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Ekonomia

Kriza energjitike, ja si institucionet e shtetit po zhysin në kolaps OSHEE-në, 700 milionë euro detyrime të papaguara

Kriza energjitike, ja si institucionet e shtetit po zhysin në kolaps

Kriza energjetike pritet të prekë shumë vende, po ashtu edhe vendin tonë, ndërsa ditët e fundit ka pasur debate të shumta lidhur më këtë çështje. Ajo që mësohet është se OSHEE është në një krizë dhe mund të zhytet drejt kolapsit. Por ajo që bie në sy është se vetë institucionet shtetërore janë debitorët më të mëdhenj. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të muajit gusht, detyrimi që konsumatorët privatë dhe shtetërorë i kanë kësaj kompanie arriti në 77 miliardë lekë, ose rreth 700 milionë euro. Një nga borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë institucionet publike. Të dhënat flasin se borxhi në institucionet buxhetore dhe jo buxhetore, ka shënuar rritje nga viti në vit. Në fund të muajit gusht, detyrimi i tyre ndaj OSHEE, ku përfshihen kryesisht ujësjellësit arriti në masën 20 miliardë lekë, kjo shifër në 2020 ishte 17 ndërsa në 2019, 13 miliardë lekë. Faturat e energjisë së kompanive publike paguhen direkt nga buxheti i shtetit, ndaj ky fenomen është një dëshmi e mungesës së disiplinës në shpenzimet buxhetore. Sa herë këto kompani nuk janë në gjendje të mirë financiare vendosin të mos paguajnë faturat e energjisë dhe të ujit, ndërsa deri më sot askush prej tyre nuk penalizohet. Por, nga ana tjetër nëse një konsumator familjar nuk paguan faturën e energjisë, atij i ndërpritet energjia, ndërsa fillon dhe aplikohen kamatëvonesat.

Importi i energjisë

Në dy vitet e fundit, për shkak të situatës së vështirë hidrike në vend, importet e energjisë elektrike i kanë kapërcyer vlerat e 177 milionë eurove. Të dhënat zyrtare të importeve nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bëjnë me dije se në vitin 2020, importet e energjisë për periudhë nga janari deri në tetor arritën në 77,5 milionë euro, me një mesatare të çmimit të blerjes së energjisë prej 49,4 euro për megavat orë. Ndërsa, që nga janari deri në tetor të këtij viti, vlera e importeve ka kapërcyer 99 milionë euro. Ndërkohë që çmimi i blerjes ka pësuar luhatje të forta. Sipas të dhënave, çmimi i blerjes së energjisë ka qenë i stabilizuar në 50,5 euro për megavat orë nga janari 2021 deri në qershor, teksa ka pësuar rritje të ndjeshme nga korriku e në vijim. Kështu, në korrik çmimi mestar i importit ishte 107,6 euro/megavat orë, në gusht 128,2 euro për megavat orë dhe në shtator 165 euro për megavat orë. Për periudhën nga 1 tetori deri më 10 tetor, çmimi mestar i importit të energjisë kapërceu në 216 euro për megavat orë. Çmimet e larta me të cilët po blihet energjia në tregjet ndërkombëtare nga Furnizuesi i Tregut të Lirë ka bërë që shpenzimet të jenë më të larta, në krahasim me vitin e kaluar. Rritja e çmimeve u reflektua që në muajin korrik të këtij viti, ku për disa procedura blerjesh u pagua 134.91 euro/ Mwh apo 129.95 euro/Mwh, nga 40.85 euro/Mwh që kjo energji kushtoi në të njëjtën periudhë të 2020-ës. Rritja e çmimit vijoi edhe gjatë gushtit e shtatorit, duke kulmuar në blerjen e fundit, ku për 1 Mwh u shpenzua mesatarisht 233 euro/Mwh.