BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Kushtet e kredisë mbeten të shtrënguara për bizneset, lehtësohen për individët vetëm për konsum

Kushtet e kredisë mbeten të shtrënguara për bizneset,

Rezultatet e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues për tremujorin e dytë të vitit 2017 tregojnë se standardet e kredisë për bizneset mbeten pothuajse të pandryshuar nga tremujori i kaluar, ndërsa standardet e kredisë për individë janë lehtësuar. Konstatimi vjen nga Banka e Shqipërisë. Sipas madhësisë së biznesit vihet re se standardet e kreditimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë lehtësuar disi, ndërsa në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha kushtet kanë mbetur të pandryshuara. Për individët, standardet e kreditimit janë lehtësuar vetëm për kredinë konsumatore, ndërkohë që për kredinë për blerje banese kushtet mbetën të pandryshuara. Faktorët kryesorë që ndikuan në kahun lehtësues të standardeve të bankave për kredinë dhënë bizneseve janë konkurrenca në tregun bankar dhe niveli i likuiditetit të bankave. Po këta tregues, së bashku me mjaftueshmërinë e kapitalit të bankave u perceptuan si faktorët që sollën lehtësimin e standardeve të kredisë edhe për individët. Faktorët që kanë ndikuar në kahun shtrëngues të standardeve vijojnë të mbeten kreditë me probleme, situata makroekonomike, si dhe problemet specifike të sektorit. Politika lehtësuese e bankave ndaj kredisë për biznese u zbatua kryesisht nëpërmjet zvogëlimit të komisioneve dhe marzhit mesatar, ndërsa shtrëngimi i kushteve për këtë kategori u krye nëpërmjet rritjes së kërkesave për kolateral. Bankat shprehen se lehtësimi i kushteve të kredisë për individë u zbatua kryesisht nëpërmjet ngushtimit të marzhit mesatar për kreditë, rritjes së raportit të këstit ndaj të ardhurave dhe rritjes së madhësisë së kredisë.

Kërkesa për kredi

Kërkesa për kredi në tremujorin e dytë të vitit 2017 u raportua e pandryshuar për bizneset, ndërsa për individët vihet re një kërkesë për kredi në rritje. Rritja e kërkesës së individëve ka ardhur si rezultat i një kërkese më të lartë për kredi konsumatore, ndërkohë që ajo për blerje banese ka mbetur e pandryshuar. Bankat presin shtrëngim të standardeve të kreditimit për individët, ndërsa standardet e kredisë për bizneset pritet të mbeten të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit 2017. Për individët, pritet që shtrëngimi të aplikohet si në segmentin e kredisë konsumatore ashtu dhe në atë për blerje banese. Kërkesa për kredi parashikohet në rritje si nga bizneset ashtu edhe nga individët.

3 mujori i ardhshëm

Standardet e kredisë për bizneset kanë mbetur pothuajse të pandryshuara në tremujorin e dytë të vitit 2017. Kushtet e kreditimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë lehtësuar disi, në përputhje dhe me pritjet e tremujorit të kaluar. Për ndërmarrjet e mëdha, ndryshe nga sa pritej, standardet e kredisë kanë mbetur të pandryshuara. Në tremujorin e tretë të vitit 2017, bankat presin që standardet e kreditimit të mbeten të pandryshuara, si në segmentin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ashtu edhe për ndërmarrjet e mëdha. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, standardet janë lehtësuar për kreditë për kapital qarkullues, ndërsa për kredinë për investime kanë mbetur të pandryshuara. Në tremujorin e ardhshëm pritet që standardet për të dy këto kategori të mos ndryshojnë.

Standardet për biznesin

Faktorët me ndikimin kryesor në lehtësimin e standardeve të kredisë për biznese në tremujorin e dytë rezultuan të jenë konkurrenca në tregun bankar dhe niveli i likuiditetit në sistem. Ndërkohë, faktorët e tjerë si: problemet specifike të sektorëve ku vepron biznesi; kreditë me probleme; perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike; si edhe mjaftueshmëria e kapitalit; vijojnë të ndikojnë në kahun shtrëngues. Lehtësimi i standardeve të kreditimit të bizneseve në tremujorin e dytë të vitit 2017 u realizua kryesisht nëpërmjet uljes së komisioneve dhe uljes së marzhit mesatar. Ndërkohë, rritja e kërkesave për kolateral është faktor që ka vepruar në kahun shtrëngues. Kërkesa për kredi ka mbetur pothuajse e pandryshuar në tremujorin e dytë të vitit 2017, e ndikuar më shumë nga segmenti i ndërmarrjeve të mëdha, ndërkohë që ndërmarrjet e vogla e të mesme kanë shfaqur rritje të kërkesës. Në tremujorin e dytë, bizneset kanë shfaqur kërkesë më të lartë për kredi për kapital qarkullues, ndërkohë kërkesa për kredi për investime ka mbetur e pandryshuar. Në tremujorin e tretë të vitit, bankat presin rritje të kërkesës, të mbështetur si nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ashtu edhe nga ndërmarrjet e mëdha.