BREAKING NEWS

Plasin akuzat e forta! Shpalli kandidaturën në primare, ndodh dorëheqja e papritur në PD

Plasin akuzat e forta! Shpalli kandidaturën në primare, ndodh
x
BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x

Ekonomia

Kush është “tutori” i Frida Krifcës në politikë? Ja emërimi i paligjshëm në krye të AZHBR nga qeveria

Kush është “tutori” i Frida Krifcës në

Shtohen të tjera skandale për ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Kjo e fundit u emërua ministre në kabinetin qeveritar “Rama 3” në shtator të vitit 2021, ndërkohë që para se ta katapultohej në këtë post, ajo ka drejtuar AZHBR-në. Por teksa sot që flasim bujqësisë dhe blegtoria janë në ditët e tyre më të zeza për shkak të paaftësisë së ministres Krifca, e cila më herët, pra në vitin 2017, është emëruar drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Me gjithë skandalet që kanë shpërthyer së fundmi, mesa duket Krifcës nuk po “i hyn asnjë gjemb nën këmbë” pasi burime bëjnë me dije se ajo ka përkrahje të fortë nga një biznesmen i fuqishëm i afërt me qeverinë. Jo vetëm kaq, por skandali qëndron dhe tek emërimi i zonjës Krifca në krye të AZHBR. Në kohën kur ajo mori atë post, i gjithë emërimi është bërë në shkelje të ligjit. Të paktën kështu ka deklaruar ish-deputeti i LSI-, Endrit Braimllari, i cili pak kohë më parë akuzoi kryeministrin Edi Rama se po dhunon ligjin e Shërbimit Civil. Deputeti Braimllari shprehej asokohe se drejtoresha e re e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca është emëruar nga Rama në këtë detyrë në shkelje të ligjit dhe pa konkurs. Duhet theksuar se kjo është drejtoria më e pasur e ministrisë së Bujqësisë dhe projektet e saj arrijnë në shifra miliarda lekësh në vit. Edhe më i rëndësishëm është fakti që këto financime të huaja janë në shumicën e tyre “grante” falas, që shfrytëzohen për t’u bërë ndere dhe qoka miqve, interesave ekonomike dhe atyre elektorale. Ja reagimi i deputetit të LSI-së Endrit Braimllarit: Skandal. Edi Rama me dorën e tij dhunon ligjin e shërbimit civil. Edi Rama emëron në kundërshtim me ligjin drejtoreshën e AZHBR-së, Frida Krifca. Tepsia e kalbur Edi Ramës nuk njeh ligjin. Ky kryeministër, i cili propagandon me të madhe për pastrimin e administratës nga të paaftët e bën vetëm për shoë mediatik, sepse emëron çdo ditë njerëz të paaftë dhe në kundërshtim me ligjin. Ka emëruar në shkelje me ligjin Frida Krifcën, e cila do të menaxhojë qindra milionë euro nga BE. Ndonëse ligji e thotë qartë, që për funksione të tilla, duhet të fitohet konkursi i Trupës së Nëpunësve Civil të Nivelit të Lartë Drejtues, drejtuesja në fjalë ka dështuar në konkurset ku ka marrë pjesë. Megjithatë, Rama që ligjin e përdor për shoë-n e vet, e ka shkelur atë, kur bëhet fjalë për të emëruar drejtorët e tepsisë së tij të kalbur”, përfundon denoncimin e tij deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari.

Braçe: Fondet e bujqësisë të pamjaftueshme

Ndërkohë, në miratimin nen për nen të paketës fiskale dhe buxhetit për vitin 2023 nuk munguan propozimet e deputetit të PS Erion Braçe për bujqësinë, si i vetmi zë kritik gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë. Braçe ndërsa nuk u pajtua me fondin e vënë në dispozicion për bujqësinë, duke u shprehur se ai përmban më pak para për fermerët dhe nuk mbulon të gjitha nevojat e tyre. “Në buxhet për vitin e ardhshëm keni 1.97 mld lekë, keni më pak. Për naftën deri tani pa asnjë shtesë duhen paguar 1.9 mld lekë, ndërsa për vitin e ardhshëm keni 1.6 mld lekë. Keni më pak. Nuk shkon logjika që kur planifikojmë për vitin e ardhshëm që rritja ekonomike do të na vijë nga konsumi, ne të kemi në skema mbështetëse të drejtpërdrejta për fermerët më pak lekë se ça kemi tani në buxhet. Është e domosdoshme të ndodhë shtesa sepse u është dhënë fjala atyre njerëzve atje, duhen shtuar para. Sot kemi 1.9 mld lekë për naftën, por akoma 1/3 e familjeve nuk kanë marrë naftën. Ka akoma familje blegtorale që nuk kanë marrë paratë, edhe pse kanë plotësuar kushtet që vendosëm ne. Për këtë vit duhet të shtojmë paratë, duhen 1 mld lekë për të paguar naftën deri në fund dhe mbështetjen tjetër duke nisur nga fara e fidanë, deri te tufa bazë e matrikulluar, edhe për vitin tjetër duhen shtuar lekë, për të ruajtur trendin e këtij viti që bujqësia të ndikojë në rritjen ekonomike vitin tjetër, por edhe për të zbutur inflacionin.” Braçe kërkoi që të hiqet një pjesë e parave të parashikuara për investime publike dhe ato të shkojnë për nevojat e bujqësisë, por ministrja e Financave e kundërshtoi duke argumentuar se ka fond rezervë që do të alokohet sipas çdo rasti”, tha ai. Po ashtu Braçe propozoi që të ndryshohet skema e TVSH për bujqësinë, për të nxitur përpunuesit që të përqendrohen te prodhimi vendas dhe jo tek importi.