BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x

Ekonomia

Kuvendi nis diskutimet e ligjit, forcohen kriteret për pjesëmarrje në tender, ja tarifa që do të paguhet nëse tërhiqesh nga gara

Kuvendi nis diskutimet e ligjit, forcohen kriteret për pjesëmarrje

Qeveria ka vendosur të rrisë kontrollin mbi tenderat publike në vend. Prej disa kohësh tenderat  janë cilësuar si një zë mjaft problematik në buxhetin e shtetit. Por duke qenë se edhe në këtë vit  tenderat kanë shkaktuar miliona euro humbje dhe detyrime të prapambetura në arkë, qeveria ka ndryshuar ligjin për prokurimet publike. Kështu, ndryshimet e bëra janë diskutuar dje në Komisionin e Ekonomisë, ku ishte e pranishme drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, e cila shpjegoi me detaje risitë e ligjit. Sipas saj, tashmë deklarimet do bëhen vetëm me një formular deklarimi edhe për të lehtësuar garuesit, por edhe për të rritur kontrollin mbi ta. Gjithashtu kompanitë duhet të tregojnë sëbashku me këtë formularë vetëdeklarimi të gjitha dokumentet që kërkon kontrata. “Projektligji parashikon lehtësimin e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomik në procedurat e prokurimit, duke parashikuar një formular të vetëm vetëdeklarimi. Nëse aktualisht shumica e dokumenteve kërkohet të ngarkohet në sistemin elektronik, me këtë ligj ne do të vendosim që do të ketë një formular të vetëm vetëdeklarimi me disa prej kërkesave dhe operatori ekonomik vetëm do të vetëdeklarojë që kushtet për një sërë kërkesash që do të mirëpërcaktohen në rregullat e prokurimit duke lehtësuar atyre mundësinë e ofertimit. Fituesi do të duhet t’i japë autoritetit kontraktor të gjithë dokumentet e ofertimit, por gjatë procesit të ofertimit do të ofertojnë vetëm me anë të vetëdeklarimi”, u shpreh ajo. Më tej ajo bëri me dije se, do të ketë penalitete për ato autoritete kontraktore, të cilat futen në  garë si kompani kufoma dhe dalin prej saj gjatë tenderimit. Sipas Kashtës, penalitete do të jetë jo më pak se 2% në raport me fondin e ofertës, si dhe më shkeljen e bërë. “Drafti parashikon penalitete për operatorët ekonomikë që futen fiktivisht në garë. Parashikohet të përfshihet sërish sigurimi i ofertave, nëse tërhiqen nga gara u mbahen një penalitete në 2 për qind të fondit limit të ofertës. Për herë të parë, po ashtu ulim afatin e periudhës së përjashtimit minimal të operatorëve ekonomik nga Autoriteti i Prokurimit Publik, kjo për ta lidhur me parimin e proporcionalitetit, pra masa e penalitetet duhet të jetë në përpjesëtim me masën e shkeljes së konstatuar”, theksoi drejtoresha e APP.

Ja rregulla të tjera

Po ashtu, një risi tjetër është ndjekja e zbatimit të kontratave pas nënshkrimit të tyre. Sipas drejtoreshës edhe pasi kontrata ta jetë nënshkruar APP do të vijojë monitorimin në rast shkelje rregullash. Në rast se gjatë zbatimit të  kontratës vërehen boshllëqe, kontrata prishet automatikisht.  “Do ndiqet kontrata dhe pas nënshkrimit dhe nëse gjenden pa rregullsi do të prishet. Ndryshimet në ligj parashikojnë gjithashtu njoftimet paraprake që operatorët të kenë më shumë informacion për të qenë më të përgatitur në ofertim, duke synuar rritje të transparencës dhe më shumë pjesëmarrës në tendera”, theksoi Kashta. Po ashtu parashikohet periudha e pritjes, gjatë të cilës APP nuk mund të shprehet pa përfunduar koha e ankimimit. Ndërsa ankimimi nga dy shkallë që është aktualisht kalon me një shkallë. Aktualisht ankesat depozitohen fillimisht pranë autoritetit kontraktor dhe më pas pranë Komisionit të Prokurimit Publik. “Për të shkurtuar afatin e ankimimit dhe rritur eficiencën në trajtimin e ankesës ne me këtë ligj vendosim që ankesa është një shkallëshe, depozitohet njëkohësish pranë autoritetit kontraktor dhe KPP dhe ka vetëm një afat për t’u ruajtur nga dy aktorët. Me ligjin e ri vendimet e KPP ankimohen direkt në Gjykatën e Apelit jo në Gjykatën e Shkallës së Parë”, tha Kashta. Kujtojmë këtu se të gjitha këto shtrëngime rregullash duheshin për shkak se, sipas KLSH për periudhën janar-qershor 2020, vetëm nga auditimi i procedurave të prokurimit ka një dëm ekonomik në shumën e 2.7 milionë eurove, nga të cilat vlera më e lartë regjistrohet në procedurën prokurimi dhe më e ulët gjatë zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve.