BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Ekonomia

Kriza energjitike, prodhimi vendas ka qenë vazhdimisht në rënie, gjatë 2020 u shpenzuan 69 milionë Euro për import

Kriza energjitike, prodhimi vendas ka qenë vazhdimisht në rënie,

Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës energjetike dhe sinjalet janë për një periudhë të vështirë deri në mesin e vitit që vjen. Çmimi i energjisë jashtë ka kapur nivele rekord, duke futur në kolaps financat e OSHEE. “Open Data Albania” ka bërë një hulumtim mbi çmimin, sasinë dhe vlerën e shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike në Shqipëri 2015-2020. Për 2020, janë prodhuar në total 5.314.811 MWh energji elektrike apo 2% më shumë krahasuar me vitin 2019. Sipas llojit, prodhimi më i madh i energjisë elektrike vjen si rezultat i burimeve hidrike rreth 99% dhe vetëm 1% e energjisë elektrike prodhohet nga burime të tjera të rinovueshme. Pavarësisht rritjes së kapaciteteve prodhuese, viti 2020 konsiderohet si vit jo i mirë hidrologjik, pasi prodhimi total i këtij viti rezulton rreth 15% më pak se prodhimi mesatar i energjisë elektrike në periudhën 2015-2020. Kjo situatë ndikon Importin dhe Eksportin e Energjisë Elektrike. Gjatë vitit 2020, janë eksportuar rreth 25% më shumë sasi bruto Gwh Energji Elektrike nga Shqipëria në vende të tjera krahasuar me vitin 2019. Njëkohësisht Importi bruto (energji në marrje) shënoi vlerën 3.239 GWh apo 2% më shumë krahasuar me vitin 2019. Si rezultat Shkëmbimi i Energjisë Elektrike që jepet si diferencë mes eksportit dhe importit bruto të energjisë ka pësuar rritje me 5.4% krahasuar me vitin 2019, megjithatë ende rezultati i bilancit tregtar të energjisë elektrike mbetet në vlera negative apo situatë deficiti për vitin 2020.

Diferencat eksport-import

Për vitin 2020, Eksporti i Energjisë Elektrike shënoi vlerën 13.776.000 Euro ndërsa Importi i Energjisë Elektrike arrit vlerën 69.146.000 Euro. Me këto të dhëna zyrtare të publikuara nga INSTAT, ERE, Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë, po të vlerësojmë çmimin në blerje dhe çmimin në shitje të energjisë elektrike, rezulton se Shqipëria ka shitur energji elektrike me çmimin mesatar 14.3 Euro/MWh dhe ka blerë energji me çmimin mesatar 21.35 Euro/MWh. Pra për vitin 2020, çmimi i blerjes së energjisë elektrike ka qenë më i lartë se çmimi i shitjes së energjisë elektrike për MWh. Sipas “Open Data” për periudhën 2015-2020, çmimi mesatar në eksport i energjisë elektrike ka qenë jo i qëndrueshëm dhe në vitin 2020 ka pësuar rënie. Ndërsa çmimi mesatar në import të energjisë elektrike në vitet e fundit ka pësuar luhatje të vogla, megjithatë për vitin 2020 ka pasur rritje dhe ka qenë më i lartë se çmimi i eksportit. Por arsyeja e kësaj disbalance është se vendi ynë shet energji në dimër, periudhë kur tregu nuk ka shumë nevojë dhe kjo sjell ulje të çmimit. Ndërkohë që blerja bëhet në verë kur ka shumë kërkesa për energji dhe kjo sjell rritje çmimi. Sipas destinacionit, vihet re se vendet në të cilat Shqipëria ka eksportuar energji elektrike janë Serbia, Sllovenia dhe Greqia. Për vitin 2020 Serbia zë një përqindje prej 64% të vlerës totale të eksporteve apo rreth 8.9 milionë Euro, ndjekur më pas nga Sllovenia me një përqindje prej 22.2% apo rreth 3 milionë Euro dhe Greqia me vlerë totale prej 1.9 milionë Euro apo 13.7% të vlerës totale të eksporteve. Ndërsa sa i përket Importit të Energjisë Elektrike, vendet prej të cilave Shqipëria ka marrë Energji, janë Serbia, Greqia, Sllovenia dhe Republika Çeke.