BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x

Ekonomia

Kursi dhe çmimet “lënë në baltë” të ardhurat doganore , Buxheti mbledh 545 milionë USD më shumë, “fryhet” skema e kontributeve

Kursi dhe çmimet “lënë në baltë” të

Buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 530.6 miliardë lekë përgjatë periudhës Janar-Tetor 2023,  me një shtesë prej +54.5 miliardë lekësh apo më shumë se 545 milionë dollarë, krahasuar me një vit më parë, por nën parashikimin për planin e periudhë. Sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave,  niveli i suficitit në 10 mujor regjistrohet në 48 miliardë lekë. Por nëse do ti analizojmë në zëra vihet re se të ardhurat doganore vijojnë të jenë të “fundosura” tashmë prej disa muajsh, si pasojë e zhvlerësimit të Euros e cila i ka bërë importet më të lira si dhe rënies së çmimeve në tërësi. Konkretisht doganat kanë arkëtuar 179 miliardë lekë, apo 4.2 miliardë lekë më pak se 10-mujori 2022, si dhe 0.3 % më pak se plani  për 2023. TVSH-ja në import  është zëri me më ndikim në rënien e të ardhurave, ku janë arkëtuar 8 miliardë lekë më pak se një vit më parë dhe 0.4 për qind më pak se planifikimi i bërë.  Rënie me 27.5 për qind kanë regjistruar edhe të ardhurat nga renta minerare në raport me një vit më parë. Nga akciza janë mbledhur 48.1 miliardë lekë, 4.2 miliardë lekë më shumë se 10-mujori 2022, por 0.1 për qind më pak se plani, ndërsa taksat doganore janë në rritje. Sa i takon të ardhurave tatimore, në total janë mbledhur 284 miliardë lekë, 43.9 miliardë ose 18.3% më shumë se 10-mujori i vitit të kaluar, si dhe 990 milionë lekë, më shumë se plani.

Zëri që ka pasur ndikimin më pozitiv është ai i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ku janë mbledhur 17.6 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, duke reflektuar reformën e rritjes së pagave. Gjithashtu të ardhurat nga tatimfitimi janë arkëtuar në nivelin 11. 1 miliardë lekë më shumë se 10-mujori 2022, dhe nga të ardhurat personale janë mbledhur 10.7 miliardë lekë më shumë.  Tatimi mbi Vlerën e Shtuar i cili reflekton konsumin po ashtu ka dhënë kontribut pozitiv me rritje të të ardhurave në masën 8.2 miliardë lekë, ndikuar nga bumi i turistëve gjatë sezonit veror, ndërsa vetëm zëri i taksave nacionale rezulton me rënie. Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën dhjetë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 482.6 miliardë lekë. Në terma vjetorë, shpenzimet u realizuan në masën 69.1 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 68.4% të planit vjetor sipas Aktit Normativ të muajit tetor.  Shpenzimet kapitale janë realizuar në masën 39.8 përqind të planit vjetor sipas aktit normativ.