BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Kuvendi miraton ligjin për fiskalizimin, ja katër fazat që do të ndiqen për zbatimin, preken mbi 80 mijë biznese

Kuvendi miraton ligjin për fiskalizimin, ja katër fazat që do

Pas diskutimeve dhe kritikave të shumta është miratuar dje projektligji për fiskalizimin. Që prej fillimit kur Ministria e Financave prezantoi projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, debate dhe dyshime të shumta janë hedhur mbi zbatimin e tij. Bizneset janë shfaqur skeptikë dhe të papërgatitur për ndryshimet që sjell ky proces, nga ana tjetër edhe deputetët e opozitës janë treguar kritikë për zëvendësimin e kasave ekzistuese fiskale me ato të reja elektronike. Gjithsesi, ditën e djeshme ligji për fiskalizimin u miratua në parim nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë. Paraprakisht, ministrja e Financave, Anila Denaj, prezantoi me saktësi para deputetëve të komisionit çdo ndryshim dhe rregull që përmban ky projektligj. Sipas ministres, ky ligj do të sjellë një sërë risish për bërjen e biznesit në vend dhe avancon proceset operacionale të biznesit dhe administratës tatimore, çka reflekton një rritje të konsiderueshme të ardhurash. “Sipas vlerësimeve të ekspertëve fiskalë, zbatimi i plotë i projektit të Fiskalizimit do të sigurojë një rritje të ardhurave nga TVSH me rreth 20-30 % krahasuar me TVSH-në e brendshme që arkëtohet aktualisht. Në terma sasiorë, të ardhurat pritet të rriten rreth 10 miliardë lekë ose me rreth +0,5 – 0,6 % të PBB-së. Objektivi i ministrisë është që, në terma afatmesëm 3-4 vjecarë të implementimit të plotë të Projektit të Fiskalizimit, të ardhurat nga TVSH të arrijnë mbi 9,2 % e PBB-së”, tha ajo. Më tej Denaj sqaroi se ky proces do të prekë 80 mijë biznese dhe se për të gjithë do jepet kohë deri në korrik për tu përshtatur me risitë e tij. “Duke qenë se operatorët e përfshirë në këtë fazë do të jenë rreth 80 mijë biznese të cilët do të kalojnë nga sistemi aktual i kasave te projekti i fiskalizimit, u gjykua se një periudhë tranzitore prej 6 muaj do të ishte më se e mjaftueshme për të lehtësuar tranzicionin. Për këtë arsye kemi vendosur që nga 1 janar 2020 deri në fund qershori 2020, bizneset do të kenë mundësi të përdorin njërin nga sistemet. Prej datës 1 korrik 2020, të gjithë bizneset detyrimisht duhet të zbatojnë ligjin e fiskalizimit dhe dispozitat e ti”, shprehet Denaj.

Fazat e fiskalizimit

Për të shuar mendimet skeptike të pronarëve të bizneseve, ministrja Denaj informoi gjatë mbledhjes së djeshme se procesi i fiskalizimit do të realizohet në katër faza, ku faza e parë parashikohet të nisë zbatimin në datën 1 korrik 2020. “Faza e parë prek transaksionet me para në dorë Biznes-Konsumator dhe parashikohet të nisë zbatimin në datën 1 korrik 2020”, sqaroi ajo. Më tej ministrja tregoi se faza e dytë do jetë transaksioni qeveri-biznes pa para në dorë, më pas faza e tretë biznes –biznes, ku bankat do të kontrollojnë transaksionin e pagesave dhe faza e fundit që do të fillojë zbatimin në 2020 e do të vazhdojë më tej. “Faza e dytë e fiskalizimit për transaksionin pa para në dorë Biznes – Qeveri dhe do të fillojë nga data 1 janar 2021; faza e tretë prek transaksionet pa para në dore Biznes –Biznes dhe do të fillojë të zbatohet nga data 1 korrik 2021, ku monitorimi i pagesave të këtyre transaksioneve do të realizohet nëpërmjet sistemit bankar; faza e katërt përfshin ngritjen e regjistrit të aseteve të biznesit dhe do të fillojë zbatimin gjatë vitit 2020”, tha ministrja. Ndër të tjera Denaj paraqiti edhe një sërë elementësh kryesorë dhe risish të projektligjit, si rikonceptim të pajisjeve fiskale, duke kaluar nga pajisjet “hard” në “softeware”, raportim në kohë reale të transaksioneve të çdo tatimpaguesi nga raportimi ditor, duke mundësuar kështu monitorimin në kohë reale të gjithë zinxhirit të tregtimit të produkteve.

Esmeralda Hida