BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Kuvendi miraton projektin e fiskalizimit, zero kosto për 10 mijë biznese, shtyhet për në shtator afati i aplikimeve, ja detajet

Kuvendi miraton projektin e fiskalizimit, zero kosto për 10 mijë

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje projektin e fiskalizimit. Pas shqyrtimit të tij nen për nen, anëtarët e komisionit votuan miratimin në tërësi të tij, por me disa ndryshime. Ndryshimi i bërë në nenin 22 do sjelli lehtësira dhe përjashtim nga kosto të bizneseve të cilët sigurojnë nga xhiro vjetore nga 0-2 milionë lekë të reja. Në këtë mënyrë këto kategori biznesesh do të kenë mundësinë të fiskalizojnë faturat pa kosto duke përdorur platformën qendrore të administratës tatimore. Ky ndryshim është bërë i ditur nga zëvendësministri i Financave, Elton Haxhi. Sipas tij, kjo lehtësi do të krijohej për ato biznese me këtë xhiro, por që lëshojnë deri në 350 fatura në vit, pasi është e papërshtatshme për bizneset e shitjes me pakicë që të bëjnë çdo veprim në sistem, ku duhet shënuar çdo produkt me përshkrimin e saktë. Si e tillë, megjithëse do të mbetet në dëshirën e subjekteve, Financat llogarisin që përfituese reale të jenë afro 10 mijë të tilla. “Kemi menduar që për një kategori biznesesh të lejohet të përdoret platforma qendrore e administratës tatimore, në mënyrë që këta biznese të mos jenë të detyruar të përdorin pajisjet softwerike, por të kenë akses të menjëhershëm në platformë. Kjo platformë do të aplikohet vetëm nga bizneset të cilët kanë një fashë deri në 2 milionë lekë dhe lëshojnë vetëm 350 fatura të transaksioneve në vit. Në këtë kategori sipas përllogaritjeve tona përfshihen rreth 10 mijë biznese të cilët aktualisht përdorin kasë fiskale edhe pse konsiderohen si të vetëpunësuar, ndërkohë kjo platformë do u krijojë atyre lehtësira”, u shpreh Elton Haxhi. Në këtë pikë është kërkuar edhe një tjetër ndryshim nga kreu i Komisionit, Arben Ahmetaj. Sipas tij numri i faturave në vetëm 350 i kufizon tatimpaguesit, pasi praktikisht rezulton të lëshojnë vetëm një faturë në ditë. “Duhet të sqaroni se kjo platformë është një alternativë, sepse në të kundërt një faturë në ditë është një mënyrë kufizimi për këtë kategori biznesesh, hiqeni këtë kufizimin me një faturë në ditë dy fatura për shembull nuk shkaktojnë asnjë dëm, pasi mjaftojnë të dhënat e xhiros”, tha kreu i komisionit.Duke qenë se ky sistem do të bazohet në aplikacione të reja dhe fut në përdorim faturën elektronike, anëtarë të komisionit dhe vetë kreu kanë kërkuar që të shtyhet afati i zbatimit të procesit. Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar se ligji do të hynte në fuqi në janar të vitit 2020, ai është shtyrë për në 1 shtator të vitit të ardhshëm dhe fatura elektronike të përdoret plotësisht vetëm në 1 korrik 2021. “Fiskalizimi nuk nis as në korrik as në qershor, por më 1 shtator 2020. Kemi rënë dakord që faza e parë të nis në shator 2020, ndërsa dy fazat tjera në janar 2021. Ndërsa fatura elektronike në 1 korrik 2021. Nuk pres kundërshtime për këtë ndryshim pasi kështu ka vendosur ligjvënësi, që t’i jap kohë tatimpaguesit të përshtatet për një periudhë të caktuar tranzitore”, u shpreh Ahmetaj.

Aplikimi i serverit të ndërmjetëm

Ndër të tjera gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit është diskutuar edhe për një tjetër risi që ka të bëjë me heqjen apo jo të kasave ekzistuese. Sipas zëvendësministrit Elton Haxhi, kasat që janë në përdorim aktual nuk do të hiqen nga tregu pasi është menduar për një zgjidhje softuerike, e cila bën të mundur modifikimin e kasave me sistemin e ri. “Nuk do përjashtohen kasat fiskale aktuale. Nuk do të kemi memorie fiskale të detyrueshme pasi rrit kostot për biznesin. Kasat nuk do të largohen pasi do të përdoret një server i mesëm, i propozuar nga vetë kompanitë e kasave fiskale”, tha zëvendësministri Haxhi. Futja e një programi të ndërmjetëm për të mos nxjerrë nga tregu kasat ka hasur në kundërshtinë e anëtarëve të komisionit. Edhe në këtë rast Ahmetaj i ka kërkuar përfaqësuesve se serveri duhet menaxhuar nga institucione shtetërore. Në asnjë mënyrë ky sistem nuk duhet të mbetet në duart e privatit. 

Esmeralda Hida