BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Ekonomia

Largimet e padrejta nga puna i kushtojnë shtetit 35 milionë dollarë, gjykatat rrëzojnë institucionet, problem bashkitë

Largimet e padrejta nga puna i kushtojnë shtetit 35 milionë

Vitit 2020 është mbyllur me penalitete të shumta ndaj enteve publike për largimet e padrejta nga puna. Pandemia bëri që mijëra qytetarë të humbisnin vendet e tyre të punës, kryesisht në sektorin privat. Por, pavarësisht kësaj situate nuk kanë munguar largimet e padrejta nga puna në sektorin publik. Në një raport të publikuar së fundmi nga Ministria e Financave evidentohet se, viti 2020 është mbyllur me një nivel mjaft të lartë detyrimesh të papaguara nga ana e institucioneve qendrore dhe atyre vendore. Në këtë raport, ministria ka publikuar totalin e detyrimeve të prapambetura nga administrata publike, të cilat arrijnë në total 23.8 miliardë lekë, afërisht rreth 280 milionë dollarë. Ndërkohë, bie në sy se rreth gjysma e kësaj shume u takon vendimeve gjyqësore të pashlyera nga ana e institucioneve, me një vlerë totale prej rreth 35 milionë dollarësh. Kjo pasi punonjësit e larguar padrejtësisht nga vendi i tyre i punës kanë bërë ankimim në gjykata dhe kanë dalë fitues, por deri në fund të 2020 entet përgjegjëse nuk i kanë shlyer detyrimet për vendimet e dhëna nga gjykata. “Në total, viti 2020 është mbyllur me një nivel mjaft të lartë detyrimesh të papaguara nga ana e institucioneve qendrore dhe atyre vendore duke marrë të gjitha zërat e borxheve së bashku, të cilat arrijnë në 23.8 miliardë lekë. Stoku total i faturave të papaguara nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe bashkive për vendimet e gjykatave për largimet e padrejta nga puna rezulton 3.5 miliardë lekë, afërisht 35 milionë dollarë më 31 dhjetor të vitit që sapo lamë pas”, thuhet në raport. Pra nga i gjithë stoku më shumë se 50% e shumës u atribuohet pagesave të vendimeve gjyqësore për të larguarit padrejtësisht nga puna brenda 2020. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e detyrimeve përbëhet nga TVSH e parimbursuar ndaj bizneseve, e cila arrin në vlerën e 9.7 miliardë lekëve, afërisht 97 milionë dollarë.

Vendorët të zhytur në borxhe

Ndërkohë, në raport evidentohet se, të dytat në radhë për nga pesha ndaj totalit renditen detyrimet e papaguara për investime, si nga ana e institucioneve qendrore, ashtu dhe nga bashkitë. Sakaq, shifra më e lartë e borxheve është akumuluar nga njësitë e qeverisjes vendore, detyrimet e të cilave në total rezultojnë në vlerën 7 miliardë lekë, afërisht 70 milionë dollarë. Për sa u përket njësive të qeverisjes vendore, është Bashkia Durrës subjekti me stokun më të lartë të detyrimeve të papaguara me vlerë rreth 1.8 milionë dollarë e ndjekur nga Bashkia Dibër me një faturë të papaguar prej afërisht 1 milionë dollarësh. Të gjitha bashkitë në vend deklarojnë humbje në të ardhurat nga taksat, tarifat dhe të ardhurat nga burimet e veta. Raporti i monitorimit, i publikuar këtë javë nga platforma e financave vendore, gjen se në vetëm nëntë muaj të vitit 2020 pati një reflektim me rritjen e borxheve të bashkive. Ndërsa, për pjesën tjetër të detyrimeve të papaguara janë përgjegjëse të institucioneve të qeverisjes qendrore, të cilat arrijnë në 6.9 miliardë lekë, afërisht 69 milionë dollarë. Sipas të dhënave të publikuara, detyrimet e prapambetura në nivelin më të lartë i regjistron Ministria e Infrastrukturës më pas vetë Financat, Ministria e Brendshme dhe gjithashtu Ministria e Shëndetësisë. “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është institucioni me stokun më të lartë të detyrimeve të papaguara për vitin 2020, me një total prej 1.4 miliardë lekësh, apo afërisht 14 milionë dollarë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjendet në vendin e dytë të listës së institucioneve me më shumë detyrime, me një total prej 994 milionë lekësh, apo afërisht 9 milionë dollarësh, e ndjekur nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë, me përkatësisht 6 milionë dollarë dhe 2 milionë dollarë borxhe”, thuhet në raport.