BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Legalizimi i banesave, Kadastra nis zbatimin e ndryshimeve ligjore, ja si do të veprohet me pagesën për taksën e infrastrukturës

Legalizimi i banesave, Kadastra nis zbatimin e ndryshimeve ligjore, ja si do

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur nga zbatimi i ligjit për përjashtimin e taksës së infrastrukturës nga procesi i legalizimit, për të zgjidhur kështu ngërçin që ishte krijuar në procedura. Deri në muajin gusht gjithë ata që aplikonin për legalizimin e pronës së tyre duhej të paguanin dhe taksën e infrastrukturës, vërtetimin e secilës do ta dorëzonin si dokument shoqërues në dosjen për legalizimet. Por vendosja e kësaj takse si kusht ndaj vendorëve në procesion e legalizimit i stepi pronarët për të vijuar me procedurat, kështu në gusht të këtij viti u vendos përjashtimi i saj si detyrim në këtë proces. Sakaq Kadastra bën me dije se menjëherë pas miratimit të ligjit, është zgjidhur ngërçi me bashkitë dhe ka nisur shpërndarja e dokumentit të legalizimit. “Ka nisur shpërndarja e lejeve të legalizimit pa ndikim nga taksa e infrastrukturës. Shumë qytetarë me probleme ekonomike, e kishin të vështirë që të paguanin paraprakisht këtë taksë, duke pasur si pasojë pezullimin e gjithë procesit. Tashmë pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për objektet që legalizohen, mund të bëhet nga qytetarët pas marrjes së lejes së legalizimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kadastrës. Lidhur me këtë ndryshim Kadastra sqaron se, pagesa për taksën e infrastrukturës qëndron si detyrim ndaj bashkisë, por pa cenuar procesin e legalizimit, kështu është vendosur që pronarët mund ta paguajnë atë pas marrjes së lejes kur të munden, rregullisht ose edhe me këste. “Para këtyre ndryshimeve, për ndërtimin që do të legalizohej, vetëm pasi aplikuesi të dorëzonte në bashki vërtetimin për shlyerjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë, procedohej me miratimin e lejes së legalizimit. Sipas ndryshimit ligjor të bërë së fundi, tani qytetari e merr lejen e legalizimit dhe pastaj e paguan taksën në bashki, kur të ketë lekët ose dhe me këste”, sqarohet në njoftim.

Rritja e lejeve të legalizimit në gusht

Procesi i legalizimit të shtëpive kishte mbetur në mes si proces prej kohësh, pasi qytetarët jo vetëm që nuk paguan taksën e infrastrukturës nga pamundësia ekonomike, por nuk aplikuan as për legalizime, duke qenë se ku detyrim qëndronte në mes. Kështu gjatë periudhës që ligji për taksën qëndronte aktiv numri i legalizimeve ishte shumë i ulët. Pikërisht për këtë arsye u bënë ndryshime dhe muaji gusht regjistroi rritje të ndryshme të lejeve të legalizimit. Konkretisht sipas të dhënave të publikuara nga zyrat kadastrale rezulton se janë dhënë 870 leje legalizimi më tepër se një vit më parë. Por rritje të numrit ka pasur edhe në trashim me muajt më parë, kur ngërçi me bashkitë kishte bllokuar të gjithë procesin. “Ky lehtësim i procedurës, bëhet i prekshëm duke parë shifrat e legalizimeve për muajin gusht 2020 dhe duke i krahasuar ato me të njëjtin muaj të vitit paraardhës. Kështu, si pasojë pozitive e këtij ndryshimi ligjor, në rang Republike, në muajin gusht 2020 u kryen 1828 legalizime, kundrejt 958 legalizime në muajin gusht 2019. Pra praktikisht dyfishim i banesave të legalizuara. Në një përmbledhje të situatës, do të kishim që aktualisht numri i përgjithshëm i banesave të legalizuara arriti në 187 mijë objekte, pa përfshirë këtu dhe rreth 14 mijë apartamente të legalizuara përmes procesit të legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit”, raporton Kadastra. Sipas ASHK, kjo kohëzgjatje në procedura, sillte jo vetëm vonesa të konsiderueshme në miratimin e lejes së legalizimit, që në shumë raste çonte deri në pamundësi të miratimit të saj, por edhe rritjen e mosinteresimit të subjekteve për përfundimin e procesit, prej të cilëve ky rregull u konceptua si një përkeqësim i pozitës së tyre. Ndërsa i bashkohet kështu edhe problematikat që u krijuan nga shpërthimi i pandemisë, që akoma vazhdon të krijojë vështirësi në sportelet e kadastrave, dhe vonesa për disa çështje që kërkojnë prani fizike të aplikantëve.