BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Kuvendi kërkon shpërblim për pensionistët për festat e fundvitit, zbardhet kërkesa zyrtare për Ministrinë e Financave

Kuvendi kërkon shpërblim për pensionistët për festat e

Kuvendi i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë të mos heqëdorë nga paketa e solidaritetit për pensionistët dhe familjet në nevojë. Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, ministrja e financave, Anila Denaj deklaroi se qeveria nuk ka ende një plan nëse do të ketë shpërblim apo jo për pensionistët në fund të vitit. Por, përveç kritikave të deputetëve, Komisioni i Ekonomisë ka hartuar edhe një raport zyrtar që do të kalojë për votim të hënën në seancë plenare. Në raport theksohet qartë se duhet të mbështeten pensionistët në fund të vitit.

“Komisioni rithekson kërkesën e tij të mëparshme që Ministria e Financave dhe Ekonomisë të analizojë treguesit, si dhe të parashikojë një bonus për shpërblimin e pensionistëve dhe shtresave të tjera në nevojë për festat e fundviti”, thuhet në raport. Më tej kërkohet kujdes dhe progres për reformën e fiskalizimit. Sipas shqyrtimit të nxjerrënë raport, kjo reformë do të eliminojëkonkurrencën e pandershme në treg. “Duhet të përshpejtohen procedurat për kryerjen e reformës së fiskalizimit, duke filluar që nga dërgimi në Kuvend dhe miratimi i projektligjit për këtë çështje dhe duke vijuar me zbatimin me korrektësi të kuadrit ligjor. Zbatimi i kësaj reforme, sjell mbledhjen më efikase të ardhurave, si dhe thellimin e luftës kundër konkurrencës së pandershme dhe informalitetit ”, theksohet në raport. Gjithashtu rëndësi të veçantë, Kuvendi i kushton edhe buxhetit të viti 2019, sipas të cilit duhet rishikuar me ndryshime që do të mundësojnë rritjen e buxhetit vjetor. “Ndryshimi i buxhetit të vitit 2019 me këtë akt normativ është me rëndësi të veçantë, pasi pa ndryshuar parametrat kryesorë të parashikuar në fillim të vitit, mundëson rritjen e financimit ndaj pushtetit vendor, përballimin e situatës emergjente të shkaktuar nga tërmeti, rritjen e eficencës së përdorimit të fondeve publike dhe rritjen e sigurisë në realizimin e treguesve të buxhetit. Këto ndryshime do të krijojnë mundësinë për reduktimin e detyrimeve të prapambetura”, thuhet në raport

Ja kërkesat e tjera të Kuvendit

Nëpërmjet këtij raporti, Komisioni i Ekonomisë u kërkon strukturave ekzekutive të jenë më efektive me reformat strukturore, në mënyrë që të shfaqen progresive ndaj pritshmërive për buxhetin e vitit 2019. “Komisioni sugjeron që, për periudhën e mbetur të vitit, strukturat ekzekutive të rrisin përpjekjet në drejtim të përmirësimit të administrimit fiskal, realizimit të detyrimeve kontraktore të projekteve të investimeve publike, thellimit të reformave strukturore, për të arritur rezultatet e parashikuara në treguesit makroekonomikë të vendit”, thuhet në raport. Pikë tjetër shqetësuese në raport është edhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura, për të cilën tërhiqet vëmendje ndaj strukturave buxhetore. Nga struktura buxhetore kërkohet gjithashtu kujdes i veçantë për kontratat e investimeve publike. “Prioritet për periudhën e mbetur të vitit është edhe respektimi i detyrimeve kontraktore në fushën e investimeve publike nga të gjitha njësitë buxhetore. Gjithashtu, të rishikohen politikat fiskale dhe standardet, me qëllim që ashtu si në pushtetin vendor, tregues pozitivë për investimet publike të arrihen edhe në investimet e pushtetit qendror”, thuhet ndër të tjera në raport.

Esmeralda Hida