BREAKING NEWS

Inteligjenca amerikane fut në ankth botën: Ja se kur Putin do të nisë luftën bërthamore që mund të na çojë në katastrofën më të madhe që ka parë njerëzimi

Inteligjenca amerikane fut në ankth botën: Ja se kur Putin do të
x
BREAKING NEWS

Anglia i pret shpresat Vuçiçit për “Ballkanin e Hapur” dhe rrit prezencën ushtarake në rajon, ja si Londra do të parandalojë skenarët destabilizues të Moskës

Anglia i pret shpresat Vuçiçit për “Ballkanin e
x
BREAKING NEWS

Ngjela paralajmëron arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, zbulon se shumë dosje të bujshme që ka në dorë SPAK po hetohen nga amerikanët

Ngjela paralajmëron arrestimin e “peshqve të
x
BREAKING NEWS

Rusia bën tërheqjen e parë nga Ukraina, SHBA paralajmëron fundin e tmerrshëm për Vladimir Putinin

Rusia bën tërheqjen e parë nga Ukraina, SHBA paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Putini i tregon “vijat e kuqe: NATO: Nëse dërgon trupa në Suedi dhe Finlandë, ne do të përgjigjemi

Putini i tregon “vijat e kuqe: NATO: Nëse dërgon trupa në
x
BREAKING NEWS

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë
x
BREAKING NEWS

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e
x

Ekonomia

Legalizimet dhe privatizimi i objekteve shtetërore, qeveria me ligj shtyn deri në 2017 afatin e bonove të privatizimit

Legalizimet dhe privatizimi i objekteve shtetërore, qeveria me ligj shtyn
Qeveria ka vendosur të shtyjë deri në fund të vitit 2016 afatin e bonove dhe lekëve të privatizimit të cilat përdoren prej disa vitesh në procesin e privatizimit të pronës shtetërore, në llogaritjen e formulës së privatizimit për punonjësit në shoqëritë aksionare dhe në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. Qeveria ka dërguar tashmë në Kuvend projektligjin që shtyn me 1.5 vite afatin e bonove, ndërsa brenda pak ditësh pritet nisja e shqyrtimit në komisionet përkatëse.
 
“Në ligjin nr.7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr.1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr.1030, datë 23.2.1995”, të ndryshuar”, fjalia e fundit, e nenit 3, ndryshohet, si më poshtë: “Afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2016”, thuhet në projektligjin e ri. Kjo masë e qeverisë pritet që t’i  shërbejë lehtësirave që u janë krijuar ish-pronarëve të truallit në procesin e privatizimit të pronës shtetërore, të cilët gëzojnë të drejtën e parablerjes në këtë proces si dhe në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, nëpërmjet ALUIZNI-t. 
 
Relacioni 
 
Në relacionin e këtij projektligji thuhet se meqenëse në procesin e privatizimit të pronës shtetërore vazhdon të mos jenë përfshirë akoma një numër i konsiderueshëm objektesh, kryesisht në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave apo dhe të organeve të pushtetit vendor, etj., si dhe duke gjykuar se shumë prej këtyre objekteve shtrihen në pronat e ish-pronarëve, të njohura apo kthyera me vendime të komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duhet të vazhdojnë lehtësirat për ish-pronarët duke likuiduar një pjesë të vlerës së këtyre objekteve, në rast parablerjeje, me bono privatizimi (lekë privatizimi).
 
“Llogaritja e aksioneve për punonjësit në shoqëritë aksionare ku ata përfitojnë aksione, në këmbim të bonove të privatizimit, e bën të domosdoshëm shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit (lekë privatizimi). Gjykojmë, gjithashtu, se përdorimi i bonove të privatizimit dhe lekëve të privatizimit në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, nëpërmjet ALUIZNI-t, ndërkohë që ky proces është në vazhdimësi dhe vazhdojnë të jenë në proces legalizimi një numër i konsiderueshëm objektesh apo banesash. Gjykojmë, gjithashtu, se edhe ky proces e bën të domosdoshëm shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit dhe lekëve të privatizimit”, thuhet në relacion. Pas miratimit në komisionet përkatëse e më pas në Parlament, me ndjekjen dhe  zbatimin e këtij projektligji do të merren Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Zhvillimit Urban. 
 

Më të lexuarat