Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Legalizimet, lista me emrat e 637 përfituesve në Kamëz dhe Vorë

Postuar: 17/05/2018 - 08:34

Agjencia e Legalizimeve publikon listën me 637 persona që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë përfituar tashmë lejen e legalizimit. Përfituesit janë në gjithë nga zonat përreth Tiranës si Kamëz dhe Vorë. Drejtoria e ALUIZNI-t njofton qytetarët se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t në Tiranë për të tërhequr lejen ndërmore.

Tapia

Procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga AUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Menjëherë pas regjistrimit të certifikatës së pronësisë përfituesit do të njoftohen për tërheqjen e saj. Pas ndryshimeve të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m². Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, ishiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim.

Aplikimi

Aplikimi për regjistrim përmban emrin, mbiemrin, orientimin faktik të vendndodhjes, numrin e telefonit celular, dhe ka të përcaktuar si datë aplikimi, atë të plotësimit të tij në sistemin dixhital. Njëkohësisht, me aplikimin elektronik, drejtoria e ALUIZNI-t përcjell dokumentacionin e përcaktuar. “Aplikimi kryhet vetëm një herë dhe është i vlefshëm për zënien e afatit të kërkesës për regjistrim, në kuptim të nenit 38, të ligjit nr. 33/2012, datë 21.3.2012, ‘Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme’. Veprimet e mëtejshme për plotësimin e mangësive/pasaktësive të mundshme në dokumentacionin bashkëlidhur ‘kërkesës për regjistrim’, kryhen nëpërmjet korrespondencës shkresore mes dy institucioneve”, thuhet në udhëzim. Regjistruesi, brenda 10 ditëve punë nga data e paraqitjes së kërkesës, është i detyruar të kryejë regji-strimin, pasi ka verifikuar nëse dokumentacioni i dorëzuar është i plotë dhe i saktë, mbështetur në përcaktimet e kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1095, datë 28.12.2015. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2018 - 07:50

Qeveria do të vendosë një taksë të posaçme mbi automjetet. Kjo taksë në fakt do të jetë një pagesë për të përballuar koston e nxjerrjes së makinave nga përdorimi.

Postuar: 25/05/2018 - 07:23

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 24/05/2018 - 15:41

Qeveria do të vendosë një taksë të posaçme mbi automjetet, të cilën e justifikon si pagesë për të përballuar koston e nxjerrjes së tyre nga përdorimi.

Postuar: 24/05/2018 - 08:08

Qeveria ka vendosur t’u falë borxhet e krijuara nga invalidë apo minatorë të cilët gjatë kohës ishin në pension, kryenin dhe aktivitet ekonomik.

Postuar: 23/05/2018 - 16:27

Rënia e monedhës së përbashkët nuk ka të ndalur. Euro u këmbye sot me 126.74 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Postuar: 23/05/2018 - 12:36

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, njoftoi sot uljen e tatim fitimit nga 15 në 5 përqind për të gjitha bizneset në fushën e agro turizmit.Veç hoteleve me 4 dhe 5

Postuar: 23/05/2018 - 11:50

Lufta për parandalimin dhe goditjen e informalitetit vazhdon të marrë angazhimin e plotë të strukturave tatimore.