BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Kuvendi vë në rresht ERRU dhe bashkitë, nuk do të ketë rritje të tarifës së ujit për 5 vjet, ja detajet e rezolutës

Kuvendi vë në rresht ERRU dhe bashkitë, nuk do të ketë

Kuvendi kërkon që deri në 2025 mos të ketë rritje të çmimit të ujit. Në raportin e publikuar së fundmi me të dhënat për vitin 2020, ERRU ka treguar se ujësjellës-kanalizimet kanë mbyllur në performancë të dobët vitin sa u përket të ardhurave të mbledhura dhe disa prej tyre kërkonin që të ketë rritje të tarifave që aplikohen për qytetarët. Por, Kuvendi u ka paraprirë këtyre pretendimeve, duke dhënë disa sugjerime që ERRU duhet t’i zbatojë për vitin 2021. Ditën e djeshme Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka shqyrtuar projektrezolutën e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2020. Ndërsa ka vlerësuar punën e këtij institucioni, Komisioni ka paraqitur edhe disa rekomandime që ERRU duhet t’i përfshijë në projektrezolutën për vitin 2021. Ishte kryetari i Komisionit, Ilir Beqaj, ai i cili paraqiti tre rekomandimet primare, ku ndër to veçoi kërkesën për tarifat e ujit. Konkretisht, Beqaj në emër të Komisionit i kërkoi ERRU që brenda këtij viti të hartojë një plan afatmesëm, i cili përcakton tarifat për shërbimin me ujë dhe këto tarifa të mos ndryshojnë për një afat kohor të caktuar. Ndërsa tregoi se ky është edhe një rekomandim i Bankës Botërore, Beqaj tha se tarifat nuk duhet të ndryshojnë për 5 vjet. Sipas tij, në këtë mënyrë eliminohen pakënaqësitë dhe abuzimet. “Unë do të sugjeroja që të kishte hartim të një plani afatmesëm të nivelit tarifor. Pra, nëse përcaktohet sot një tarifë ajo të mos ndryshojë për një periudhë disa vjeçare. Ka një dokument të Bankës Botërore, i cili ka studiuar këtë gjë për disa vite dhe sugjeron që ky plan të jetë 5 vjeçar. Prandaj, ERRU duhet të hartojë modele të një plani pesë vjeçar për tarifat e pandryshuara, për të siguruar kështu qëndrueshmëri dhe eliminuar problemet. ERRU mund të hartojë një plan provizor njëherë, për të informuar dhe përgatitur kompanitë, pastaj të vihet në zbatim. Sigurisht, presim që ERRU të angazhohet për këtë plan brenda viti 2021”, u shpreh ai.

Standarde të reja për kompanitë furnizuese

Në rekomandimet e paraqitura, një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe shërbimeve nga ujësjellës-kanalizimet në zonat rurale, ku u kërkua që ERRU të vendosë standarde minimale të furnizimit me ujë, si dhe mënyrës së pagesës së faturave. Pra, kompanitë që vendosen në këtë detyrë duhet të plotësojnë disa standarde që do jenë lehtësues për qytetarë, si për shembull shtimin e pikave të shlyerjes së faturave, ose një tjetër mënyrë që nuk do të detyrojë më një qytetar të udhëtojë me kilometra për të paguar një faturë uji, sepse në këto raste ka kosto shtesë për këtë të fundit. “Banorët e zonave rurale kanë vështirësi për të marrë shërbimet publike, prandaj unë do propozoja t’i kërkonim ERRU që të vendosë disa standarde për mënyrën e pagesës dhe ofrimin e shërbimit shërbimin ndaj kompanive. Sepse ka qytetarë që iu kushton shumë transporti që paguajnë për të shkuar në pikën ku shlyhen faturat e ujit, se sa vlera e faturës vetë. Në mendim të parë duket si një rekomandim pa rëndësi, por do t’i zgjidhnim hallin dhe do të lehtësonim shumë qytetarë me këtë pikë”, theksoi Beqaj. Ndër të tjera, Komisioni sugjeroi që në zonat rurale të hartohet plani, i cili do të reduktojë shërbimin me ujë individuale. Sipas Beqajt, në disa zona banorët e kanë siguruar vetë furnizimin me ujë dhe si rrjedhojë nuk përfshihen në skemën e ujësjellës-kanalizimeve. “Janë disa zona të caktuara të vendit, kryesisht zonat rurale ku praktikohet administrimi i fuqizimit me ujë nga vetë banorët, sepse ata e kanë siguruar vetë furnizimin, por unë mendoj që duhen përfshirë në licencim edhe këto skema. Sepse vërtet institucionet nuk kanë mundur të sigurojnë shërbim për këto zona dhe banorët kanë kryer vetë investimin. Por, gjithsesi, unë mendoj që ka ardhur koha të hartohet një skemë edhe për to, sepse burim është një pjesë e rëndësishme për vendin”, tha Beqaj.