Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kuvendi shuplakë Autoritetit të Konkurrencës, ERE dhe AKEP: Nuk kanë mbrojtur interesat jetikë të qytetarëve në monitorimin e tregjeve për tarifat e shërbimeve

Postuar: 16/12/2018 - 07:42

Autoriteti i Konkurrencës, Enti Rregullator i Energjisë dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nuk kanë mbrojtur interesat jetikë të qytetarëve me përgjegjësinë që u kushtojnë monitorimit të tregjeve. I këtij mendimi është Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili e deklaroi këtë fakt në Forumin “Konkurrenca dhe Biznesi”, organizuar nga Autoriteti i Konkurrencës. Këto institucione mbikëqyrin sektorë jetikë, me ndikim të drejtpërdrejtë e të ndjeshëm në mirëqenien e qytetarëve. Por mesa duket, jo vetëm qytetarët janë të mendimit se roli i tyre është fare minimal, për të mos thënë inekzistent, sa i përket ndërhyrjes së tyre në tregje për shërbime publike më cilësore dhe të përballueshme.

Akuzat e Ruçit

Kreu i Kuvendit akuzoi drejtpërdrejt këto institucioneve mbikëqyrëse dhe rregullatore, se nuk kanë bërë sa duhet, përshembull sa i përket tarifave të shërbimeve. “Zhvillimi ekonomik i vendit duhet të shkojë në përfitim të qytetarëve, si konsumatorë finalë të produkteve e shërbimeve. Konkurrenca e drejtë dhe e shëndetshme kontribuon direkt në rritjen e mirëqenies së popullatës. Po a i jeni përgjigjur ju, si institucione të pavarura, dhe ne të gjithë, këtij destinacioni të tregjeve dhe të lirisë ekonomike? Si kemi kontribuar dhe po kontribuojmë që liria ekonomike të mos godasë, por të ushqejë liritë sociale dhe njerëzore? Përfaqësuesit e institucioneve janë në shërbim të Kushtetutës e të ligjit, dhe njëherësh edhe në shërbim të qytetarëve. Megjithatë, po konstatoj se përgjegjësia sociale dhe njerëzore nuk janë për ju po aq të shenjta sa janë kushtetueshmëria dhe ligjshmëria. Ne duhet të respektojmë një për një frymën dhe gërmat e Kushtetutës dhe të ligjeve. Por po aq rigorozë duhet të jemi edhe me respektimin një më një të detyrimeve e standarteve njerëzore e sociale të ligjeve, reformave dhe institucioneve tona. Është detyra juaj e drejtpërdrejt, por edhe përgjegjësia jonë politike, kombëtare e institucionale që shërbimet publike të jenë cilësore dhe të përballueshme. Këto shërbime nuk janë luks për qytetarët. Edhe ato janë pjesë e detyrimeve tona kushtetuese. Le të marrim një aspekt të shërbimeve publike, ku secili duhet ta shikojë pozicionin dhe performancën e vet në mënyrë kritike. E kam fjalën për tarifat e shërbimeve. Autoriteti i Konkurrencës, ERE dhe AKEP duhet të ndërgjegjësohen se nuk kanë mbrojtur interesat jetikë të qytetarëve me përgjegjësinë që u kushtojnë monitorimit të tregjeve”, u shpreh Ruçi, duke u bërë apel të gjitha institucioneve të pavarura që kanë për objekt të veprimtarisë së tyre aspekte të shërbimeve publike dhe mirëqenies, të rivlerësojnë mundësitë që krijojnë tarifat e shërbimeve publike për shërbime të aksesueshmë për të gjithë qytetarët. “Natyrisht, pa dëmtuar rregullat e tregjeve, por edhe të mos i lemë qytetarët nën goditjet e forcave të pashpirt të tregjeve. Vetëm kështu institucionet e pavarura do të vihen plotësisht në rolin e tyre edhe si arbitra të lojës së ndershme në treg, por edhe si rojtarë të interesave të qytetarëve. Nëse dëshirojmë që zhvillimin dhe rritjen ekonomike ta “përkthejmë” në mirëqenie e shërbime për qytetarët, institucionet e pavarura, duhet të bëhen “përkthyesit” e rritjes dhe shërbimeve publike në interes publik e qytetar”, pohoi Ruçi, duke ofruar dhe mbështetjen e Kuvendit në këtë mision. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 08:05

 Detyrimet e parapaguara ndaj administratës tatimore shënuan një rritje në vitin 2018, duke arritur rreth 108 miliardë lekë, me një rritje prej 8 miliardë lekë në raport me një vit më parë.

Postuar: 20/04/2019 - 07:51

Ashtu si pothuajse gjatë gjithë vitit 2018, edhe këtë vit mesa duket bankat do të vijojnë të mos

Postuar: 19/04/2019 - 07:20

Pas shumë muajsh kundërshtimesh nga ana e biznesit, qeveria ka shfaqur shenjat e para të një tërh

Postuar: 18/04/2019 - 07:19

Të gjithë tatimpaguesit me të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë duhet të dorëzojnë deklaratën

Postuar: 17/04/2019 - 07:18

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve zh

Postuar: 16/04/2019 - 07:26

Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave për diplomatët, ushtarakët, mësuesit dhe policët e burgj

Postuar: 14/04/2019 - 18:45

Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të investuara jashtë vendit ose gati një të tr